Bora Zemani na prek të gjithëve: Ta ndihmojmë Bleonën e vogël për të jetuar

Koha leximit:45 Second

Bora Zemani është padiskutim një nga personazhet më të diskutuar të momentit, por këtë herë e shohim jashtë kontureve të zakonshme.

Ajo është bërë bashkë me Arbër Hajdarin me një mision: për të ndihmuar Bleonën e vogêl, e cila ka shumë nevojë për ne.

Bleona po kalon një situatë të keqe dhe duhet ndihma e të gjithëve për t’ia dalë mbanë. Bora i bën surprizën e bukur dhe i jep forcë me një vizitë.

“Bleona, ti nuk je vetëm. Nuk do jesh kurrë! Ne do bëhemi bashkë dhe herën tjetër kur të vij, ti do bëhesh mirë”.

Vajza e vogël i tha: “Ju lutem më ndihmoni, kam shumë dhîmbje. Më jepni një dorë se dua të jetoj”. Fjalë shumë emocionuese prej saj.

Bora u duk shumë e prekur në video. Shpresojmë që shifra të grumbullohet shpejt e Bleona t’ia dalë mbanë. Ajo meriton të jetojë, kërkesa më e shenjtë në jetë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %