Big Brother solli miliona euro, Top Channel ‘shpërngulet’ te Plaza

Koha leximit:57 Second

Big Brother VIP nuk ka marrë fund akoma. Tre mbrëmje ‘prime’ ishin surpriza e thënë dje nga producentja Lori Hoxha, për ta përcjellë tamam fituesin Ilir Shaqiri.

Kur Arbana lexoi zarfin e votave që kanë dërguar shqiptarët, ndoshta askush nuk e priste se Top Channel po përgatiste në prapaskenë dy surpriza. E para ndodhi dje, festa në shtëpi, e dyta do ndodhë më 21 shkurt.

Produksioni ka menduar të bëjë dhe një festë të madhe “after party”. Një mesazh është shpërndarë së fundmi te të ftuarit në mbrëmjen festive që do të mbahet më 21 shkurt, tek Plazza, prej orës 20:00.

“Big Brother kërkon t’ju vëzhgojë për herë të fundit pa presion e kamerave dhe pa limit alkooli. Ju ftojmë të festojmë suksesin e sezonit të parë”, – shkruhet në mesazhin e produksionit.

Kjo do të thotë se festa e djeshme brenda mureve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri ishte vetëm pjesa e parë. Festa e vërtetë është pasnesër.

Fituesi i këtij edicioni të parë të Big Brother do marrë 100 mijë euro. Shifër e premtuar nga produksioni i këtij viti, ndërkohë finalistët e tjerë morën 10 mijë euro.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %