Bora Zemani dhe Arbana janë milioneret e Instagramit, dalin shifrat për një postim

Koha leximit:58 Second

Instagrami është shndërruar në një platformë biznesi e më së miri atë e përdorin VIP-at tanë. Veç postimeve nga jeta e tyre e përditshme, duket se të shumta janë reklamat që personazhet bëjnë duke përfituar shuma të majme.

Të shpejta kanë qenë ndryshimet edhe në rrjetet sociale, duke ‘rrëzuar nga froni’ disa personazhe, e duke fuqizuar disa të tjerë.

Kështu, Arbana pasi shkëlqeu me moderimin e saj për gati 5 muaj në Big Brother, e ka përkthyer këtë eksperiencë edhe në një rritje të çmimeve për reklamat që bën në Instagram.

E njëjta gjë vlen edhe për Bora Zemanin. Moderatorja u pasurua nga historia e dështuar me Donaldin. Pasi aktori nisi një lidhje me Beatrix, Instagrami i ish-të dashurës kërceu në plot 1 milion dhe në një ndër personazhet më të dashur.

Ndaj edhe çmimet për publikimet në këtë platformë u dyfishuan. “Panorama” raporton e moderatoret marrin nga 1500 deri në 5 mijë euro për çdo postim që ato bëjnë në profilet e tyre.

Nëse i hedhim një sy rrjeteve të tyre sociale, do të shohim se kompanitë që ato reklamojnë shtohen për ditë, duke shtuar edhe të ardhurat e tyre.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %