Beatrix rikthehet me Donaldin? Kjo foto në Instagram i ngatërroi të gjithë

Koha leximit:51 Second

Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj lirshëm mund të themi se janë kryefjalë e mediave rozë. Çifti i BBV nuk u panë bashkë që pas daljes nga shtëpia e famshme, por jo vetëm.

Ata madje kanë hequr njëri-tjetrin edhe nga rrjetet sociale, por situata duket se ka ndryshuar. Teksa të gjithë po përcjellin thuajse çdo lëvizje të tyre, Trixa ka bërë lëmsh rrjetin sërish.

Pas fotos ku u shfaq e veshur me një xhaketë që dukej si e Donaldit, këngëtarja ka postuar një foto ku merr vëmendje kapela e saj, po ashtu e ngjashme me të aktorit Veshaj.

Nuk dihet nëse këngëtarja e bëri qëllimisht për të nxitur debate apo gjërat mes tyre po rregullohen sërish.

Nëse do të rikthehen bashkë, e sigurt që e gjitha ka qenë lojë dhe fansat do të zhgënjeheshin pak prej tyre. Do dukej e gjitha lojë.

Ju, si mendoni? Pse e ka bërë Beatrix këtë veprim? A po na jep ndonjë mesazh apo është thjesht një rastësi? Presim reagimet dhe sugjerimet tuaja në hapësirën e komenteve.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %