Categories
Këshilla Receta

Çaj kamomili me xhenxhefil – Forcon imunitetin dhe largon stresin

Kamomili është një nga bimët mjekësore më të shëndetshme për organizmin. Çaji i bërë prej tij është një kurë shumë e mirë për shqetësimet fizike por edhe emocionale.

Ky çaj fantastik bimor ndihmon kundër pagjumësisë, përmirëson sistemin imunitar dhe largon stresin. Qetëson nervat, eliminon gazrat e stomakut, lehtëson tretjen dhe shumë më tepër. Ky lëng plot vlera mund të shijohet veçmas por edhe duke u kombinuar me përbërës të tjerë të rëndësishëm siç është xhenxhefili.

Çaj kamomili me xhenxhefil, përbërësit:

1 lugë çaji me lule kamomili, 1 gotë e gjysmë me ujë, gjysmë luge çaji me kanellë pluhur, një majë luge me xhenxhefil pluhur ose një copë e vogël xhenxhefili të freskët të grirë hollë, një lugë çaji me mjaltë (opsionale)

Përgatitja: Ziejeni ujin dhe fusni kamomilin. Mbajeni për 4-10 minuta. Më pas, shtoni kanellën dhe xhenxhefilin. Pasi të zjejë për pak minuta, kullojeni dhe shtoni mjaltin. Kur konsumohet gjatë darkës, ky çaj ka aftësinë të ndihmojë trupin dhe organizmin të çlodhet, e të bëhet gati për një gjumë të rehatshëm e të qetë.

Vlerat e tij:

E sjell gjumin sa hap e mbyll sytë – Çaji i kamomilit dhe vajrat që kanë si përbërës këtë bimë përdoren gjerësisht për vetitë e tyre qetësuese. Përbërja kimike e kamomilit ka veti qetësuese.

Për një frymëmarrje më të qetë gjatë ftohjes – Nuk mund të themi se kamomili është një kurë për ftohjet, por ai mund të qetësojë ndjeshëm shqetësimet e shkaktuara nga simptomat.Studimet tregojnë se thithja e avullit që përmban ekstrakte kamomili zbut problemet e shkaktuara nga infesksioni i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes. Kamomili përmban elementë anti-inflamator, të cilat mund të shpjegojnë këtë efekt pozitiv.

Stres? Konsumoni kamomil për të ulur nivelin e stresit – Kamomili përmban apigenin, një përbërës që ka efekte që luftojnë ankthin.Një studim zbuloi se pacientët që përjetonin shpesh herë ankth treguan përmirësime nga marrja e ekstrakteve të kamomilit nëpërmjet kapsulave. Kamomili ndër të tjera përdoret edhe për kurimin e dhimbjeve të stomakut, të barkut dhe si vaj për të kuruar plagët, ekzemat.

Categories
Receta

Kjo përzierje me limon dhe vaj ulliri u jep një shije speciale sallatave, ja si ta përgatisni

Përbërësit: 3-4 lugë gjelle lëng limoni të freskët, ¼ gotë vaj ulliri ekstra i virgjër, pak kripë dhe piper të zi, 3 lugë gjelle qepë e grirë imët (opsionale).

Nëse në këtë recetë do të përdorni qepën, duhet të përdorni një blender për të homogjenizuar përbërësit dhe për të integruar plotësisht qepën. Nëse nuk përdorni qepën, miksojini përbërësit në një tas qelqi me rrahëse vezësh. Nëse përdorni blender, miksojini derisa të merrni një masë homogjene pothuajse kremoze. Mund t’i shtoni një lugë shurup panje për ta bërë të ëmbël ose një lugë mustardë për ta bërë më të fortë.

Përdoreni menjëherë në sallata të ngrohta ose të ftohta, perime të pjekura, etj. Ruajeni në frigorifer për 3-4 ditë. Vaji mund të ngurtësohet nga temperatura e frigoriferit, prandaj tundeni mirë para përdorimit.

(NEPS)

Categories
Receta

RECETA: Makarona të ftohta me avokado dhe domate

Përbërësit: 400 gr makarona, 1 avokado, 2 domate të mëdha të qëruara dhe të prera në kubikë, vaj ulliri, kripë, piper, majdanoz, djathë parmixhano i grirë

Vëmë makaronat të ziejnë me ujë të valuar dhe kripë. Kur makaronat duan edhe fare pak që të ziejnë, në një tas të madh hedhim domatet dhe tulin e avokados, pasi i kemi qëruar lëkurën dhe i kemi hequr bërthamën.

Shtojmë kripë, piper dhe vaj ulliri pjesë-pjesë derisa të përftojmë një masë kremoze. I përziejmë me pirun dhe lëmë tasin mënjanë. Makaronat e ziera i kullojmë dhe i hedhim në tasin ku kemin përgatitur salcën.

I përziejmë me kujdes me lugë druri dhe i shërbejmë menjëherë me djathë Parmigiano të grirë dhe majdanoz. Ju bëftë mirë! (Receta u mor te NEPS)

Categories
Receta

Receta e ditës: Makarona të ftohta me bizele dhe kunguj

Përbërësit: 300 g makarona, 350 g bizele, 2 domate, 2 kunguj. Lëvozhgë limoni. Majdanoz. Vaj ulliri. Kripë. Ziejmë bizelet në ujë të bollshëm me kripë për 10 minuta pasi janë gatuar i transferojmë në një tas me ujë të ftohtë.

Presim kungujt përsëgjati në feta të holla dhe i pjekim në një piastër për pak minuta nga secila anë. Kur të jenë ftohur i presim në copa. Në ujin ku ziejmë bizelet vendosim makaronat.

Në enën ku do të servirni makaronat hidhni pak vaj ulliri dhe dy copë lëvozhgë limoni. Bashkoni bizelet dhe kungujt ,hidhini kripë i marinojmë për disa minuta.

Në një enë tjetër presim domatet në copë të vogla shtojmë majdanozin dhe kripë.  Kullojmë makaronat dhe e përziejmë me miksin e bizeleve dhe kungujve ,më pas shtojmë dhe domatet. Nëse ju del e lëngshme mund të shtoni bukë të thekur.

Categories
Receta

RECETA: Pasta me spinaq dhe salmon, për një shije fantastike

Përbërësit: një pako makarona, 100-120 gr spinaq, 100 gr rikota, 100 gr salmon, lëng limoni, kripë dhe piper

Si ta përgatisni: Në fillim, në një tenxhere me ujë të valuar shtoni makaronat të ziejnë. Ndërkohë në një tigan me vaj ulliri skuqni spinaqin dhe me dy thelpi hudhra.

Më pas shtoni salmonin dhe rikotën. I përzieni mirë dhe më pas shtoni makaronat e ziera. Rregullojini me kripë e piper. Shtoni lëngun e limonit dhe trazojini mirë. Servirini të ngrohta.

Ju bëftë mirë! Uroj t’ju pëlqejnë. Receta u mor te NEPS.

Categories
Receta

Receta: “Supa e dimrit”, përfekte për drekën tuaj

Do mundesh te zbulosh nje recete sekrete te nje supe te mire dimerore por gjithashtu edhe te ushqyeshme? Supë velvet me karrotë e koriandër, një nga recetat e mia të preferuara. E thjeshtë dhe me pak kosto, si dhe me një shije magjike.

Përbërësit: 1 lugë gjelle vaj ulliri, 1 tufë me koriandër duke përfshirë dhe rrënjët të prera hollë, 1 qepë mesatare e copëtuar, 5 karrota të prera, 3 thelpinj hudhra të shtypur, 3 ½ e kupës me lëng perimesh ose pule.

Sipër i hidhet: 4 lugë gjelle krem të athët. Ekstra: gjethe koriandër
=Udhëzime: Përgatisni përbërësit. Prisni karrotat, qepët, shtypni hudhrat dhe prisni rrënjët dhe gjethet e tufës së koriandrës. Ngrohni vajin e ulliri në nxehtësi mbi-mesatare në një tigan të madh.

Gatuani qepët, hudhrën dhe gjethet e koriandrës në një tigan të madh. Shtoni karrota dhe lëreni të gatuhen për disa minuta. Lërini derisa karrotat të marrin një ngjyrë kafe. Spërkatini me pak kripë dhe piper. Hidhni në tigan pak lëng perimesh/pule.

Shtoni mjaftueshëm lëng (rreth 3 kupa) për të mbuluar përbërësit në një tigan dhe gatuajini derisa karrotat të jenë zbutur-për rreth 15 minuta. Në momentin që karrotat janë të buta, hidhini në blender që të marrin trajtën e puresë. Shtoni më shumë lëng nëse duhet për të marrë trajtën e duhur.

Hidhini një sy dhe për sasinë e kripës dhe piperit. Ekstra, në momentin që e hidhni në tasa, sipër vendosini pak krem të athët ose koriandër të freskët. Shënime recete: Mund ta zvëndësoni lëngun e perimeve me lëng pule-është po aq e mirë, por jo një metodë vegjetariane.

Categories
Receta

Pasta bolonjeze me lulelakër për një shije fantastike (Receta e ditës)

Përbërësit: gjysmë kg kërpudha, ¼ filxhan plus 2 lugë vaj ulliri ekstra i virgjër, 4 lugë gjalpë pa kripë
1 qepë të madhe, 6 thelpinj hudhre, të prera hollë, 1 spec jeshil, 1 lugë rozmarinë e grirë hollë, ⅓ filxhan paste domate me përqendrim të dyfishtë, kripë, 1 pako rigatoni, 1 filxhan parmixhano të grirë hollë, 3 lugë majdanoz i grirë hollë, ½ limon

Kërpudhat i fusni në një procesor ushqimi derisa të copëtohen imët. Kalojeni në një tas të vogël. Fshini tasin e përpunuesit të ushqimit. Hidhni në procesor lulelakrën derisa të copëtohet, duke e transferuar në një tas mesatar.

Nxehni pak vaj ulliri dhe 2 lugë gjalpë në një tenxhere dhe shtoni kërpudhat dhe gatuajini, duke i trazuar herë pas here, derisa të marrin një ngjyrë të artë, 4-6 minuta. Shtoni qepët dhe 2 lugë vaj në tenxhere.

Gatuajini, duke e trazuar herë pas here, derisa qepa të bëhet shumë e butë dhe kafe e artë, 6-8 minuta. Shtoni hudhër, sheqer dhe rozmarinë dhe gatuajeni duke trazuar herë pas here, derisa hudhra të zbutet dhe përzierja të jetë shumë aromatike, rreth 3 minuta. Shtoni pastën e domateve dhe gatuajeni, duke e përzier vazhdimisht, derisa pasta të errësohet pak, rreth 2 minuta.

Lulelakrën gatuajeni, akoma duke e trazuar herë pas here, derisa lulelakra të gatuhet pak dhe të fillojë të ngjitet në fund të tenxheres, 6-8 minuta. Shtoni pak kripë, pastaj mbajeni të ngrohtë në nxehtësi të ulët. Ndërkohë, gatuajini makaronat në një tenxhere të madhe me ujë të kripur të vluar, duke i trazuar herë pas here, derisa të bëhet pothuajse al dente, rreth 1 minutë më pak se udhëzimet e paketimit.

Përdorni një lugë me vrima, transferoni makaronat në tenxhere me salcë. Shtoni 1 filxhan parmixhano ,2 lugë gjalpë dhe 1 filxhan lëng gatimi nga makaronat. Rrisni nxehtësinë dhe gatuajini, duke e trazuar herë pas here, derisa makaronat të jenë al dente dhe salca të ngjitet te makaronat, rreth 3 minuta. Hiqeni nga nxehtësia dhe përzieni majdanozin. Shijoni dhe rregulloni makaronat me krip, erëza dhe lëng limoni.

Ndani makaronat në pjata, sipër hidhni parmixhano. (NEPS)

Categories
Receta

RECETA: Kërpudha me vezë dhe djathë kaçkavall

Përbërësit: 500 gr kërpudha, spec djegës, 4 lugë vaj, 4 vezë të ziera, 80 gr djathë kaçkavall, kripë, piper, majonezë

Si fillim marrim kërpudhat dhe i pastrojmë. Pasi i pastrojmë i grijmë në fletëza të holla. Me pas në një tigan hedhim vajin dhe e nxehim,

Hedhim kërpudhat derisa të zbuten dhe të avullojnë lëngun që lëshojnë. Më pas i hedhim kripë, piper dhe sipas dëshirës spec diegës. Pasi zbuten mjaftueshëm i rendisim në një enë qelqi dhe sipër vendosim vezët e ziera të prera në rende.

Masës i shtojmë sipër majonezë, djathë kaçkavall të grirë dhe e vendosim për 5 minuta në furrë. Ju bëftë mirë!

Categories
Receta

Avokado, mjaltë dhe tërshërë: Kjo maskë do e bëjë lëkurën tuaj më të butë

Hidratimi është shumë i rëndësishëm për lëkurën tuaj, pasi një lëkurë jo e hidratuar duket pa jetë dhe ju tregon edhe më të mëdha në moshë nga sa jeni. Kremrat hidratues në treg janë të shumtë, megjithatë një maskë në kushte shtëpie me përbërës 100% natyralë do t’ju ndihmojë të keni një lëkurë të ushqyer dhe të hidratuar.

Përbërësit që ju duhen: 1/2 avokado, 1 lugë gjelle mjaltë, 1 dorë tërshërë

Duket si një mëngjes i bukur për t’u fotografuar, nga ata të shohim në Instagram, por në fakt këta përbërës funksionojnë shumë mirë për lëkurën e fytyrës tuaj. Mjalti është një hidratues shumë i mirë, si dhe ndihmon në rigjenerimin e lëkurës së dëmtuar. Tërshëra është shumë e mirë për të ushqyer dhe qetësuar lëkurën e acaruar. Përzieni mjaltin dhe tërshërën me gjysmë avokadoje (vetitë e së cilës njihen gjerësisht) të bërë pure.

Lëreni për 15 minuta dhe më pas shpërlajeni me ujë të bollshëm. Lëkurën do ta ndjeni menjëherë më të butë dhe më të hidratuar.

Categories
Receta

RECETA: Brokoli në furrë, me pak përbërës dhe shumë shije

Përbërsit: Një tufë brokoli, kripë, piper i zi, vaj ulliri

Brokoli i pjekur është aq i thjeshtë sa tingëllon — thërrmojeni atë në furrë dhe lëreni të thahet dhe të zbutet në nxehtësi. Hapat e thjeshtë janë si më poshtë: Filloni duke marrë kokën e brokolit dhe duke hequr kërcellin e gjatë deri në pikën ku koka ndahet në tufa. Pastaj hiqni tufat me dorë ose duke përdorur një thikë, cilindo që preferoni!

Pasi të keni ndarë kokën e brokolit në lule, u jepni atyre një shpëlarje të mirë dhe lërini mënjanë të thahen. Nxehni nfurrën tuaj deri në 200 gradë C. Mos kini frikë nga nxehtësia e lartë! Në një tavë pjekjeje (nuk ka nevojë për ta rreshtuar), shtrijeni brokolin dhe hidhni pak vaj ulliri, kripë për shije dhe spec, gjithashtu, nëse ju pëlqen dhe përziejini të gjitha bashkë.

Koha e gatimit do të ndryshojë në varësi të madhësisë së tufave tuaja. Kur skajet të bëhen kafe dhe kërcelli është i butë, nxirreni tavën nga furra. Brokoli në furrë shkon me gjithçka, por do të ishte mirë nëse e shoqëroni me pasta, fileto pule apo peshk.