Çaji natyral i boronicës së thatë: Si ta përgatisni për imunitetin

Koha leximit:1 Minute, 35 Second

Çaji i boronicës së thatë është i pasur me antioksidantë, të cilët jo vetëm ulin nivelin e yndyrnave por edhe mbrojnë shëndetin e organizmit. Këshilloj konsumin e rregullt të tij, sidomos në këto ditë të ftohta virozash kur imuniteti i njeriut është më i dobët. Në këtë artikull do të mësoni më shumë për pasurinë e vlerave të çajit të boronicës së thatë dhe gjetheve të saj.

Antioksidantët – Fruti i boronicës dhe gjethet e saj janë të pasur me antioksidantë. Ato ndihmojnë në zbutjen e simptomave të sëmundjeve nervore. Këto substanca mirëbërëse përmirësojnë funksionet e trurit dhe kujtesën.

Diabeti – Antioksidantët tek çaji i boronicës së thatë treten në ujë dhe përthithen lehtë nga organizmi. Ekspertët thonë se këto antioksidantë dhe në veçanti anthocianina ul rrezikun e diabetit të tipit 2 si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat.

Acidi galik – Çaji i boronicës përmban acid galik, një antioksidant natyral dhe unik. Ky acid lufton me efikasitet inflamacionin dhe alergjitë.

Efikasiteti i çajit të boronicës është në varësi të temperaturës së ujit dhe kohës që i lejohet frutave dhe gjetheve të qëndrojnë në ujë. Kjo periudhë do të ndikojë jo vetëm tek vlerat e çajit por edhe shija e tij.

Zakonisht, një filxhan çaji ujë kërkon 2 lugë çaji me fruta dhe gjethe të thata. Kjo sasi ofron një sasi optimale antioksidantësh të rëndësishëm për shëndetin. Frutat dhe gjethet e thata duhet të hidhen në ujë pak përpara se ai të valojë.

Pas vlimit për rreth 2-3 minuta, hiqeni nga zjarri dhe lereni të pushojë për rreth 10-15 minuta. Nëse dëshironi të bëni disa filxhanë çaji boronice ju mund të dyfishoni ose trefishoni sasinë e gjetheve dhe frutave të thata. Çaji i boronicës mund të pihet dhe shijohet i ngrohtë ose i ftohtë. Çajin mund ta bëni edhe vetëm me frutat e thata të boronicës. Ju mund ta ëmbëlsoni atë me pak mjaltë për më shumë shije.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %