Babain shqiptar, nënën hungareze! Cila është aktorja e madhe e 120 roleve në skenë?

Koha leximit:1 Minute, 6 Second

Tinka Kurti, artistja e madhe e skenës dhe e kinemasë shqiptare ka lindur më 17 dhjetor 1932 në Sarajevë të Bosnjës, nga një baba shqiptar me origjinë nga Dukagjini i Shkodrës dhe nga një nënë hungareze.

Që nga viti 1949 e deri sa doli në pension ishte aktore e Teatrit “Migjeni” të Shkodrës, ku interpretoi rreth 120 role në skenën shqiptare. Ishte brilante gjithmonë!

Veçanërisht e suksesshme në rolet e forta dramatike të nënave, por po kaq e suksesshme në komedi. Shkëlqen me role protagoniste në “Gjaku i Arbrit”, “Histori Irkutase”, “Toka Jonë” – ku luan në fillim Filen e pastaj Loken, “Fisheku në pajë” apo “Fejesa e Çehovit”.

Kurti ka interpretuar edhe në kinema, në rreth 35 filma artistikë, duke filluar me filmin e parë shqiptar të metrazhit të gjatë, “Tana”, më 1958.

Emrin e Tinka Kurtit mban edhe një shkollë në fshatin Lekbibaj në Shqipëri. Roli i saj më i fundit do të ishte në kinematografi në filmin “Bota” (2014) dhe ne 2020 regjisroi Eduard Grishaj ka zbuluar se aktorja do te ishte pjese e filmit te tij ne moshen 88 vjecare.

Tinka për karrierën e saj artistike është vlerësuar me Çmime dhe Tituj të tjerë si Artiste e Merituar & Artiste e Popullit 1961, me urdhrin “Grand Master” i akorduar nga Presidenti i Republikës për veprimtarinë e saj artistike.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %