Bllokim rrugësh nga veriu në jug! Sot kuptohet sa peshë ka fjala e shqiptarëve

Koha leximit:58 Second

Ka nisur protesta e dytë kundër rritjes së çmimit të naftës dhe produkteve ushqimore në vend. Ndryshe nga dje, ku protestuesit u mblodhën vetëm në Tiranë dhe Durrës, sot protesta është zgjedhur në të gjithë vendin.

Qytetarët nga veriu në jug janë mbledhur për të shprehur revoltën e tyre kundër rritjes së këtyre çmimeve në mënyrë krejtësisht qesharake dhe si në asnjë vend të Europës.

Para Kryeministrisë janë mbledhur mijëra qytetarë, dhe siç shihet nga pamjet, pjesëmarrja sa vjen e shtohet. Sot janë pedagogë, njerëz me probleme shëndetësore, studentë, qytetarë nga shoqëria civile, etj.

Sikur të mos mjaftonte Shkodra, por edhe qytetet e veriut, sot edhe durrsakët kanë fikur makinat duke bllokuar kështu rrugët. Nuk ka kthim pas, sepse problemi i naftës i ka kaluar të gjithë kufijtë e imagjinatës njerëzore.

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një bisedë online të drejtpërdrejtë për në orën 18:30. Ky është një veprim i zakonshëm i tij, kur i duhet të reagojë për tema me rëndësi kombëtare.

Presim nëse sot ka ndonjë vendim dhe veprim konkret për naftën. Ky është problemi numër 1 i shqiptarëve, më pas vijnë edhe një milion probleme të tjera po kaq serioze.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %