Bën bashkë emra të mëdhenj, Capital T me projekt të ri

Koha leximit:1 Minute, 1 Second

Capital T është një nga artistët më të dashur për publikun shqiptar i cili numëron disa nga hitet më të suksesshme në tregzn muzikor.

Miëpo, reperi na ka surprizuar të gjithëve me një projekt të ri larg muzikës. Ai ka njoftuar se do të jetë pjesë e industrisë së filmit në projektin “Jericho Ridge”

Këtë lajm ai e ka bërë me dije nëpërmjet një story në ‘Instagram’, ku shkruan më shumë detaje. “Jam i emocionuar të njoftoj se do të futem në industrinë e filmit me një projekt të madh të quajtur Jericho Ridge me regji të Will Gilbey – Bafta Winner!

“Jam shumë i gatshëm për të filluar përvojën time të re me yjet e mëdhenj përreth, duke filluar me Nikki Amuka Bird – Bafta Nomined.

Do të bëj më të mirën që ky projekt të mos jetë vetëm i pari ndaj faleminderit që më keni mua Will dhe producentët Harvey Ascott, Besnik Krapi, Mark O Sullivan dhe Alex Tate.

Një lajm tjetër i mirë është se i gjithë ky film amerikan do të xhirohet në vendin tim – Prishtinë, Kosovë. Faleminderit të gjithëve dhe suksese për ne” Teksa të gjithë jemi kureshtarë të shikojmë Capital T në këtë fushë, na mbetet të presim projektin e ri.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %