Bora Zemani shfaqet më e lumtur se kurrë, çfarë mesazhi jep me “pranverën”?

Koha leximit:1 Minute, 6 Second

Bora Zemani është tashmë kryefjala e mediave rozë. Çdo postim që ajo bën merr gjithmonë vëmendje. E njëjta gjë ka ndodhur pak minuta më parë, kur Bora ka ndarë disa shumë joshëse në Instagram.

Ajo ka tërhequr vëmendje me paraqitjen e saj teksa tregon dukjen e thjesht në përditshmëri. Po ashtu, vihet re që duket mjaft e lumtur duke lajmëruar edhe ardhjen e pranverës.

“Erdhi pranvera fmi…”, ka shkruar Bora krahas fotove. Ndërkohë, së fundmi, Zemani ka qenë pafund e komentuar, veçanërisht pas ndarjes së Donaldit nga Beatrix. Nuk dihet ende nëse ajo dhe aktori kanë pasur një takim pas daljes së tij nga “Big Brother VIP”, edhe pse u tha në disa portale që ka pasur një takim mes tyre.

Ndarja e bujshme e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt, ku ky i fundit e la moderatoren per Beatrix Ramosajt brenda shtëpisë së “BBVIP”, pas puthjes së famshme dhe dhuratës për 3 vjetor, bëri që të nxiste një reagim të ashpër nga ana e publikut të cilët shpërthyen në komente negative.

Aktori i humorit dhe moderatorja nuk ndiqen në profilet e tyre në ‘Instagram’ që prej asaj kohe dhe pse ata të dy i kanë ende postimet dhe dedikimet për njëri-tjetrin.

Mirëpo PanoramaPlus ka zbuluar se vëllai i Borës, Lisien Zemani, ndiqet në rrjetet sociale me Donald dhe Romeo Veshaj.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %