Bora Zemani sapo e dha sinjalin e saj: Do bashkohet me Donaldin?

Koha leximit:59 Second

Donaldi-Bora-Beatrix është pa diskutim trekëndëshi i dashurisë më i komentuar i momentit. Kjo ndodhi sepse Big Brother VIP ishte programi rekord në Shqipëri.

Aktualisht duket se aktori i humorit është single pas ndarjes me të dyja vajzat. Në përfundim të Big Brother VIP, ai i dha fund historisë me këngëtaren nga Kosova.

Aktualisht vlonjati po fokusohet akoma më shumë në projektet e tij personale që kanë lidhje me karrierën, por duket se fansat nuk e kanë harruar Borën, edhe pse dyshja nuk ka lënë asnjë mundësi për një rikthim të mundshëm.

Para primet të djeshëm të programit të saj, Bora ka postuar disa foto me look-un e ri, ku ka bërë një përmbledhje të ngjarjeve që do të ndodhnin në emision, mes të cilave edhe një rikthim.

Por ndjekësit e kanë lidhur datën e djeshme 5 mars me datën 5, kur Bora dhe Donaldi janë njohur me njëri-tjetrin. Kjo ka ndodhur në një lokal të kryeqytetit.

Dihet prej kohësh se data 5 është pikënisja e dashurisë së tyre dhe njerëzit po mendojnë se mos dyshja është bashkuar. Do të ishte një lajm fantastik, sepse kemi vënë re se fansat i duan bashkë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %