Beatrix fshin totalisht Donaldin dhe uron ‘mbretin’ e saj: Je heroi im!

Koha leximit:1 Minute, 3 Second

Sot feston ditëlindjen këngëtari Alban Ramosaj. Në këtë ditë të veçantë për të nuk kanë munguar urime të shumta nga ana e familjarëve, miqve dhe fansave të tij.

Një urim për vëllain ka bërë edhe Beatrix Ramosaj, e cila përmes një postimi në Instagram ka zgjedhur fjalët më të bukura për ta përshkruar “mbretin e saj”.

Beatrix ka ndarë pamje nga performance e Albanit nga performanca e tij në edicionin e 60-të të Festivalit të Këngës në RTSh. Këngëtarja atë kohë ishte pjesë e Big Brother VIP dhe ndoqi live performancën e tij në gjysmëfinalen e festivalit.

Beatrix mori si befasi nga “Vëllai i Madh” të largohej për disa minuta nga shtëpia e famshme që të mund të ishte në sallë për të përkrahur Albanin.

“Urime ditëlindje vëllait tim. E falënderojë Zotin çdo ditë që të ka sjell në jetën tim. Mbreti im, heroi im, gjithçka e imja. Të dua”, ka shkruar Beatrix në urimin e saj.

Ndryshe, kujtojmë që së fundi u tha se Beatrix i dha fund lidhjes me aktorin Donald Veshaj me të cilin u lidh gjatë kohës që të dy ishin pjesë e BB VIP. Dyshja që pas përfundimit të spektaklit nuk u panë më së bashku, madje edhe larguan njëri-tjetrin nga Instagrami.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %