Bennacer, mirë se u ktheve ai i vitit 2020! “Fshehu” topin në mesfushë dhe çakordoi Interin (VIDEO)

Koha leximit:2 Minute, 35 Second

Milan-Inter, ndeshje e vlefshme për gjysmefinalen e vajtjes në Kupën e Italisë, ka përfunduar me rezultatin 0-0. Mbizotëronte frika për të bërë një gabim, frika për të pesuar gola.

Gjithçka është shtyrë për ndeshjen e kthimit, do të jetë praktikisht një ndeshje finale edhe pse Milani do të ketë mundësinë e barazimit duke shënuar të paktën një gol ne fushe kundershtare, pra si mik!

Nuk ishte nga ato ndeshjet që do të mbahen mend gjatë në historinë e dy klubeve. Skuadra që kanë respektuar njëri-tjetrin, të vetëdijshëm për forcën e njëri-tjetrit.

Një përplasje që evidentoi momentin jo tamam pozitiv të të dyve. Ndoshta Milani do të kishte fituar me pikë, por ky është futboll dhe jo boks. Me pak fjalë, mund të themi se pritshmëritë që ishin për këtë derbi nuk janë realizuar.

Por kjo nuk është e gjitha për t’u hedhur poshtë, sepse mes lojtarëve të Milanit ka një në veçanti që ishte protagonist i një ndeshjeje të madhe.

Nuk flasim për Alessandro Florenzin, i cili ishte edhe autori i një loje te bukur dhe perfekte. As të çiftit mbrojtës Tomori-Kalulu (në të vërtetë një treshe, sepse deri në problemin muskulor edhe Romagnoli kishte qenë shumë i kujdesshëm).

Këtë herë duam të fokusohemi te Ismael Bennacer. Cilësitë e tij tashmë janë të njohura prej disa sezonesh. Deri vitin e kaluar ai ishte titullar i palëkundur për Piolin përkrah Kessie-t.

Ndërsa në këtë kampionat me shpërthimin e Tonalit nuk ka pasur gjithmonë mundësinë të startojë nga minuta e parë.

Por pavarësisht kësaj ai është një nga ata lojtarë që janë gjithmonë të mirë për të qenë gati në çdo moment.

Ka një arsye pse Ismael Bennacer u votua më i miri i ndeshjes nga tifozët e Milanit. Algjeriani ishte thjesht perfekt gjatë gjithë ndeshjes.

Shumë topa të rikuperuar, si në fazën e mbrojtjes ashtu edhe në presionin e lartë. Gjithashtu dhe mbi të gjitha i mirë në rikthimin e shpejtë të aksionit të skuadrës, duke e nxitur Rafael Leaon në galopime më shumë se një herë.

Ai shtypi efektivitetin e një mesfushori të madh si Nicolò Barella. Bennacer i palodhur vrapoi të gjitha nëntëdhjetë minutat plus shtesen. Nga këmbët e tij lindën shumë veprime të rrezikshme të Milanit.

Javët e fundit është folur shumë për çështjen e Kessie dhe sa e vështirë mund të jetë për Pioli që të jetë në gjendje ta zëvendësojë atë sezonin e ardhshëm në rastin (gjithnjë e më shumë të mundshëm) të lamtumirës në një transferim të lirë.

Përgjigja u dha mbrëmë nga Bennacer. Me ardhjen e sigurt edhe të Yacine Adli, mesfusha kuqezi është tashmë i kompletuar kështu. Bennacer-Tonali-Adli, tre lojtarë të rinj por tashmë të pjekur.

Gjithashtu kujtojmë se nga korriku në Milanello do të rikthehet edhe Tommaso Pobega. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar: mesfusha e ardhshme e Milanit është super, por mund te kete edhe surpriza te tjera si Renato Sanches.

Ndërsa presim që një lojtar fleksibël dhe themelor si Isma të rinovojë kontratën e tij, le te shijojme videon e permbledhjes ndaj Interit.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %