Bima e malësive shqiptare eksportohet në gjithë botën, provojeni për mëlçi të shëndetshme!

Koha leximit:2 Minute, 3 Second

Sherebela shqiptare eksportohet në disa kontinente, duke e lënë tregun vendas pothuajse bosh dhe duke i lënë të apasionuarit e çajit të varen tek bustinat me pluhur çaji të zi apo jeshil apo me gjithfarë shijesh e ngjyrash që vetëm natyrale nuk janë. Për të mos folur për çajin pudër plot me kimikate aromatike.

Por sherebela mund të gjendet në treg, njëlloj siç gjendet çaji i malit dhe me siguri pasi të mësoni mbi vlerat e saj do të nxitoni të gjeni sherebelën e jugut e të veriut.

Sherebela ka aftësi anti-inflamatore, antioksiduese and anti-mikrobiale, por gjithashtu ndihmon në hapjen e oreksit. Për shkak të këtyre cilësive, çaji i sherebelës ka shumë veti shëndetësore.

Efekte antioksiduese – Antioksiduesit shërbejnë si pastrues për të hequr radikalet e lira të metabolizmit dhe toksinat e tjera nga trupi. Antioksiduesit ndalojnë radikalet e lira që të sulmojnë indet qelizore, duke ndaluar në këtë mënyrë plakjen e parakohshme dhe rrezikun ndaj sëmundjeve kardiovaskolare apo kancerogjene.

Çaji i sherebelës është për këtë arsye një burim i fuqishëm me antioksidantë, që ndihmon për t’i mbajtur larg efektet shkatërruese të radikaleve të lira.

Mëlçi më e shëndetshme – Efektet antioksiduese të çajit të sherebelës mund të përmirësojnë funksionet jetësore të mëlçisë. Një studim i publikuar nga revista “Ethnopharmacology” tregon se çaji i sherebelës u përdor në vend të ujit për 14 ditë.

Rezultatet treguan një rritje prej 24% të nivelit të antioksidantëve në mëlçi. Çaji i sherebelës gjithashtu tregoi efekt pozitiv në mbrojtjen e lipideve të mëlçisë nga dëmtimet e shkaktuara nga toksinat e mëlçisë.

Një studim tjetër i indeve qelizore zbuloi se ekstraktet e sherebelës parandalojnë shpenzimin e koenzimave të oksidimit, të cilat janë përbërës shumë të rëndësishëm në antioksidimin e mëlçisë me rreth 62%.

Menopauza më e lehtë – Problemet e menopauzës reduktohen nga çaji i sherebelës dhe ky zbulim erdhi nga një studim i publikuar në qershor të vitit 2011. Pjesëmarrësit në studim morën çdo ditë një suplement të gjethes së sherebelës për tetë javë.

Rezultatet treguan një rënie të afsheve prej 64% brenda tetë javëve, me disa raste të eleminimit të plotë të afsheve. Simptoma të tjera të menopauzës duke përfshirë ato psikologjike dhe urinare gjithashtu u bënë objekt i përmirësimeve.

Çaji i sherebelës shkakton kontraktim të traktit urinar dhe këshillohet të mos përdoret tek gratë shtatëzëna. Sasi të mëdha të sherebelës mund të shkaktojnë kriza, marrje mendsh dhe rrahje të shpeshta të zemrës. Nëse vuani nga diabeti përdoreni vetëm me këshillimin e mjekut.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %