Bileta e autobusit të bëhet 80 lekë, transporti në Tiranë është zyrtarisht kriza e radhës

Koha leximit:1 Minute, 14 Second

Shoqata e Transportit kërkon rritjen e biletës në 80 lekë. Rritja e çmimit të hidrokarbureve ka nxitur kompanitë e shërbimit urban qytetas të kërkojnë më tepër financim nga ana e qeverisë.

Pas disa deklaratave publike për heqjen e akcizës së naftës dhe TVSH në shitje, operatorët kërkojnë që çmimi i biletës të rritet. Gjatë kësaj të marte, është parë një kaos në stacionet e urbaneve për shkak se flota e shërbimit është përgjysmuar. Aktualisht, vetëm 50% e mjeteve janë në operim.

“Siç e shohim stacionet janë plot me njerëz, sepse nafta dje na erdhi njoftimi që në pikat e furnizimit do jetë 220 lekë për litër me shumicë. Natyrisht kjo ishte e papritur, sepse asnjë nga operatorët nuk ka kapacitet financiar që të vazhdojë operimin me kapacitet të plotë, por ndërkohë edhe t’i shërbejë qytetarëve”.

“Nëse do vazhdojmë me këtë situatë, kapitullimi i transportit do jetë për 3-4 ditë maksimalisht. Ne jemi të varur nga rritja e çmimit të naftës dhe duke pasur një heshtje totale nga instancat, ne konkretizuam pikat konkrete se çfarë na duhet që të shpëtojmë nga kjo situatë e vështirë ekonomike”.

“Ajo që u vendos të kërkohet më parë dhe që është më emergjentja, është rritja e çmimit të biletës. Kjo për shkak se do jepte një mundësi që të kishim transport në Republikën e Shqipërisë”.

“Çmimi i biletës për të përballuar këtë krizë është llogaritur nga ekspertët tanë në 80 lekë për biletë njëpërdorimshme”, thuhet në njoftimin e shoqatës së transportit.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %