Biden mesazh direkt Putin: Nuk e ke idenë se çfarë do të bëj!

Koha leximit:57 Second

Presidenti i SHBA Joe Biden ka folur për situatën e e Ukrainës dhe ofensiven nga presidenti rus Vladimir Putin duke paralajmëruar se do të vijojnë të merren masa për të ndihmuar Ukrainën.

“Sonte, unë u them oligarkëve rusë dhe liderëve të korruptuar që kanë harxhuar miliarda dollarë nga ky regjim i dhunshëm, duhet të mos vazhdojë më,” tha Biden gjatë fjalimit të tij ndërsa njoftoi një grup të ri pune nën Departamentin e Drejtësisë të SHBA për të hetuar oligarkët rus.

“Ne po bashkohemi me aleatët tanë evropianë për të gjetur dhe kapur jahtet e tyre, apartamentet e tyre luksoze dhe avionët e tyre privatë,” tha ai.

SHBA po mbyll gjithashtu hapësirën e saj ajrore për avionët rusë, duke iu bashkuar një numri vendesh që morën masa të ngjashme javën e kaluar.

Ai më pas paralajmëroi Putinin duke thënë: “Ai nuk e ka idenë se çfarë po vjen”, duke i kujtuar të gjitha gjërat që po bën.

“Putini ka shkaktuar dhu në dhe ka os. Por ndërsa ai mund të bëjë fitime në fushën e betejës – do të paguajë një çmim të lartë në afat të gjatë,” tha Biden.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %