Capello duartroket fort Piolin: “Le ta themi njëherë e përgjithmonë se çfarë bëri! Leao? Unë e paguaj biletën me qejf…”

Koha leximit:1 Minute, 41 Second

Milani fiton në Napoli dhe rikthehet bindshem ne ambicjet e saj per zonat e larta te renditjes. Suksesi ndaj ekipit te Spallettit, i dhënë si favorit nga të gjithë para ndeshjes, vjen pas dy barazimeve zhgënjyese ndaj Salernitana dhe Udinese.

Një triumf që i befason të gjithë edhe një herë. Një triumf që vjen falë punës së Stefano Piolit, i cili ka vendosur të ndryshojë pak “letrat taktike” në tavolinë, duke hequr dorë nga disa parime loje.

Duke nënvizuar aftësinë e trajnerit të kuqezinjve, i cili fitoi duelin me Luciano Spallettin, është Fabio Capello. Ish-trajneri i Milanit është shprehur në La Gazzetta dello Sport si më poshtë:

“Bravo Pioli, kundër Napolit ndryshoi sistemin taktik dhe fitoi, nëse nuk do ta kishte bërë këtë, do të kishte rrezikuar – pranon Capello – Le të themi një herë e përgjithmonë! Nuk mund të luash gjithmonë në të njëjtën mënyrë, ka kundërshtarë.

Duhet të studiohet, krahasohet në pikat e forta dhe të goditet në ato të dobëta. Është si një betejë për t’u përgatitur. Atëherë nuk mund të bësh gjithmonë atë që ke përgatitur në një ndeshje, por nëse ideja është e drejtë, lojtarët do të të ndjekin”.

“Pioli po bën një punë të shkëlqyer edhe në mbrojtje, pavarësisht mungesës së Kjaer. Është një ekip që ka mundur të forcohet, është një ekip i kompletuar dhe me fantazi.

Për mua, Interi është ende favorit, por kuqezinjtë kanë luajtur gjithmonë mirë kundër ekipeve te medha dhe ata janë një ekip shumë argëtues. Rezultatet mund të jenë më të luhatshme sepse ka shumë lojtarë të rinj, por Pioli i studion shumë mirë ndeshjet”.

Leao në “fokus”
Rritja e Rafael Leaos: “Ai është një lojtar vërtet i madh, shumë zbavites dhe ndonjëherë ia vlen vetëm kostoja e biletës. E meta e tij? Po bëhet pak më egoist, ndjen më shumë ankth për të shënuar gola. Le të jemi të qartë, është te kerkosh qimen ne qull kjo gje… ”

Moduli – “Le të themi 4-1-3 e gjysmë -1, sepse Leao nuk kthehej gjithmonë në mesfushë …”

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %