Big Brother ka finale burrash, “arushi” shkon në shtëpi

Koha leximit:1 Minute, 17 Second

Arbana Osmani ka mbyllur televotimin dhe ka bërë me dije personin e parë që largohet nga finalistet është pikërisht modelja Beniada. Ajo ndërpret garën si e katërta, ndërsa personat e tjerë vijojnë garën e tyre për trofeun e madh. Një surprizë, pasi pritej që Beniada të ishte më afër fitores së Einxhel.

Banori i dytë që largohet nga Big Brother është Einxhel.  Moderatorja u largua si vendi i tretë në Big Brother VIP duke lënë Donaldin dhe Ilirin si finalen e madhe dhe shumë të pritur gjatë gjithë këtij edicioni të Big Brother.

Sonte është nata e fundit e reality show-t më të ndjekur në Shqipëri, “Big Brother VIP”. Iliri, Donaldi, Beniada dhe Einxhel janë katër finalistët pretendentë për të fituar çmimin e madh, ndërsa emocionet sa vijnë e shtohen.

Sigurisht, kjo do të jetë një nga netët më të veçanta të këtij spektakli ndaj edhe surprizat për konkurrentët do të jenë tepër emocionuese.

Duke qenë se në katër muaj izolim ata i kanë takuar shumë rrallë familjarët e tyre, sigurisht që këta të fundit janë surpriza më e madhe që i pret të gjithë.

Për Donaldin sonte është menduar diçka speciale, që do të realizohet në Pallatin e Kongreseve. Konkurrenti do të takojë nënën e tij dhe për ta do të performojë këngëtari i njohur Alban Skënderaj.

Iliri do të ketë surprizë me Inva Mulen, ndërsa meganews.al zbulon se shifra që do të shpenzohet është shumë e madhe. Bëhet me dije se për finalen e sotme të Bigut do të ketë 5 skena.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %