Babai përcjell mes lotësh vajzat e vogla, momente pikante nga metrotë e Kievit

Koha leximit:53 Second

Metrotë e Kievit janë bërë dëshmitare të skenave te trishtimit të qytetarëve, që përcjellin fëmijët e të afërmit dhe vetë qëndrojnë për të luftuar kundër pushtuesit rus.

Mijëra ukrainas largohen nga kryeqyteti i vendit, pak orë përpara nisjes së ofen.sivës ruse ndaj qytetit. Gazetari Artur Bibe ka sjellë pamjet nga treni që niset për lviv, një rrugë e konsideruar si e sigurt sipas autoriteteve vendase.

Një udhëtim në të pa diturën! Ata do t’i drejtohen kufirit për të vazhduar udhëtimin drejt një vendi europian, ku do të mund të strehohen larg bom.bave. Lejohen të largohen vetëm gratë dhe fëmijët.

Në bankinën e stacionit shihen shpesh herë prindër që dërgojnë fëmijët në një zonë të sigurt dhe në vazhdim kthehen në frontin e perballjeve.

Autoritetet kanë improvizuar kënde lojërash, ku fëmijët mund të luajnë dhe të argëtohen për të harruar faktin e luftës.

Fotot që po shohim këto ditë tregojnë qartë se ajo që po ndodh në Ukrainë nuk duhet toleruar kurrsesi. Eshtë një fakt që po e sheh gjithë bota dhe perëndimi duhet të reagojë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %