“Bora dhe Donaldi u takuan në zyrat e Top Channel, takimi zgjati 20 minuta”

Koha leximit:1 Minute, 5 Second

Trekëndëshi i krijuar në muajt e fundit mes moderatores Bora Zemani, këngëtares kosovare Beatrix Ramosaj dhe aktorit Donald Veshaj ishte një ndër temat më të përfolura dhe komentuara në mediat rozë e rrjetet sociale.

Pas finales së madhe të “Big Brother Albania VIP”, portali ‘Boom News’ duke u thirrur në burime të sigurta shkroi:

“Pasi ka dalë Donaldi nga Big Brother, në zyrat e Top Channel është takuar me Borën, biseda ka qenë private dhe ka zgjatur rreth 20 minuta dhe momenti kur ka dal bora ka qenë shumë e zymtë”.

“Donaldi është larguar me Romeon dhe disa miq të tij, Beatrixa ishte larguar me Albanin”, shkruhej në artikull më saktësisht.

Të nesërmen pas finales, çifti Donald – Beatrix i dha fund lidhjes së tyre, ku kjo e fundit përmes një postimi në rrjetin social “Instagram” e thumboi aktorin dhe e fshiu nga lista e ndjekësve, e që një gjë të tillë e bëri edhe Donaldi pak ditë më vonë.

Kujtojmë se Bora Zemani shpeshherë është përfolur në media rozë për lidhjet e saj, e që gjatë kohës që ish i dashuri i saj Donaldi ishte pjesë e shtëpisë së famshme të “Big Brother VIP” ata zhvilluan një takim, i cili ishte më i shikuari nga ky reality-show në platformën “YouTube”, e që shkëmbyen edhe puthje.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %