
“Big Brother shtyhet edhe 1 muaj!” Arbana lë banorët me gojën e hapur
Big Brother VIP e ka nisur menjëherë me situata të bukura dhe situata mjaft interesante. Prime ka vendosur banorët në situata të ndryshme.
Fillimisht u prezantua me klipet për situatat e ndodhura së fundmi dhe pati një debat ndërmjet Ilirit dhe Monikes në lidhje me diskutimet e tyre.
Iliri nga krahu tjetër i ka habitur të gjithë, pasi ka zgjedhur dy emrat e tij për finalen: “Dua të zgjedh Arjolen për shkak të dashurisë dhe Donaldin për meritokraci”.
Donaldi mbeti i befasuar, ndërsa Arbana vazhdoi me batutat e saj. Ajo bëri me zemër banorët e Big Brother duke folur në lidhje me situatat aktuale.
“Dua të ju njoftoj se banorët e afruar në mbrëmjen e kaluar nuk kanë ardhur kot, por kishin një mision të vecantë. Ata do të jenë banorët e ardhshëm.
“Ky Big Brother do të shtyhet për 1 muaj më shumë”, – banorët mbeten pa fjalë dhe qeshën me të madhe. Ata mbeten pa fjalë dhe donin të largoheshin.