Categories
Dieta

Dieta anti-celulit e Anila Kalleshit, ja si mund të shpëtoni

Shkeputur nga libri “ Si te dobesohemi” MSC Anila Kalleshi – Dietologe klinike/ Nutricioniste

Frutat e pasura me kalium, si ananasi, por edhe kërcelli me frutin, ndihmojnë në eliminimin e ujit të tepërt në organizëm. Ananasi dhe kercelli jo vetëm që janë të varfëra me kalori, por përmbajnë edhe substanca që përshpejtojnë humbjen e lëngjeve të tepërta tipike të celulitit.

Në veçanti tek ananasi gjendet bromelina që lehtëson tretjen, ndërsa kërcelli ka një funksion diuretik dhe detoksikues. Mos harrroni që celuliti nuk është shkaktuar vetëm nga teprica e yndyrnave, por nga një mahisje e indeve. Pra nuk është një problem që i intereson vetëm atij që ka ndonjë kile më tepër.

Shpesh vuajnë edhe ato gra me formë dhe peshë të përkryer. Dhe ja pse për ta luftuar nuk është e nevojshme të ndiqni një dietë të rreptë dhe me pak kalori. E rëndësishme është të zgjidhni ushqimet e duhura. Më të nevojshëm janë ato të pasura me kalium, që luftojnë mbajtjen hidrike: përveç ananasit dhe kërcellit me frutin vlejnë edhe bananet, patatet, dhe shume perime.

Pa harruar prodhimet e qumështit të freskët, peshkun dhe mishërat e dobëta të pjekura në mënyrë të thjeshtë. Të gjitha ushqimet që do të gjeni në dietën e kësaj jave për të cilat nuk ju këshillojmë kaloritë e zakonshme, sepse qëllimi juaj nuk është ai i humbjes në peshë , por eliminimi i celulitit.

Instituti kombëtar i ushqimit rekomandon që çdo ditë, një grua, të marrë 3.100 mg kalium dhe 60 mg vitamina C. Në 100 g ananas janë: 40 kalori; 250mg kalium;17 mg vitamina C. Në 100 g kërcell dhe frut janë: 26 kalori; 230 mg kalium; 40 mg vitamine C.

Mëngjesi: alternoni propozimet e mëposhtme :një gotë lëng ananas i freskët: një fetë bukë të zezë me 10 g mjaltë ; një kërcell me frut të shtrydhur të freskët; dy feta biskota me 10 gram marmalatë.

Të hënën – Dreka: 100 gr bresaola me copa djathi parmixhan, limon dhe një lugë vaj ulliri; 150 gr sallatë mikse ; 50 gr bukë të zezë ; 200 gr ananas . Darka: pure perimesh me një fetë buke; 100 gr mish, 30 gr bukë e zezë; 200 gr sallatë frutash të freskëta me feta ananasi .

Të martën – Dreka: 200 gr peshk zgarë me 50 gr oriz të bardhë si garniturë; 100 gr marule e përgatitur me një lugë vaj ulliri; 200 gr ananas . Darka: dy vezë surbull; 200 gr sallate miks; 40 gr bukë e zezë; një kërcell me ananas me feta me një lugë sheqer.

Të mërkurën – Dreka: 50 gr oriz me kunguj; 150 gr sallate mikse ; 30 gr bukë të zezë; një fetë ananas. Darka: 150 gr gjoks pule; 200 gr perime me një lugë vaj ulliri; 30 gr bukë të zezë; një fetë ananas.

Të enjten- Dreka: 50 gr makarona me domate; 100 gr sallatë e përgatitur me një luge vaj ulliri dhe limon; 30 gr bukë e zezë, sallatë frutash të freskëta. Darka: 100 gr gjizë, spinaq të zier dhe të përgatitur me një lugë vaj ulliri dhe djathë; 30 g bukë e zezë dhe nje banane.

Të premten – Dreka: sallatë prej 100 g patatesh të ziera, 50 g misër, 150 g domate dhe një lugë vaj ulliri, 30 gr bukë e zezë dhe 200 g ananas i freskët. Darka: 150 g peshk zgare, 200 g lakër të përgatitur me një lugë vaj ulliri, 30 g bukë e zezë dhe një sallatë frutash me portokall ,kërcell dhe ananas.

Të shtunën – Dreka: 100 gr biftek viçi ; 200 gr karrota me copa të vogla djathi,një lugë vaj ulliri dhe limon; 30 gr bukë e zezë dhe një banana. Darka: 100 gr mocarelë ; një racion sallatë mikes e pëergatitur me një lugë vaj ulliri dhe limon,50 gr bukë e zezë,200 gr ananas. Të dielën Përsërisni një nga ditët e javës.

Categories
Dieta

Dieta e Paleolitit është dieta që mund t’ju dobësojë brenda një muaji

Kjo dietë quhet edhe dieta Paleo ose dieta në periudhën e gurit. Është projektuar nga nutricionisti amerikan Loren Cordain. Ajo kërkon konsumimin e ushqimeve që supozoheshin të ishin në dispozicion ose konsumoheshin nga njerëzit gjatë epokës paleolitike.

Karakteristikat kryesore – Nëse e ndiqni këtë dietë, duhet të përqendroheni tek mishi, perimet, frutat, arrat, mjalti, manaferrat, kërpudhat dhe peshqit e papërpunuar. Ju duhet të shmangni ëmbëlsirat, sheqerin, kripën dhe bishtajoret. Ekziston një studim që provon se dieta paleolitike me të vërtetë ndihmon me humbjen e peshës.

Efektet anësore të mundshme – Nëse ndaloni produktet e qumështit, drithërat dhe bishtajoret, kjo mund të rezultojë në mungesë të kalciumit, hekurit dhe magnezit. Një sasi e madhe mishi dhe yndyrna të ngopura mund të shkaktojnë probleme të sistemit kardiovaskular. Dieta është mjaft e diskutueshme, prandaj rekomandohet që të ndiqni vetëm një dietë afatshkurtër paleolitike!

Categories
Dieta

Je me dietë? Pse s’duhet të heqësh dorë nga makaronat dhe buka?

Gjëja e parë që na shkon ndërmend të heqim nga vaktet kur jemi me dietë është konsumimi i makaronave dhe i bukës. Ne mendojmë se karbohidratet janë përgjegjësit kryesorë për shtimin e peshës tonë.

Por e kemi krejtësisht gabim, pasi konsumimi në sasi të duhura të këtyre ushqimeve është thelbësor për të ruajtur një gjendje të mirë të shëndetit dhe në të njëjtën kohë një formë të përsosur fizike.

Në kundërshtim me atë që shpesh mund të besoni, ngrënia e shumë mishi, frutave dhe perimeve dhe eliminimi total i makaronave dhe bukës, nuk është sekreti i humbjes së peshës. Në afat të gjatë, në fakt, një dietë e ulët në karbohidrate dhe e pasur me proteina shtazore dhe sheqerna mund të jetë e dëmshme për shëndetin tonë.

Sipas një studimi të bërë nga një grup i studiuesve amerikanë, i publikuar në “Annals of Internal Medicine”, i cili shqyrtoi shëndetin e 130 mijë njerëzve, arriti në përfundimin se ata persona që zgjedhin këtë lloj regjimi ushqimor ka gjasa të sëmuren më lehtë, nga kanceri apo problemet e zemrës.

Karbohidratet i japin energjinë e nevojshme trupit, për të funksionuar siç duhet dhe kanë funksione të rëndësishme biologjike. Ndaj ekspertët apelojnë se nëse ju dëshironi të humbni peshë me një dietë të ekuilibruar dhe të shëndetshme, ju nuk duhet të hiqni dorë nga karbohidratet, veçanërisht ato komplekse.

FAO dhe OBSH rekomandojnë që 50-60% e kërkesës ditore trupore për energji të vijë nga karbohidratet dhe vetëm 10% nga sheqernat e thjeshta. Ndaj këshillohet që buka dhe makaronat të mos eliminohen nga tryeza juaj!

Categories
Dieta

Dieta më e mirë në botë ndiqet kollaj nëse jeton në Shqipëri, vlen për çdo stinë

Në organizmin e gjithsecilit jetojnë me miliona baktere, të cilat ndahen në dy grupe të mëdha. Ato të mirat dhe të këqijat, për të cilat me siguri keni dëgjuar të flitet shpesh.

Këto baktere luajnë një rol kyç dhe shumë të rëndësishëm në sistemin tretës. Quhen flora e stomakut dhe ndihmojnë metabolizmin të tresë ushqimin në mënyrën e duhur, gjithashtu mbrojnë sistemin tretës.

Ushqimi njihet si një nga ndikuesit më të mëdhenj të organizmit, e po këtë rol e ka edhe në shëndetin e të gjithë sistemit tretës. Disa ushqime mund të ndikojnë shumë ngeativisht tek shëndeti i stomakut dhe disa të tjera mirë.

Në këtë artikull ju do mesoni një nga dietat më të këshillueshme nga ekspertët për të situmluar tretjen e mirë. Ushqimi është një nga faktorët kryesorë që ndikojnë organizmin. Në një studim ku morën pjesë rreth 1400 persona, u gjet një mënyrë e caktuar të ngrëni e cila favorizon shëndetin e stomakut. Dieta Mesdhetare rekomandohet si një nga mënyrat më të mira për ta bërë këtë. Me këtë dietë do të arrini të ndihmoni sistemin tretës të funksionojë mirë, por edhe të gjithë organizmin.

Dieta Mesdhetare është një mënyrë të jetuari, përveçse një mënyrë të ngrëni. Quhet kështu, pasi është karakteristikë e vendeve të Mesdheut dhe përmban ushqime të cilat prodhohen më së miri në këto vende. Baza e kësaj diete janë frutat, perimet, bishtajorët, arrorët, peshku dhe bulmeti. Ekspertët këshillojnë të vendosni të parin konsumimin e shumë perimeve dhe frutave të stinës.

Gjithashtu drithrat, arrorët ndihmojnë në formimin e baktereve të mira e inflamatore për organizmin. Regjimi ushqimor i bazuar në këtë dietë ndihmon organizmin të qëndrojë i pasur në vitamina e minerale të nevojshme.

Categories
Dieta Shëndeti

Kura fantastike me farat e ftoit: zgjidhja për problemet me fytin dhe kollën

Ftoi ka vlera të shumta terapeutike. Pjesë të shumta të kësaj peme përdoren kundër disa sëmundjeve. Lëvorja e pemës rekomandohet për trajtimin e ulçerës.

Farat e ftoit kanë efekt më të lehtë, por njihen edhe si laksativ dhe luftojnë inflamacionin. Nëse i vendosni në ujë, atëherë farat do të fryhen dhe do të formojnë një substancë ngjitëse që ka efekt qetësues dhe zbutës nëse e konsumoni. Masa që formohet nga hedhja e farave në ujë ndihmon në zgjidhjen e problemeve me frymëmarrjen. Për më tepër, kjo substancë xhelatinoze aplikohet në lëkurë kundër djegieve dhe nxirjeve.

Shumë vende të botës, i përdorin farat për të trajtuar problemet me fytin apo kollën. Farat hidhen në ujë dhe më pas lëngu pihet si shurup kundër kollës. Ky shurup përdoret zakonisht për fëmijët, sepse nuk përmban alkool dhe është 100 përqind natyral. Hidhni një lugë gjelle me fara në 300 ml ujë të nxehtë. Mbulojeni enën dhe lërini të qëndrojnë për pak kohë. Lëngun mund ta pini të ngrohtë ose në temperaturë ambienti. Lëngu është zakonisht i hidhur, ndaj ju këshillojmë të shtoni pak mjaltë.

Nëse pini tre deri në katër gota në ditë, kolla juaj do të ndalet. Ky lëng këshillohet më shumë se shurupët farmaceutikë, sepse është 100 përqind natyral. Nga ana tjetër, shurupi i ftonjve përdoret edhe kundër diaresë, sidomos për fëmijët. Ftoi në përgjithësi dhe lëngu i marrë prej tij përdoren me efikasitet për shpëlarjen e gojës ose gargarë kundër problemeve me mishrat e dhëmbëve, fytin dhe problemet me gojën.

Këtë shurup mund ta përgatisni në të njëjtën mënyrë siç përgatisni kompostot e kumbullës apo të mollës.Fruti i ftoit i bën mirë zemrës. Ftoi përmban fibrën e tretshme që njihet për aftësitë e saj në uljen e nivelit të kolesterolit. Rrjedhimisht, ftoi mbron nga sëmundjet e zemrës, forcon arteriet dhe e bën zemrën më të fortë. Kaliumi që gjendet tek ftoi ndihmon në uljen e tensionit të gjakut.

Përmbajtja e lartë e hekurit tek ftoi e bën këtë frut të shkëlqyeshëm për parandalimin e anemisë së bashku me një sërë problemesh të gjakut.Ftoi bën mirë për sistemin imunitar dhe ka vitaminë C me tepricë. AgroWeb.org ju tregon se kjo vitaminë e bën atë një mburojë fantastike për sistemin imunitar. Për më tepër ftoi ka edhe veti të mrekullueshme kundër plakjes.

Categories
Dieta

Dieta e Pesë Faktorëve, kjo është dieta që ndjek këngëtarja Katy Perry prej vitesh

Katy Perry ndjek një dietë mjaft interesante për të ruajtur format dhe për të qenë gjithmonë energjike. Këngëtarja me famë globale ndjek Dietën e Pesë Faktorëve. Ndoshta është hera e parë që ju e dëgjoni, por kjo dietë dijeni se përmban pesë vakte të vogla ushqimesh në ditë. Këto ushqime përfshijnë përgjithësisht supa të lehta, pulë të pjekur dhe të gjitha drithërat, si kuinoa dhe asparagë të pjekur në skarë.

Këngëtarja pëlqen të konsumojë ujë kokosi dhe lëng frutash të shtrydhura. Dieta e saj e balancuar është shumë e lehtë për në ture, teksa i jep mjaft energji gjatë performancave të saj duke parandaluar edhe sëmundjet.

Katy i pëlqejnë dhe mesvaktet, por para gjalpit të kikirikut apo një pako patatinash, ajo ha shëndetshëm. Është fanse e ushqimeve të kripura, dhe mesvakti i saj është një kesadia me mish gjeli, fasule të zeza dhe djathë me pak yndyrë. Receta i është dhënë nga trajneri.

Të tjera mesvakte të saj të preferuara janë humusi dhe perimet. Edhe kur këndon në dhomën e zhveshjesh, Katy ka ushqime të shëndetshme pranë saj, gati për t’i konsumuar në cdo moment. Disa nga ushqimet që ajo kërkoi një herë në një koncert në natën e ndërrimit të viteve ishin spinaqi, brokoli, selinoja, kus kusi dhe dy shporta me fruta (njëra vetëm me fruta tropikale). Si ju duket dieta e saj?

Categories
Dieta

Dieta Ornish bën mrekulli për trupin: humb kilet e tepërta për një muaj!

Dean Ornish është një profesor i mjekësisë në Universitetin e Kalifornisë, një kardiolog dhe konsulent personal i Bill Clinton. Dieta e tij përmban yndyrna të ulëta dhe karbohidrate të larta. Kjo sipas tij ndihmon në humbjen e peshës, ka një ndikim të madh në sistemin kardiovaskular, ul presionin e gjakut dhe nivelin e kolesterolit.

Karakteristikat bazike – Sipas kësaj metode, menuja juaj duhet të përbëhet nga jo më shumë se 10% yndyrë. Raporti i karbohidrateve, proteinave dhe yndyrnave është mjaft i diskutueshëm. Duhet të ketë 10% yndyrë, 15% deri në 20% proteina dhe 70% deri në 75% karbohidrate të mira.

Duhet që të shmangni konsumimin e alkoolit, të gjitha burimet e kafeinës, avokadon, gjalpin, arrat dhe ëmbëlsirat. Ju lejohet të hani fasulet, bishtajoret, drithërat dhe perimet. Është gjithashtu e rekomanduar që të ulni sasinë e mishit që hani. Nëse dëshironi të hani mish, është më mirë të zgjidhni mish pule.

Komuniteti mjekësor e ka miratuar dietën Ornish dhe konfirmon të gjitha efektet pozitive që ka në trup. Efektiviteti është vërtetuar gjithashtu nga hulumtimi personal i Ornish, i botuar në “Journal of the American Medical Association” dhe nga hulumtimi i shkencëtarëve të Universitetit Stanford të kryer në vitin 2007

Categories
Dieta

Dieta e sugjeruar nga Anila Kalleshi, humbisni 5 kile për 13 ditë

Sot dua t’ju sugjeroj Dietën e Spitalit Shtetëror Danez, e cila duhet të ndiqet për 13 ditë, as më shumë e as më pak. Në qoftë se ndiqni saktë këtë dietë, jduhet të humbni shumë në peshë, në varësi të peshës suaj fillestare. Duhet të pini të paktën 2 litra ujë në ditë.

Këtë dietë mund ta filloni në çfarëdo dite, por rekomandohet që të fillohet në një të diel. Dieta e Spitalit Shtetërore Danez duhet të zgjasë 13 ditë dhe për ketë arsye është e veshtirë, por shume efikase. Nëse jeni të uritur, mund të pini ujë, pasi kjo dietë e shpejtë duhet të ndiqet me saktësi dhe për këtë arsye është mjaft e rëndë.

Dieta e spitalit shtetërore danez, dieta e metabolizmit ose metoda Sahlgrenska është e njohur që të bën të dobësohesh 5-8 kg për 13 ditë. Kjo dietë rrit metabolizmin e trupit dhe duke e djegur dhjamin dhe ju merrni vetëm pak karbohidrate.

Pasi të keni përfunduar dietën, ju përsëri duhet të vazhdoni që të kontrolloni se sa karbohidrate konsumoni gjatë ditës. Humbja e peshës është e lehtë por mbajtja e peshës së fituar është shumë vështirë dhe kërkon nje ndryshim krejtesisht të mënyrës së ushqimit. Nëse vazhdon të hash si në fillim , atëherë shume shpejt do te fitosh atë peshë të humbur.

Dita 1/ Mëngjesi: një filxhan kafe me pak sheqer. Dreka: 2 vezë të ziera, spinaq i zier, një domate. Darka: një copë mishi (250 gr) në zgarë, sallatë jeshile me vaj dhe lëng limoni.

Dita 2/ Mëngjesi: një filxhan kafe me pak sheqer. Dreka : 10 feta të holla mish i thatë, 300 gr kos pa yndyrë. Darka: një copë mishi (250 gr) në zgarë, sallatë jeshile me vaj dhe lëng limoni.

Dita 3/ Mëngjesi: një filxhan kafe me pak sheqer, një fetë bukë e thekur. Dreka: 2 vezë të ziera, një fetë pastërma, sallatë jeshile. Darka: brokoli të zier, një domate, një frut.

Dita 4/ Mëngjesi: një filxhan kafe me pak sheqer, një fetë bukë e thekur. Dreka: një litër lëng ( mollë, portokalli apo frutash të përziera), 300 gr kos pa yndyrë. Darka: një vezë e zier, një karrotë e grirë dhe e përzier në 250 gr gjizë.

Dita 5/ Mëngjesi: një karrotë të grirë me limon. Dreka : 150 gr peshk i pjekur në zgarë, limon, një lugë vaj ulliri. Darka: 125 gr mish i pjekur në zgarë, sallatë me brokoli.

Dita 6/ Mëngjesi: një filxhan kafe me pak sheqer, një fetë bukë e thekur. Dreka : 2 vezë të ziera, një karrotë të grirë. Darka: gjysëm pule, sallatë jeshile me vaj dhe limon

Dita 7/ Mëngjesi: një filxhan çaj pa sheqer. Dreka: një pjatë supë. Darka: 125 gr mish qengji në zgarë, një frut i freskët.

Dita 8/ Mëngjesi: një filxhan kafe me pak sheqer, një fetë bukë e thekur. Dreka: 2 vezë të ziera, një fetë proshutë, sallatë jeshile. Darka: brokoli të zier, një domate, një frut.

Dita 9/ Mëngjesi: 1 filxhan kafe me pak sheqer. Dreka : 10 feta proshutë, 300 gr kos. Darka : 1 copë mishi në zgarë (125gr), sallatë me vaj dhe limon, 1 frut

Dita 10/ Mëngjesi: 1 filxhan kafe me pak sheqer , një fetë bukë e thekur. Dreka: 2 vezë të ziera, një fetë proshutë, sallatë jeshile. Darka: Brokoli të zier, një domate, një frut.

Dita 11/ Mëngjesi: një filxhan kafe me pak sheqer, një fetë bukë e thekur. Dreka: një litër lëng ( molle, portokalli apo frutave te perziera), 300 gr kos. Darka: një vezë e zier, një karrotë e grirë dhe e përzier në 250 gr gjizë.

Dita 12/ Mëngjesi : një karrotë të grirë, limon. Dreka: një peshk p. sh. troftë të zier, limon, një lugë vaj ulliri. Darka: një copë mishi në zgarë ( 250 gr), sallatë me brokoli.

Dita 13/ Mëngjesi : një filxhan kafe me pak sheqer , një fetë bukë e thekur. Dreka : 2 vezë të ziera, një karrotë të grirë. Darka: gjysëm pule, sallatë jeshile me vaj dhe limon.

Categories
Dieta

Anila Kalleshi: Kjo është dieta e nevojshme sipas grupit të gjakut

Në mesin e shumë programeve të shëndetshme të ngrënies ekziston dhe një dietë specifike për grupet e gjakut. Dieta e grupit të gjakut është një dietë unike nga dietat e tjera.

Grupet e gjakut – Ekzistojnë 4 grupe gjaku: O, A, B dhe AB. Dieta e llojit të gjakut i përmbahet faktorëve specifikë: Një është lloji juaj i gjakut që është një gjurmë e fuqishme gjenetike që ju identifikon.

Gjithashtu, kur hani sipas dietës individuale të tipit të gjakut, do të jeni më të shëndetshëm, do të humbni peshë më shpejt dhe do të ngadalësoni procesin e plakjes. Për më tepër, lloji i gjakut është një masë më e besueshme e identitetit tuaj unik se raca, kultura ose gjinia.

Ushqime specifike – Ushqimi është një listë e detajuar e 16 grupeve ushqimore nga mishi tek erëzat. Çdo grup ushqimesh ndahet më tej në tre kategori: shumë të dobishme për trupin, neutrale ose shmangëse. Plani nuk është i dizajnuar për të humbur peshë në mënyrë specifike, por thekson performanca optimale në shëndet.

Lloji 0: Mishi është i këshilluar për shkak të niveleve të larta të aciditetit të stomakut. Gluten gruri dhe misri i ëmbël janë shkaqet e shtimit të peshës. Aktiviteti më i mirë fizik janë sportet e nivelit të lartë si gjimnastika. Kanë një shkallë të lartë të ulçerave peptike dhe sëmundjeve të tjera inflamatore të tilla si artriti.

Lloji A: Këshillohet një dietë vegjetariane që është e lartë në karbohidrate dhe me yndyrë të ulët. Fasulet dhe mishi janë faktorë të rritjes së peshës pasi aciditeti i ulët në stomak nuk është në gjendje të metabolizojë proteinat e kafshëve. Kanë nevojë për stërvitje të lehtë. Rreziku i kan cerit dhe i sëmundjeve të zemrës është mbizotërues nëse toksinat nuk eliminohen nga dieta.

Lloji B: Ky është grupi i vetëm i gjakut që i bëjnë mirë produktet e qumështit. Misri i ëmbël, thjerrëzat dhe kikirikët mund të kontribuojnë në shtimin e peshës. Duhet të angazhohen në një formë të moderuar të stërvitjes, siç është ecja.

Lloji AB: Dieta përshkruan produktet e qumështit, ushqimet aziatike dhe perimet jeshile. Ky grup ka më intolerancën e përzierjes së A dhe B dhe përfitimet e kombinuara gjithashtu. Mishi i kuq, fasulet dhe gruri mund të kontribuojnë në shtimin e peshës. Duhet të angazhohen në ushtrime qetësuese dhe teknika relaksimi.

Categories
Dieta Receta

Kura me fara pjepri, e vlefshme për shëndetin e veshkave, sistemit tretës dhe zemrës

Që në lashtësi, farat e pjeprit janë përdorur si një nga kurat më të mira për shëndetin e veshkave dhe trajtimin e sëmundjeve të tyre. Vitamina E te farat e pjeprit mbron veshkat nga radikalet e lira. Këto fara rekomandohen të aplikohen për të mbrojtur shëndetin e veshkave ndaj dhe në mjekësinë popullore kanë një përdorim të gjerë.

Ju sjellim më poshtë një kurë të thjeshtë, që promovon shëndetin e mirë të veshkave dhe lufton problemet shëndetësore të tyre.

Kura me fara pjepri, Përgatitja dhe përdorimi – Në përgatitjen e kësaj kur ju nevojiten 1 kg fara pjepri dhe 5 litra ujë. Farat e pjeprit hidhen në një tenxhere të madhe, shtohet uji dhe lihen që të zjejnë derisa lëngu të arrijë në 3 litra, ose pak më shumë se gjysma e sasisë së ujit të hedhur në fillim. Pasi lëngu është gati hiqet nga zjarri dhe lihet e mbuluar derisa të vaket, më pas kullohet dhe hidhet në shishe qelqi. Lëngu pihet nga një filxhan tre herë në ditë për 1 deri në 3 muaj rresht.

Vlerat e tjera shëndetësore – Farat e pjeprit janë të pasur me acide yndyrore, fibër, minerale, vitaminë E dhe proteina. Këto fara konsiderohen të pasura me antioksidantë që pastrojnë organizmin nga radikalet e lira. Përmbajtja e lartë e proteinës tek farat i bën ato të rekomandueshme për flokë dhe thonj të shëndetshëm.

Burim vitaminash dhe mineralesh – Farat e pjeprit përmbajnë sasi të konsiderueshme të vitaminës A dhe E. Këto vitamina që treten në yndyrë shërbejnë si antioksidantë dhe mbrojnë sytë e parandalojnë kancerin. Sipas të dhënave farat e pjeprit janë gjithashtu një burim i mirë i kaliumit, magnezit dhe fosforit.

Shëndeti i sistemit tretës – Farat e pjeprit ndihmojnë në largimin e parazitëve nga zorrët. Me përmbajtjen e lartë të fibrës, këto fara besohet të përmirësojnë tretjen e ushqimeve.

Për zemrën – Farat e pjeprit përmbajnë sasi të konsiderueshme të acideve yndyrore omega-3 të cilat janë të dobishme për shëndetin e zemrës. Studimet kanë konfirmuar se antioksidantët dhe acidet yndyrore tek farat e pjeprit e mbrojnë zemrën nga stresi oksidues dhe çrregullime të tjera. Mineralet ndihmojnë në uljen e tensionit të gjakut.

Mbipesha – Farat e thata të pjeprit mund të shërbejnë si një ushqim i shëndetshëm për ata që duan të bien në peshë. Këto fara ndihmojnë në eliminimin e lëngjeve të akumuluara në trup dhe rregullimin e tensionit të gjakut.