Calabria hap zemrën: Do isha bërë mesfushor. Debutimi? Nuk ishte emocionues, por një person më ndryshoi jetën

Koha leximit:2 Minute, 13 Second

Intervistë e bukur dhe interesante me Davide Calabria gjatë speciales On The Road, një format i veçantë në të cilin protagonistët kuqezi tregojnë historitë e tyre duke ngarë një makinë BMW, sponsori zyrtar i makinave të klubit kuqezi. Epo, këtë herë ishte radha e mbrojtesit për të rikthyer jetën dhe karrierën e tij duke drejtuar një makinë.

Mbrojtësi i djathtë i Milanit ka folur për periudhën e tij aktuale në skuadër por ka treguar edhe disa anekdota nga e kaluara. Duke folur për të tashmen, Calabria deklaroi:

“Jam në mes të karrierës si futbollist. Unë jam në një moshë të tillë që vitet e ardhshme do të jenë më të rëndësishmet dhe vendimtaret, edhe nëse gjithçka është krejt personale…

Kam ambicie dhe pritshmëri të mëdha, si për mua ashtu edhe për Milanin. Unë besoj fort se ne meritojmë të kthehemi në nivelet me të cilat jemi mësuar gjithmonë”.

Duke kujtuar të shkuarën, Davide tregoi ndeshjen e tij të parë në San Siro si spektator: “Jam pothuajse i sigurt se ishte ndeshja Milan-Lille në Champions League. Shkova pak në stadium, por sepse luaja në sektorin e të rinjve.

Mbaj mend që për atë lojë isha në sektorin e gjelbër, ato ishin më të lira … Ne ishim pak te fluturuar nga mendja… As që e kam menduar ta luaj një ditë si futbollist; fillova të mendoj për të nga mosha 15-16 vjeç e tutje”.

Më tej, duke u ndalur te rritja e tij teknike, kuqeziu foli edhe për rolin e tij në fushë, duke u ndalur në pozicionin e tij origjinal: “Isha mesfushor në fillim, por më shumë me inteligjencë se çdo gjë tjetër. Luanim me 7 dhe unë isha mesfushor.

Kur erdha te Milan, isha mesfushor, më pas luajta si mesfushor krahu në një mesfushë me 3 lojtarë në sektorin e të rinjve dhe më pas, me Allievi të Filippo Inzaghit, luajta si mbrojtës i majtë për një vit.

Ishte shumë i rëndësishëm ai sezon dhe unë bëra shumë mirë në të majtë, kështu që vitin e ardhshëm ai më zhvendosi në të djathtë dhe tani jam këtu”.

Për debutimin me Milanin: “E jetova mirë, moment i bukur, por nuk është më i miri im. Zakonisht ata të fusin sa për debutimin, por une doja të luaja… Jo thjesht 1 minutë.

Është një vit më vonë, kur unë isha në ekuilibër mes huazimit ose qëndrimit, luajta 2-3 ndeshje dhe Mihajlovic më tha ‘më pëlqeve, duhet të rrish këtu’. Unë isha 18 vjeç, nëse Mihajlovic të thotë diçka është mënyra e duhur”

Për të ndjekur të gjithë intervistën me Davide Calabria, video e plotë eshte postuar në kanalin e AC Milan në YouTube:

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %