Bora Muzhaqi e ka seriozisht: “Jam ministre dhe duhet të vij me makinë, ju lëvizni në këmbë”

Koha leximit:49 Second

Ditët e fundit çmimi i naftës ka arritur në shifra rekord. Kjo është arsyeja pse janë organizuar edhe protesta të gjithë vendin tonë.

Ministrja e Rinisë dhe Fëmijëve, Bora Muzhaqi, thotë se si ministre është e detyruar që të përdorë makinën, por qytetarëve u kërkon mos ndjekin shembullin e saj dhe të lëvizin në këmbë ose me biçikleta.

“Unë si ministre e kam të detyruar të vij me makinë. Mund të vijë dhe në këmb, do përpiqem që të vij edhe në këmb. Unë zakonisht lëviz me biçiklet po…

Qytetarët për arsye ambientaliste duket përgjegjësisht të përpiqen të lëvizin në këmbë ose me biçikletë siç kam pasur bërë unë. Por nëse i duhet edhe me makinë”.

Në protestën e thirrur dje në orën 17:00 para kryeministrisë morën pjesë qindra njerëz, protestë pati edhe në Durrës dhe në Shkodër.

Nuk munguan as konfrontimet me policinë, ku pati edhe disa të shoqëruar në komisariat, për arsye që ende nuk janë bërë të ditur publikisht.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %