Big Brother: Çeku 100 mijë € jepet në orën 01:00, pas 60 minutash nis festa me qindra punonjës

Koha leximit:1 Minute, 15 Second

Sonte është nata e fundit e reality show-t më të ndjekur në Shqipëri, “Big Brother VIP”. Iliri, Donaldi, Beniada dhe Einxhel janë katër finalistët pretendentë për të fituar çmimin e madh, ndërsa emocionet sa vijnë e shtohen. Trofeu do të jepet në orën 01:00.

Sigurisht, kjo do të jetë një nga netët më të veçanta të këtij spektakli ndaj edhe surprizat për konkurrentët do të jenë tepër emocionuese. Duke qenë se në katër muaj izolim ata i kanë takuar shumë rrallë familjarët e tyre, sigurisht që këta të fundit janë surpriza më e madhe që i pret të gjithë.

Për Donald Veshajn sonte është menduar diçka speciale, që do të realizohet në Pallatin e Kongreseve. Konkurrenti do të takojë nënën e tij dhe për ta do të performojë këngëtari i njohur Alban Skënderaj.

Ilir Shaqiri, nderkohe, do të ketë surprizë me Inva Mulen, ndërsa shifra që do të shpenzohet është shumë e madhe. Bëhet me dije se për finalen e sotme të Bigut do të ketë 5 skena.

Të gjithë punëtorët e teknikes do të jenë në dispozicion të natës finale. Do të jenë në total 5 regji, që do të punojnë në drejtime të ndryshme dhe do të dhurojnë show.

Surpriza e madhe – Pas shpalljes së fituesit produksioni i Big Brother ka menduar të bëjë festë me të gjithë ish-banorët dhe stafin. Festa do të jetë private me të gjithë punonjësit e Topit, në orësigurisht do të ketë shumë bashkime, ribashkime dhe takime të sikletshme.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %