Beniada bën dallimin Beatrix-Bora: “Tërheqja fizike nuk mjafton, dashuria…”

Koha leximit:56 Second

Edhe pse ka një javë që ka mbarur, “Big Brother VIP” vazhdon të bëjë zhurmë kudo. Tashmë, ish-banorët po japin intervista të shumta në radio dhe televizione.

Më e fundit ishte Beniada Nishani, e cila e ftuar në “Pardon My French” ka zbuluar shumë të pathëna. Ndër të tjera, ajo ka komentuar edhe një nga çiftet që u formuan në “BB VIP”, Beatrixën dhe Donaldin.

“Pashë brenda shtëpisë nga ana emocionale, shumë emocione. Pashë një çift, pashë një vajzë që emocionohej që shikonte një djalë, me shkëlqim, me sytë plot me lotë”.

“Nuk mendoj se ky është aktrim. Donaldi u mërzit që nuk erdhi Trixa, e pashë që u mërzit shumë. Për mua ka qenë tërheqje fizike, por ndonjëherë nuk mjafton”, u shpreh ajo.

Me pak fjalë, sipas Beniadës, Donaldi dhe Beatrix kishin (dhe ndoshta ende kanë) tërheqje fizike, por jo dashuri. I gjithë publiku shqiptar, në fakt, mendon se e kundërta ndodh në rastin e Bora Zemanit.

Mënyra se si lëvizte dhe fliste Donaldi në takim me moderatoren e programit “Përputhen” ishte një gjë krejt tjetër. Ajo po që ishte dashuri. Ata duhen dhe… pikë!

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %