“Beatrix, shko tani shpejt te Donaldi”, ky mesazh nga Ermal Mamaqi… nuk shkoi në postë

Koha leximit:1 Minute, 4 Second

Një batutë e Ermalit gjatë vizitës në “Big Brother VIP” nshkaktoi shumë polemika. Gjatë mbrëmjes së sotme Arbana Osmani ka komunikuar se Beatrix nuk ka pranuar të jetë në studio dhe as pjesë e darkës së organizuar për ish-banorët.

Donaldi u shpreh shumë i habitur dhe i prekur nga reagimi i saj, duke thënë se ishte e gjitha shaka dhe jo për të ulur dikë.

Sakaq, edhe Ermali ka reaguar sërish. Përmes një videoje të postuar në Instagram ai i kërkon falje Beatrix duke thënë se e përmendi pa të keq. Ai thotë:

“Ti më njeh mua, nuk rri dot pa shaka. Këtë herë bëra një provokim dhe kaq. Fakti që ti je lidhur me Dondi nuk do të thotë që ne mos të përmendim asnjëherë në prezencën e tij Borën se edhe ajo njeri është.

Të lutem shko se ai djalë besoj se ndjen diçka dhe u mërzit. Nuk ka faj se video ishte montuar gabim, ajo që kisha bërë unë sot. Kështu që ke ende kohë të shkosh.”-tha ai mes të tjerash.

Ermali tregoi sot se telefoni i tij është mbushur me mesazhe të pafundme që vetëm e mallkojë dhe e akuzojnë se e kë bërë të ndihet keq edhe Beatrixin duke përmendur Borën.

Për ta parë mesazhin, kliko VIDEO.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %