Brad Pitt padit Angelina Jolie: Ia shiti vreshtat një oligarku

Koha leximit:1 Minute, 9 Second

Brad Pitt dhe Angelina Jolie duket se nuk do të gjejnë kurrë paqe. Dhe këtë herë, nuk është kujdestaria e fëmijëve që po i vë kundër njëri-tjetrit, por vera dhe vreshtat, ku bashkëpronarë të të cilave janë dy yjet e Hollivudit.

Aktori ka paditur ish-bashkëshorten e tij, pasi zbuloi se ajo i shiti pjesën e saj të pronës, Château Miraval, në Francën jugore miliarderit rus, Yuri Shefler.

Brad dhe Angelina e kishin blerë dhe themeluar një punishte vere me të njëjtin emër, në vitin 2008, kur ata ishin ende një nga çiftet më të bukur në Hollivud. Aty u martuan edhe në vitin 2014. Megjithatë, marrëveshja fillestare parashikonte që asnjëri nga të dy nuk mund të shiste aksionet, pa marrë pëlqimin e tjetrit.

Verën e kaluar, Angelina Jolie kishte kërkuar që të mund të shiste Miraval. Megjithatë, klauzola e Pitt në kontratë është e qartë në lidhje me “miratimin” e një blerësi të supozuar.

Duket se kompania e Shefler tani po ndërhyn te Brad në prodhimin e shampanjës së çmuar, duke e penguar aktorin të vazhdojë biznesin e tij. Sipas Pitt, Angelina nuk ka kontribuar më financiarisht në biznes prej vitesh, ndërsa Brad ka vazhduar të mbështesë financiarisht kompaninë.

Dhe për këtë, ylli ka kërkuar që një gjykatë të vendosë anulimin e shitjes dhe të vlerësojë dëmin ekonomik që ka pësuar nga mospjesëmarrja e ish-bashkëshortes në shpenzimet e kantinës.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %