Beatrix udhëton prapë jashtë Shqipërie, kësaj here tregon shoqëruesin

Koha leximit:49 Second

Beatrix Ramosaj vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes dhe pas përfundimit të “Big Brother VIP”. Këngëtarja e famshme i dha fund me aktorin e humorit Donald Veshaj.

Lidhja e tyre emocionale nisi brenda shtëpisë së famshme, por u mbyll vetëm pak ditë pasi përfundoi edicioni i parë. Mbetet një mister arsyeja reale e ndarjes.

Thuhet se shkak ka qenë udhëtimi i këngëtares drejt Dubait duke refuzuar të darkonte me banorët e shtëpisë së famshme dhe me Donaldin.

Ajo u largua sërish nga vendi pak ditë më parë. Mirëpo, sot ajo ka zbuluar se ndodhet me kushërirën e saj, Anxhelina Hadërgjonaj.

Këngëtarja ka postuar një foto, duke treguar provën se kësaj here nuk bëhet fjalë për ndonjë të dashur. Balina Bodinaku, në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, pati zbuluar se Beatrix kishte një të dashur në Dubai.

Beatrix pati premtuar se do të ankohej në gjykatë për analisten e Big Brother VIP, por kjo deri tani ndoshta nuk ka ndodhur dhe mbetet për t’u parë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %