Categories
Histori

Deputetja shkon me biçikletë për të lindur në spital, nuk e ka për herë të parë!

Deputetja e Zelandës së Re, Julie Anne Genter, ka udhëtuar me biçikletë deri në spital, ku një orë më vonë solli në jetë fëmijën. Ajo u ul në biçikletë gjatë të shtunës në mëngjes dhe u nis drejt spitalit. Asaj tashmë i kishin filluar t’i shfaqen simptomat e para, se për pak orë duhet të futet në sallë për të lindur.

“Lajm me rëndësi! Në ora 3:04 të mëngjesit i kemi uruar mirëseardhjen anëtarit më të ri të familjes tonë. Sinqerisht, nuk planifikoja të shkojë me biçikletë që të lind, por kështu ndodhi”, ka shkruar ajo në Facebook. Politikanët e këtij shteti prej pesë milionë banorë, kanë reputacion dhe janë shumë modest dhe bëjnë jetë të thjeshtë.

Kryeministrja Jacina Ardern, kishte shkuar në mbledhjen e prindërve duke marrë me vete fëmijën tremuajsh, siç kishte vepruar njëjtë edhe gjatë një takimi në Kombet e Bashkuara.

“Dhimbjet nuk i kisha edhe aq të mëdha kur u nisëm për në spital, edhe pse ishte vetëm 3 minuta larg. Por intensiteti i dhimbjes u rrit derisa po i afroheshim spitali”, ka shtuar ajo – duke theksuar se ka sjellë në jetë një fëmijë të shëndoshë e të lumtur që tani po fle me babanë. Genter edhe gjatë procesit të lindjes së parë, kishte shkuar me biçikletë në spital në verën e vitit 2018.

Categories
Histori Lajme

Mesazhi i fundit i Nënë Terezes, para se të ndahej nga jeta mendoi për shqiptarët

Në mars 1997, pesë muaj para se të vdi ste, Nënë Tereza i la imzot Paolo Hnilika, i cili për 34 vjet qe miku dhe bashkëpunëtori i saj, një mesazh. Ja intervista me imzot Hnilika dhe mesazhi i Nënë Terezës:
Pyetje: Cila është karakteristika e veçantë që dallon Nënë Terezën nga personalitetet e tjerë të Kishës katolike që kanë vepruar në këtë shekull?

Përgjigja: “Zgjedhja e “fushës” së veprimtarisë së saj, jo për të varfërit, po më të varfërit e të varfërve”. Domethënë të atyre lloj njerëzish që nuk janë asgjë, që jetojnë jashtë çdo kufiri njerëzor, që janë braktisur edhe nga kisha, që nuk janë të regjistruar, që s’kanë të drejta.

Një ushtri të mjerësh po që janë qenie njerëzore, bij të Zotit, vëllezërit tanë. Jezusi u kryqëzua edhe për ata. Ky ishte besimi i Nënë Terezës dhe me veprimtarinë e saj ka tërhequr vëmendjen e njerëzve, e mbi të gjitha të drejtuesve të Kishës, mbi këtë realitet të tmerrshëm, krejtësisht të lënë në harresë.

Pyetja: Në jetët e gjithë shenjtëve ka pasur mrekullira, çudira, vizione? Përgjigja: “Mrekullitë, çuditë, vizionet nuk janë karakteristikë e vetë shenjtorëve. Janë “dhunti” që Zoti iu jep, iu fal shenjtëve si shenjë dashurie, mbështetjeje. Shenjti jeton i zhytur, i përthithur, në dashurinë për Zotin, dhe Zoti ia shpërblen.

Sa më e madhe dashuria, më të shumta janë dhuntitë. Padyshim edhe në jetën e Nënë Terezës ka pasur ndodhi të tilla. Mrekullitë ishin të përditshme. Mbi të gjitha ndërhyrja e Providencës për të mbajtur në këmbë Misionin e saj, i cili s’kishte as më të voglën mbështetje materiale. Megjithatë njihen vizionet e saj qiellore. Shpesh ajo thoshte: “Jezusi më ka thënë”.

Pyetja: Ç’kuptim ka kjo e thënë? Përgjigje: Për mendimin tim s’ka kuptim tjetër veç atij që thuhet ad literam. Pyetja: Ju keni qënë shumë pranë Nënë Terezës, keni udhëtuar me të nëpër botë. Ka ndonjë aspekt të jetës së saj për të cilën nuk flitet kurrë?

Përgjigja: Dashuria shumë e madhe që ajo kishte për familjen dhe atdheun e saj. Asnjë nuk flet për familjen e Nënë Terezës; të thuash sikur të ketë qenë gjithmonë murgeshë. Përkundrazi, Nënë Tereza ishte shumë e lidhur me familjen. Familje e jashtëzakonshme, e bashkuar, kristiane, që u martirizua nga ngjarje dramatike.

Babai i saj, Nikolla, vdi q në rrethana misterioze, kur ajo ishte 9 vjeç. Ka shumë mundësi ta kenë vra rë për arsye politike. Familja banonte në Shkup, qytet me banorë të kombësive të ndryshme, që gjatë historisë kaloi nën Turqinë, Jugosllavinë, po që një pjesë e madhe është popullsi shqiptare.

Babai i Nënë Terezës ishte në krye të shqiptarëve që donin pavarësinë nga Jugosllavia dhe u v ra për këto ide të tij. E ëma, Drane, ishte një besimtare e madhe dhe me mirësi e dhembshuri të jashtëzakonshme kristiane.

Çdo ditë, kur fëmijët ishin akoma të vegjël, i çonte në shtëpitë e të varfërve që t’i mësonte të donin e të ndihmonin ata që ishin më të pafat. E mbetur e ve në moshë të re, iu dedikua tërësisht edukimit të fëmijëve.

Nënë Tereza u largua nga familja më 1928. Pas Luf tës Botërore në Shqipëri u vendos regjimi komunist i dikt atorit Enver Hoxha, një nga xhelatët më mizor të shekullit, e që atëhere Nënë Tereza nuk mundi të hyjë më në atdhe.

Vëllai i saj Lazri, inxhinier, mundi të largohet nga vendi e jetoi në Itali; por e ëma dhe e motra Age mbetën të burgosura nën regj imin e egër komunist. Ato nuk i pa më. Ç’nuk bëri për t’i ndihmuar që të dilnin jashtë atij ferri. Kur u bë e njohur në botë, iu drejtua disa figurave politike me prestigj ndërkombëtar që ta ndihmonin të takonte nënën dhe motrën, po nuk ia doli mbanë.

Të dy gratë vdi qën, ndoshta nga vuajtjet, sigurisht në varfëri, në fillim të viteve shtatëdhjetë. Nënë Tereza e donte shumë atdheun e saj. Kudo, gjithmonë me krenari, thoshte që ishte shqiptare. Menjëherë pas rrëzimit të regjimit komunist të Tiranës, u kthye në atdhe për të dhënë dhe ajo ndihmesën e saj.

Hapi shtëpitë bamirëse për më të varfërit e të varfërve shqiptarë. Në mars të 1997, pesë muaj para se të vdi ste, donte t’iu dërgonte një mesazh shqiptarëve, që ishin duke kaluar momente të tjera të vështira.
Kishte lexuar në gazeta që shumë shqiptarë ishin të egërsuar, të çorientuar se kishin humbur fitimet e tyre të pakta, lekun e fundit, duke i investuar në firmat piramidale, të cilat papritmas kishin falimentuar.

Në Shqipëri ishin kthyer ditët e urrejtjes, të frikës, të zemërimit. Ajo vuante. Shkroi një mesazh dhe ma besoi mua për t’ia u dërguar autoriteteve kompetente. Nuk besoj të jetë bërë i njohur aq më shumë në nivelin e masave. Prandaj ky mesazh i Nënë Terezës për popullin shqiptar është i pabotuar.

Imzot Hnilika na dorëzon një letër me kokë “Missionarie della Carità” ku Nënë Tereza me makinë shkrimi kishte shkruar mesazhin e saj për popullin shqiptar. Në fund firma-autograf, zbulon një shkrim pak të dridhur që të lë të kuptosh që Nëna po shkonte drejt fundit. Ja teksti:

“Shumë i dashur populli im i Shqipërisë! Lajmet për rrëmujat që kanë ndodhur në Vendin tonë të mrekullueshëm më kanë shkaktuar dhimbje të madhe. Dini sa e dua unë Shqipërinë. E kam vizituar shpesh e kam dërguar murgeshat e mia për të përcjellë dhimbshuri, dashuri e kujdesje për të varfërit.

Tani, me dhimbje të madhe në zemrën time, mësoj që shumë jetë njerëzore kanë shkuar humbur e shumë të tjerë janë plagosur nga dhuna. Kuptoj vuajtjet e atyre që kanë humbur paratë e tyre, po ju lutem mos i shkaktoni edhe më shumë dhimbje njeri – tjetrit.

Kujtoni që Zoti ka krijuar secilin nga ne për gjëra më të mëdha: të duash dhe të të duan. Ky është kuptimi i jetës, të cilin asnjë vuajtje s’mund të na i fshijë nga mendja. Ai burrë, ajo grua, ai fëmijë është vëllai im, motra ime.

Dhe duhet ta dua siç do Zoti secilin nga ne. Që të duam njëri-tjetrin duhet të lutemi shumë, sepse lutja na i bën zemrën të pastër e një zemër e pastër mund të shohë Zotin tek çdo njeri. Nëse tani nuk kemi paqe do të thotë se kemi harruar si të shohim Zotin tek të tjerët

Në qoftë se çdo kush do të shihte Zotin tek çdo njeri, mendoni se do të kishim nevojën e arm ëve dhe të bo mb ave? Jam duke u lutur shumë për gjithë popullin tim të dashur të Shqipërisë, derisa secili të mësojë të dojë deri në vuajtje e kështu do t’i sjellë paqe Atdheut e çdo zemre. Të lutemi. Zoti ju bekoftë! Nënë Tereza.”

Pasi ma dorëzoi këtë mesazh, thotë imzot Hnilika, disa herë më pyeti nëse ia kisha dorëzuar autoriteteve shqiptare. Kishte shumë dëshirë që populli i saj ta merrte këtë mesazh. Siç ju thashë nuk besoj të jetë bërë i njohur. Prandaj është ende aktual./Përgatiti: Iskra Thoma

Categories
Histori

Amaneti i Gjergj Xhuvanit në filmin e fundit, drama e nënës dhe djali në trafikun e dro gës

NGA ANILA DEDAJ/ Koha ka zënë të ngryset e frika e pandemisë ia thekson konturet errësirës e megjithatë dhjetëra vështrime presin me padurim që në plazmën e sheshtë kurdisur mbi skenën e Amfiteatrit të shfaqet krijesa e fundit e Gjergj Xhuvanit.

Është e shtunë, akrepat e kanë kapërcyer orën 19.00 e fjalimet e rastit vijnë si vijë e ndërprerë që e prekin sipërfaqësisht portretin e regjisorit, duke dhënë efektin e të ftohtit të stolave të gurtë. Në skenë mungojnë protagonistët e filmit e ata që punuan me Xhuvanin në “backstage”, e megjithatë “Liqeni im” është “patkoi” i sigurt varur në derën e Festivalit të TIFF (Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Tiranë), që vëmendja të mos rrjedhë.

Dhe ja! Pas një viti mungese fizike, ai është aty! Me magjinë e objektivit e aparateve “fluturonjëse”, “zbret prej qiellit” pamjet e magjishme të liqeni të “Prespës” dhe zëri i Kristos (Ariton Pollozhani) mbërthen në një ese lumin e ndarë në tri shtete: Shqipërinë, Maqedoninë dhe Greqinë…

“Liqeni im, si mund të jetë liqeni im kur të gjithë thonë është imi”… Filmi mbi të cilin Gjergj Xhuvani kaloi ditët e tij të fundit ka në fokus jetën e një 14-vjeçari të magjepsur nga “Liqeni” e të përfshirë në rrjetën e trafikut e kurtheve mes bandave ku ndërgjegjja, pafajësia e besa bien si gurë të hedhur në humnerë…

Njësoj siç bien ata që mendojnë se në lojëra të tilla mund të bashkëjetojnë edhe me këto vlera. Me Paskon (Vedran Zivolic) e arratisur, larg nënës dhe së fejuarës, e ardhmja e Kristos ka një precedent. “Ti më ngjan kaq shumë me atë”, thotë nëna e të riut (Luiza Xhuvani), teksa duron batisjet e Policisë, vetminë e ankesat e së resë së irrituar (Julinda Emiri) sa me Paskon, aq edhe me fatin.

Historia e Kristos zhvillohet si shumë të tjera në sfondin e shtëpive të gurta të fshatit pranë liqenit “Prespë”, ku e zbehta e varfërisë së skajshme e jetës minimaliste, që bën kontrast me blunë e theksuar të makinës së Policisë, që orvatet mes fshatarëve e blegtorisë në kërkim të ngjarjeve e personazheve të errët.

Ismaili (Tristian Halilaj) bëhet nyja lidhëse e zhvillimit të historisë, me përfshirjen e Kristos në transportimin e lëndëve narkotike me varkë dhe “hiletë e zanatit” që rrezikojnë jetën e djaloshit. Po aq vendimtare loja e tij do të jetë edhe në mbjelljen e tragjedisë, ku protagonisti do të etiketohet si “Judë” nga miku i tij më i mirë, në frymën e fundit.

NJË TUFË RIGON PËR JETËN E NDERSHME, KU DEVIJOI FATI I KRISTOS – Ç’mund të blesh me një tufë rigon? Po me dy, tre a më shumë? Shoku punëtor i Kristos, me veshjen e tij të vjetër, kokulur prej lodhjes a sikletit, është gati i padukshëm… e megjithatë Xhuvani në rolin e tij të dyfishtë si skenarist e regjisor e ka dashur aty, pranë protagonistit të tij.

Nga një anë Kristo me telefonin e ri, prodhim i dekadave të fundit e nga ana tjetër shoku i tij si “Luli i vocërr”, në përpjekje për të shitur tufat e rigonit, apo peshkun e Kristos e i shqetësuar deri edhe për fatin e shokut.

Duken kaq të ngjashëm e megjithatë vështirë të kuptosh se ku devijoi fati i djaloshit. Nëse prej distancimit nga prindërit emigrantë, që në përpjekje për të fituar dy pare për “të ngrohur xhepin” gati lënë mënjanë prindërimin, apo prej pamundësisë së gjyshërve (Miriana Deti dhe Birrce Hasko) për të vrapuar pas motorit të krisur të Kristos, me pjatat gjysmëbosh.

Ndoshta e gjitha ndodhi edhe prej mungesës së një dore që ta drejtonte në udhën e duhur, kundrejt duarve të tjera që e tërheqin drejt rrezikut. Figura e mësuese Mirandës (Elia Zaharia) shfaqet fillimisht shpresëdhënëse, si personazhi që ka forcën për ta nxjerrë Kriston nga bataku ku ka rënë, ndoshta edhe prej dashurisë platonike që ai ushqen për të.

Mirëpo bisedat mes të dyve vështirë se i kapërcejnë dialogët sipërfaqësorë, që ndërpriten gati përherë nga zhurma e furgonit të Korçës, që e ka me ngut, apo i fejuari “gjatosh” që “mbin” në shtëpinë e saj. Ndonëse në rrethana të tilla, vështirë t’i gjesh Kristos një shpëtimtar.

Xhuvani pas “larjes së hesapeve” me Ismailin ka dashur ta rikthejë Kriston në bankën e tij, duke e shpëtuar, së paku përkohësisht nga fataliteti që ndoqi Paskon. Ai e përfundon esenë e nisur, bashkë me misionin e regjisorit për të dhënë mesazhin kyç: “Liqeni mund të na i japë të gjitha nëse ne dimë se si të kërkojmë”…

LUIZA DHE TRAGJEDIA E NJË NËNE – Nëse do të ekzistonte një dënim që të ndëshkonte çdo nënë që do jetën e fëmijës mbi veten e çdo gjë, me siguri që të gjitha nënat do të ishin robina. Nën interpretimin e Luiza Xhuvanit, portreti i përvuajtur nënës së Paskos, pritja, ankthi, shqetësimi për fatin e të birit, “i ngecur” mes bandave.

Fsheh dramën e shumë nënave shqiptare (apo edhe të huaja), të cilat jetojnë çdo ditë frikën e asaj që mund të ndodhë me fëmijët e tyre, në këto kohë kur asgjë nuk është më e sigurt. Ndarja fizike nga biri klith në çdo skenë te “Liqeni im”, derisa në fund ndodh ajo çka zemra e nënës druhet më së shumti e që s’mund ta durojë.

Portreti i zbehtë i Luiza Xhuvanit pas kangjellave të zeza është rrëqethës, po aq sa skena që zhvillohet para syve të nënës. Askush s’ka forcë të bëzajë apo të zgjasë duart në një shoqëri të mbrujtur për të qenë spektatorë…

FILMI, SI “TESTAMENTI” I XHUVANIT – Drejtori i TIFF në mbrëmjen e 19 shtatorit, që shënon edhe çeljen e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë, e thotë qartë se filmi “Liqeni im”, që ngre siparin e kësaj ngjarjeje kulturore të kinemasë, ishte “testamenti” i Gjergj Xhuvanit.

Në nder të kineastit, Domi i shtoi këtij edicioni të 18-të të “TIFF” edhe një kupë me emrin e tij, që shkoi për një nga studentët e Xhuvanit. Filmi “Liqeni im” është prodhuar nga “On Film Production”, me producent Dritan Huqin, ndërsa në krah të Xhuvanit, si asistentregjisor, ka qenë edhe Lorin Terezi.

Xhuvani, si skenarist dhe regjisor i tij, siç pohon edhe Domi, ka mundur ta shikojë filmin të montuar. Lidhja e fortë që Xhuvani kishte me këtë film e bën Domin ta konsiderojë si “amanetin” e tij, që erdhi i përmbushur në këtë festival.

 

Categories
Histori

“Nderimet” për Fadil Krajën, si u harrua nga pushteti dramaturgu i madh

“Sot,ne varri min e Fadil Krajes Qeveria Qendrore na nderoi me mosardhjen e asnje perfaqesuesi te saj,bile as nga Ministria e Kultures…koloset e dramave lindin nje here…vepra e tyre mbetet e lexohet per jete, nuk vd es kurre!”, – shkruan Astrit Dervishi, mik i afërt i Fadil Krajës.

Fadil Kraja u nda nga jeta para dy ditësh duke qenë një humbje e madhe për artit shqiptar. Ai mbylli sytë përgjithmonë në moshën 91-vjeçare, por nuk u nderua si duhet nga institucionet shqiptare.

Fadil Kraja lindi në qytetin e Shkodrës, në vitin 1931, në një familje patriotike e arsimdashëse. Nëna e tij, e njohur si “Hajrije Hanëmi”,
qe mësuese e shkollave të para publike në këtë qytet, duke thyer një tabu e duke i hapur rrugë emancipimit femëror.

Fadil Kraja ka përfunduar Universitetin e Tiranës, në degën e letërsisë dhe të gjuhës shqipe. Karrierën e mësuesisë e nisi në fshatrat e
rrethinave, për ta vazhduar në gjimnazin e qytetit dhe për ta mbyllur si pedagog i letërsisë së huaj në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të
Fadil Kraja, një nga penat me të ndritura të dramaturgjisë shqiptare.

Shkodrës e si shkrimtar në profesion të lirë. Ndërkohë drejton rrethin e letrarëve të rinj në klubin e rinisë “Heronjtë e Vigut”, nis të
botojë në shtypin letrar të kohës, më pas vëllime poetike, madje me librin e parë “Kënga ime” fiton çmimin e parë, në Konkursin
Kombëtar të 10 vjetorit të çlirimit të Atdheut, në vitin 1954.

Pas këtij vëllimi ka një bum botimesh në poezi e prozë e për këtë kontribut zgjidhet, për dy dekada, kryetar i degës së lidhjes së shkrimtarëve e artistëve për Shkodrën. Këto vëllime, me poezi, tregime e romane e shoqërojnë deri në ditët tona.

Kontributi i tij më i spikatur është në dramaturgji. Është autor i më shumë se 50 dramave e komedive të shfaqura në thuajse të gjitha
skenat e teatrove në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi dhe në diasporë. Mes tyre: “Fisheku në pajë”, “Sinjalet e natës”, “Shpartallimi”, “Baca i
Gjetajve”, “Gjaku i Arbërit” etj.

Këshilli bashkiak i qytetit të Shkodrës i ka dhëne atij Titullin “Krenaria e qytetit”. Për kontributin i tij të çmuar, Fadil Kraja është vlerësuar nga Presidenti i Shqipërisë, Rexhep Meidani, me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”. Fadil Kraja mbylli sytë përgjithmonë në orët e para të mëngjesit me 18 nëntor 2021. Ai do të kujtohet gjithmonë si një nga më të mirët.

 

Categories
Histori

Çmenduri: Polici abuzonte me vajzën 13 vjeçe, përdorej si pr* sti t* të

Personat që shihni në foto janë Petraq Rako, oficer i Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, dhe bashkepunetori i tij Stefan Koloi. Ata akuzohen se kanë abuzuar sek******t më një 13-vjeçare. Gazetarja Shpresa Dine ka siguruar për Balkanweb fotot e policit dhe bashkepunetorit.

Mësohet se Rako në 2007-ës ishte a rres tuar për “dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar k riminal”, por më pas është shpallur i pafajshëm.

Ndërsa në cilësinë e provës material janë sekuestruar 2 automjete, 4 celularë, një sasi vlerë monetare e dyshuar si e përfituar nga veprimtari kriminale si edhe është vendosur sekuestro konservative ndaj ambienteve të përshtatura për ushtrimin e kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Policinë e Shtetit ka a rre stu ar oficerin e Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, Petraq Rako, pasi u ndalua në flagrancë duke abuzuar sek******** me një vajzë 13-vjeçare.

E mitura shfrytëzohej për pros*******n nga shtetasi Stefan Koloi, 62-vjeç, gjithashtu i ar rest uar. Ne foto: Stefan Koloi, personi qe shfrytëzonte te miturën si pros*****ë.

Categories
Histori

Ema Andre hap zemrën, tregon divorcin me ish-bashkëshortin dhe vajzën e saj

E ftuar në programin “Historia ime”, Andrea ka treguar se ndarja kishte ardhur për shkak se ajo nisi ta kuptonte jetën ndryshe dhe kishte kërkesa të tjera. Ajo shtoi se i vetmi peng që ka nga ajo periudhë është fakti që dëshpërimin e saj ia kaloi edhe të bijës.

“Kur Sara shkoi në klasën e parë, ne ishim të ndarë. Ishte një provë që ne të dy e bëmë, sepse nuk ishte një vendim, nuk ia dolëm! Unë kisha një stad tjetër rritje, kërkesa të tjera, e kuptoja ndryshe jetën.

Bashkëjetesën, anën time profesionale, dashurinë për veten etj. dhe babai i Sarës e ka kuptuar ndryshe këtë gjë. Jemi ndarë, ne sot vazhdojmë komunikojmë, duke biseduar.

Kemi shkëputur lidhjet disa kohë, sepse normal nuk ishte e lehtë, nuk kemi luftuar njëri-tjetrin, nuk kemi përgojuar njëri-tjetrin, nuk kemi lejuar as të tjerët, sa ka qenë mundësia ne të dy këtë gjë nuk e kemi lejuar.

E di për çfarë më vjen keq për atë periudhë? Dëshpërimin tim ia kam kaluar dhe Sarës, me gjithë përpjekjet e mia për mos ia kaluar”, tha Ema Andrea.

Aktorja ka rrëfyer se gjatë jetës ka kaluar shumë pengesa dhe të papritura, por ia ka dalë falë mbështetjes së familjes së saj. Ema Andrea mbetet një nga aktoret më të dashura shqiptare dhe njihet për komentet e drejtpërdrejta.

Categories
Histori

Fadil Kraja: Ja si më bëri Enver Hoxha dramaturg…

Dramaturgu i madh Shkodran në moshën 87 vjeçare, tregon trashëgiminë e tij familjare dhe në profesion. Fadil Kraja sot ka problem me sytë dhe kjo e pengon të shkruaj si dikur, por ai nuk ndalet në monodramat e tij të fundit.

Fadil Kraja ka një mendje brilante, një kujtesë të mrekullueshme dhe vazhdon të gjenerojë ide për veprat e tij në teatër, por të shpjegojë pas asnjë problem dhe të dikurshmen në diktaturë. Ai e njeh mirë atë kohë, njeh dhe interpreton qartë diktatorin dhe tregon se një i privilegjuar i asaj kohe, nuk mund të bëjë trimin e kësaj kohe në raport me diktaturën.

Dramaturgu i madh shkodran e shqiptar tregon si “u bë i pasur” në regjimin e dikurshëm, por dhe se kush e shpëtoi me dramën “Fisheku në Pajë”. Ai thotë se ka qenë i privilegjuar dhe se Enveri e bëri dramaturg, por me elegancë tregon se kush ishte ajo kohë me të mirat dhe të këqijat e saj si për individin dhe shoqërinë.

Me cigaren e pandashme dhe me hirin e saj të cilin nuk e shkund deri sa ai vetë të shkëputet, tregon dhe në narrativën e tij të qartë dhe të plotë dalin herë pas herë dhe batutat e lartësitë artistike tipike të një shkrimtari të madh. Fadil Kraja shpjegon pse është autor i dramës së emocioneve të forta dhe se ku frymëzohet që të ketë të tilla emocione.

Në katër intervistat e mia televizive dhe dy intervistat për gazetën “SOT” “Mjeshtri i Madh” Fadil Kraja, gjithmonë tregon në ekskluzive diçka më tepër, duke respektuar dhe miqësinë e gjatë dhe duke u prirur drejt së vërtetës së plotë.

Fadil Kraja thotë se në fund ka në dorë një monodramë për policin, sepse tashmë kjo shoqëri siç thotë ai, është mësuar vetëm ta tall policin dhe e bën hero kur vd es. Unë do të shkruaj pozitivisht për të dhe rolin e një policeje do ta luaj Drande Xhaj. Ai mbetet po Fadil Kraja i mendjes së shkathët dhe emocioneve të forta.

– Zoti Kraja, ju lutem më sqaroni dhe për gazetën se si “jeni bërë i pasur” kur ishit shumë i ri? Poezitë e mia në fillim ia çoja një gazete, e cila quhej “Gazeta Letrare”. Dilte çdo dy javë dhe e drejtonte Kol Jakova. Sa kisha mbaruar gjimnazin dhe nuk më doli bursa, por më doli emërimi për mësues fshati.

“Lidhja e Shkrimtarëve” e sapo formuar ngarkoi Llazar Siliqin, që u bë redaktori i vëllimit të parë poetik që unë shkruajta. Ky vëllim u botua në vitin 1954. Por në konkursin e “Dhjetë Vjetorit të Çlirimit” vëllimi i parë poetik imi i quajtur “Kanga Ime” fitoi çmimin e parë. Tani do t’ju tregoj se “si u bëra pasanik”? Çmimi ishte 40.000 lekë, që në atë kohë ishin shumë. Në që njëjtën kohë “KQ i Rinisë” kishte hapur një konkurs për poezinë dhe prozën më të mirë të rinisë.

Pra dhe aty fitova “çmim të parë” ose një aparat fotografik me poezinë “Mjeku Malësisë” e këtë konkurs dhe gazetën që i botonte poezitë e drejtonte Jakov Xoxa. Çmimet u shpallën me 28 nëntor dhe për mua ishin të dy çmimet. Prita gjithë dhjetorin se po më vijnë lekët, nuk erdhi asgjë.

Takoj Prenk Jakovën, i cili kishte marrë çmim të parë me “Marrshin e Fizkulturistëve” dhe pyes për lekët, por ai më thotë më kanë ardhur prej kohësh. Me 27 dhjetor Komiteti Qendror i Rinisë më çon telegram që eja merr çmimet. Por atëherë për të kursyer vend shkruhej “KQ BRPSH” dhe me këtë telegram shkova te autobusi dhe mora leje të udhëtoja e ikja nga puna, se kush e lexonte a ishte Komiteti Qendror i partisë apo i Rinisë.

Shkova në Tiranë dhe gjeta te dera në sportel në Ministrinë e Arsimit dy “turiçkana me kasketa” e njëri më thotë ku do vesh more ti, unë i them se kam marrë një çmim e kështu që dua të takoj…Çfarë çmimi mor thotë roja, hajde në orën 12:00. Ika u solla kot, por gjithsesi shkova në Komitetin Qendror të Rinisë, mora aparatin dhe kthehem në 12:00. Më dhanë një copë letër dhe u ngjita sipër, sepse kështu më thanë të shkoja te shoqja Minever, që më vonë e mora vesh se ishte e shoqja Dhimitër Shuteriqit.

Ajo ishte një fytyrë e rëndë ishte dhe shefe e administratës. Mbasi i thashë se kam ardhur nga Shkodra, sepse kam marrë një çmim letrar më përgjigjet: ti ke marrë çmim letrar? Aaaaaa…Fadil Kraja quhesh ti më thotë më vonë, mirë eja në orën 13.00. Mbas një ore kishte ndryshuar takt.

Më thotë e di si është puna shoku Fadil, ne nuk ta dinim adresën. Në fakt adresa si të gjithë të tjerëve ishte, por shoqja Minever më thotë shko se i kemi nisur, pra shko në postë. E pashë se kishte “mish dhie” e në postë gjeta një grua shumë të njerëzishme, e cila më thotë se nuk ke vetëm çmimin, por dhe lekët e shtëpisë botuese, pra 40.000 çmimi dhe 30.000 parapagesa për librin.

Unë u bëra i pasur! Por u bëra kurioz dhe e pyes, po kur kanë ardhur këto lekë? E gruaja punonjëse e postës më thotë se lekët e çmimit nga Ministria e Arsimit kanë ardhur para gjysëm ore. E mora vesh se kishte ndodhur diçka jo e mirë dhe nisem, por me nerva edhe pse isha “i pasur ndër xhepa” pikërisht drejt Ministrisë së Arsimit.

Kur po ngjitesha më dalin përpara të dy, Dhimitër Shuteriqi me të shoqen dhe ai më thotë se ti e ke pësuar nga Fadil Paçrami. Pse i them ça lidhje kam unë? Paçrami ishte në “Zërin e Popullit” kryeredaktor, por kur ka ardhur në Shkodër dhe i tregojnë për një Fadil Kraja, i cili kishte qenë në burg, sepse i kishin dalë sërish punët keq ku ai punonte mbas burgut dhe doli sërish difiçit e në “Zërin e Popullit” kishte dalë dhe një shkrim.

“Ku vendosin ujkun me rujt delet” e fjala ishte për Fadil Krajën. Kështu që sa kanë parë atë emër Fadil Kraja, sigurisht më ndalën dhe çmimin mua. Por unë nuk e ndërrova emrin ashtu e lashë, Fadil Kraja dhe lekët e çmimin e mora duke u bërë “i pasur” në atë kohë.

– Zoti Kraja, pyetje retorike është, por e keni ndjerë veten njeri të fuqishëm të asaj kohe? Kur isha Kryetari i Lidhjes së Artistëve të Shkodrës në atë kohëm, këto organizata shoqërore ishin të rëndësishme. E po ta shpjegoj pse.

Po unë atëherë kisha të drejtë për të dhënë apartamente, frigoriferë, lavatriçe, televizorë, manjetofona, por dhe leje krijimtarie. Kështu që isha i potentshëm (qesh). Por kam punuar nëpër fshatra, kam qenë pedagog i jashtëm dhe në përgjithësi pastaj si profesionist i lirë.

– Si erdhi për ju fillimi demokracisë? Më i vështiri ka qenë ky dyzetvjeçari i fundit, sidomos kur u bë kjo kthesa e madhe në të cilën askush nuk mund të rrinte jashtë. Po pra, pa marrë pjesë në një “farë soj feje. Nuk mund të rrije pa u përzier.

Për mua ishte diçka shumë e madhe. Unë isha në atë kohë anëtar i kryesisë së këshillit të parë drejtues së PD-së në Shkodër. Në shtëpinë time është formuar Komiteti i Parë Ekzekutiv! Është emëruar Ali Spahija, sepse Arbnorin e morën në Kuvend.

Por pastaj dhashë dorëheqjen, ose më mirë më detyruan për të dhënë dorëheqjen, sepse u mor në dorë nga halabakët sëpaku në Shkodër, por kjo nuk do të thotë se urrej PD-në! Hoqa dorë që nga ajo kohë dhe nuk u mora më me politikë.

– Zoti Kraja, dy ditët më të këqija tuajat, kush ju bëri dramaturg dhe më thoni dhe një herë si e keni kundërshtuar Enverin. A jeni persekutuar dhe ju si shumë të tjerë në dramë dhe letërsi? Në ‘67-tën kam shkruar dramën e parë. Kjo dramë ishte një frymëzim i një ngjarje në Kelmend.

Na qëlloi të qëndronim në një shtëpi malësori dhe ne pa ditur asgjë, bujtën atje dhe biles në një farë mënyre i kërkuan dhe të zotit të shtëpisë ti binte çiftelisë. Ai i ra, por në mëngjes sekretari i partisë së fshatit na thotë se asaj shtëpie pak përpara se do shkonim ne, i ishte mbytur djali dhjetë vjeç dhe atë ditë e kishin va rro sur.

Në fakt kjo lloj burrnie dhe pritja e tillë e mikut, më bëri pastaj të merrem me epizmin dhe forcën morale të malësorit. Aty doli “Fisheku në Pajë”, por mua një pjesë nuk ma quajnë të drejtë, pse unë them se dramaturg u bëra nga Enver Hoxha. Po po, kam histori tamam. Kur u dha drama kam pasur reagime dhe shkrimi i parë ishte negativ.

Ishte një shkrim i Sandër Gerës, por për mua ishte i porositur shkrimi, jo se kishte shumë faj Sandri. Ai shkruante se “Fis he ku në Pajë” ishte një fiksion i autorit dhe këtë e bëri në gazetën lokale në Shkodër ose “Jeta e Re”. Esat Oktrova shkruajti një artikull pozitiv dhe e dërgoi te Zëri i Popullit, por nuk ja botuan.

Nejse, Jani Toçka i “Zërit të Popullit” kishte sqaruar se nuk duhej botuar artikulli i Oktrovës, sepse drama ka gabime ideologjike dhe se atë artikull e ka shkruar vetë Fadili. Mirëpo erdhi dy shtatori dhe ishte festa e Reçit. Enver Hoxha do vinte dhe kishte kërkuar të shikonte një dramë. Po dhe Xhemal Dini si sekretar për kulturën, ashtu sikundër ishte një guximtar i madh, vendosi që “Fisheku në Pajë” ti shfaqej dhe Enverit.

Pra u vu në program. Të them të drejtën kanë qenë dy ditët më të vështira të jetës time. Gruaja u sëmur dhe ishte shumë keq. Gjatë shfaqjes unë isha caktuar të qëndroj me njerëzit e Komitetit të Partisë poshtë lozhës ku ishte dhe Enveri. Një muaj më përpara ishte anulluar një dramë në Korçë ose “Rrethimi i Bardhë”.

Po pra, sepse Enverit nuk i kishte pëlqyer dhe po të mos i pëlqente atij, nuk ishte e nevojshme të thuhej ndalojeni. Po mjaftonte të mos i pëlqente atij e ndalohej, por kishte dhe pasoja të mëdha. Është një moment në dramë kur fishekun artisti e hedh dhe thotë kot e kërkuam dhe kot e mbajtëm për 16 vjet, në pleh e ka vendin.

Në këtë moment ra një qetësi në sallë. E unë dëgjova mbi kokën time një duartrokitje paf paf paf, ishte Enver Hoxha! Mori fund gjithçka dhe kaloi drama shkëlqyeshëm. Mirëpo Enveri kishte kërkuar autorin. Më del përpara Haxhi Kroi ose sekretari i tij dhe më thotë të kërkon shoku Enver. Po më takoi, më përqafoi dhe më tha fjalët më të mira, por tha dhe shkoni ta shfaqni në të gjithë Shqipërinë, biles dhe në Gjirokastrën time.

Haxhi Kroi më thotë, e di se çfarë do të thotë kjo për ty? Po i thashë e kuptoj. Në fakt mbas dramës time m’u botuan drama të mira dhe më të dobëta, por megjithatë unë ia di për faleminderit Enverit. Ajo kohë ishte, i pëlqeu atij dhe unë vazhdova, por po të mos i pëlqente do të ishte ndryshe.

Në të vërtetë kanë dalë dhe fakte, kur kanë dashur të më fusin në burg mbas një drame të vendosur nga unë në Korçë, por unë them se më ka shpëtuar koka dhe më vonë nga Ramiz Alia. Nejse sot nuk ka rëndësi. Unë nuk e ndjej veten të persekutuar në asnjë moment. Unë kam qenë i privilegjuar, sepse mbas asaj shfaqje, mua m’u hap rruga e dramaturgjisë dhe unë them (qesh) Enver Hoxha më ka bërë dramaturg.

E di pse Besi, sepse mbas beteje dalin trima shumë. Dalin kur erdhi demokracia se si e kishin luftuar komunizmin njëri e tjetri. Por ju pata thënë në një mbledhje këtu në Shkodër , edhe unë e kam kundërshtuar në sy shokun Enver. Të gjithë më thanë, ti? Po mor po ju thashë dhe po jua tregoj.

Enveri erdhi për tërmetin. Mbasi mbaroi së foluri na tha të gjithëve dëgjoni: e dëgjoj shpesh atë këngën Enver Hoxha tungjatjeta. Mos e këndoni atë këngë. Partisë ti këndoni. Në këtë moment, unë me nja katër vetë të tjerë aty afër u çova dhe fillova këngën:

Enver Hoxha heu tungjatjeja sa këto male dhe sa këto shkrepa… E gjithë salla na shoqëroi. E Enveri çoi dy duart dhe tha nuk kam se çfarë ti bëj popullit. Pra unë e kam kundërshtuar në sy Enverin apo jo (qesh). Por dhe ai e ka pranuar gabimin.

Besi miku im, malësori thotë se burrnisë mbas kuvendit dhe shiut mbas të korrave mos i beso. – Zoti Kraja faleminderit për intervistën dhe ju uroj shëndet dhe krijimtari… Faleminderit juve dhe gazetës ku shkruani.

Categories
Histori

Legjenda e guavas, historia domethënëse për origjinën e këtij ushqimi të nevojshëm

Shume kohe me pare, jetonte nje mbret i cili drejtonte nje ishull te pasur e te begate. Ai kishte gjithcka qe nje mbret do te donte: fuqine, shendetin dhe gjithe ushqimet e shijshme qe s’mund te imagjinoheshin. Mbreti quhej Barabas. Mbreti Barabas ishte i vrazhde e mbipeshe dhe mbante per vete te gjithe ushqimin duke hezituar qe ta ndante ate. Keshtjella e tij po behej gjithmone e me e piset, nderkohe qe ai gjithmone e me shume e kalonte kohen i ulur duke ngrene me duart e tij te medha. Nderkohe qe hante, ai e hidhte pertoke ushqimin dhe buzeqeshte me tallje ndaj njerezve perreth tij, vecanerisht ndaj sherbyesve.

Njerezit ne mbreteri mund te shkonin per ndihme tek ai, por ai gjithmone i refuzonte. E duke qene se ai e neglizhonte mbreterimin e tij, njerezit filluan te ankoheshin se po vdisnin urie. Pas disa kohesh, nje grua e vjeter, me kurriz te kerrusur u duk ne keshtjelle duke lypur ushqim, nderkohe qe mbreti ishte duke ngrene. Zonja e moshuar kerkoi per te ngrene, pasi po vdiste urie.

“Largohu! Nuk kam gje per te te dhene! Nuk e sheh qe jam duke ngrene?” i tha mbreti. “Ju lutem, mbreti im”- tha gruaja e moshuar, -“ju kerkoj cfaredolloj gjeje, cfaredolloj gjeje qe mund te me jepni pasi jam shume e uritur. Edhe nje cope fare te vogel buke apo fruti…” “Largohu menjehere! Ti me ndjell neveri”- i bertiti mbreti lypeses se moshuar.

Gruaja e moshuar u ngrit ne kembe duke lene menjane posturen e saj te kerrusur… “Kam degjuar shume per ty dhe per mbreterine tende e cila po vuan.” Toni i zerit te saj ndryshoi. Nuk ishte me zeri i nje gruaje te dobet e te moshuar. ”Une te kerkova ndihme dhe ti me flake tutje. Ti ke plot per vete, por kur une te kerkova nje cope te vogel ushqimi ti me percmove. Ti je egoist. Askush nuk te do dhe askush nuk do te te kujtoje kur ti te largohesh!” Dhe lypesja u zhduk…

Disa dite me vone, mbreti filloi te dobesohej e u semur. Askush nuk e gjente se cfare nuk shkonte me shendetin e tij. Ai u dobesua duke humbur shume peshe trupore e dukej shume me i plakur se sa mosha qe kishte… Shume shpejt, pas kesaj ai vdiq. Sado e pafat e e papritur ishte kjo, askush nuk qau dhe askush nuk u duk ne varrimin e tij. Ai vdiq i vetem… Atje ku mbreti u varros, njerezit e tij vune re nje bime te cuditshme qe po rritej, nje bime qe ata kurre me pare nuk e kishin pare. Bima shpejt u rrit e u be peme e cila me pas lidhi fruta te rrumbullakte qe kur i qeroje kishin tul te verdhe.

Njerezit vune re se fruti dukej se kish nje kurore me zhvillimin e tij, gje qe u kujtonte mbretin e tyre arrogant e egoist. Tuli i frutit kishte shije pak te athet si shpirti i mbretit te tyre. Njerezit mesuan ta hanin frutin gje e cila i ndihmoi ata me zine e bukes. Dhe duke qene se ajo peme u rrit prej varrit te mbretit te tyre Barabas dhe kishte nje kurore si ajo e mbretit, ata e quajten pemen prej tij: barabas, e cila me kohen u quajt bayabas…

Edhe sot e kesaj dite ne gjuhen vendase fruti quhet bayabas. Edhe pse guava ka ardhur prej vendit ku u preh mbreti egoist e i vrazhde Barabas, ajo ofron shume perfitime shendetesore kur konsumohet si : te qenurit nje burim i mire i vitamines C. Gjethet e saj perdoren per caj dhe trajtojne shume semundje duke filluar nga nje dhimbje dhembi e thjeshte, te trajtimi i diarrese, ulja e nivelit te sheqerit ne gjak dhe shume te tjera. Caji gjithashtu perdoret te djemte e rinj pas synetit te tyre ne Filipine. Mos ndoshta kjo eshte menyra ne te cilen mbreti i hershem kerkon te shlyeje gabimet e tij?…

Categories
Histori

“Koha nuk e ndryshon mënyrën e të dashuruarit”: Mesazhi i jetës që na jep një gjyshe

Në këtë artikull ju sjell një bisedë mes një nipi dhe gjyshes së tij, bisedë e shkëputur nga interneti. Dallohet qartë se nipi kërkon ta bindë nënën e vet se kohërat kanë ndryshuar dhe se tashmë njerëzit nuk martohen pa pasur lekë dhe të ardhme të sigurtë, ndërkohë që gjyshja është martuar me gjyshin e tij vetëm me një karamele si propozim martese. Padyshim që kjo bisedë të bën të reflektosh gjatë dhe mesazhi që në fund jep gjyshja, është tepër domethënës.

“Gjyshi yt më ka kërkuar të martoheshim me një karamele. Nuk kishim asgjë në atë kohë, ai u ul në gjunjë dhe më tha: “Nuk kam gjë tjetër aktualisht, vetëm një karamele, por nëse do mund ta ndërtojmë gjithçka bashkë”.

“Ti çfarë i the?” – “Unë hapa karamelen, e ndava në dy pjesë dhe e hëngra bashkë me të. Nga ai moment kemi ndarë gjithçka bashkë. Kemi pasur rëniet tona, jemi ringritur, ama gjithmonë ia kemi dalë mbanë bashkë. Të dy bashkë. Kemi jetuar momente të vështira, kemi pasur lodhje, por kemi qenë përherë aty për njëri tjetrin”.

“Ishin kohëra të tjera ato, gjyshe”. – “Koha nuk e ndryshon mënyrën e të dashuruarit. Ajo që ka ndryshuar, është se për momentin nuk ka shembuj të bukur për t’u marrë parasysh. Tani kanë frikë për çdo gjë. Nuk martohen, sepse kanë frikë të punojnë të dy për ta ndërtuar gjithçka vetë nga e para. Sapo zihen, ndahen, sepse mendja u shkon për të gjetur dikë më të mirë. Kërkojnë perfeksionin, a thua se perfeksioni ekziston.

Ju të rinjtë bëni kaq shumë shfaqje, unaza me dhjetëra karatë, video të ekzagjeruara me propozimin e martesës dhe ndërkohë e humbni momentin e bukur të propozimit. Ai është momenti më i bukur, më intimi dhe që do e mbani mend për gjithë jetën tuaj.

Këto gjëra ju mungojnë. Guximi për ta jetuar jetën pa frikë dhe dashuria për atë që është personi tjetër, jo për atë si doni të jetë. Kam 71 vite që jetoj me gjyshin tënd dhe gjithçka ka nisur me një karamele”.

Categories
Histori

Historia e pabesueshme e Steven Bradbury: ngrihet pas një aksidenti për të realizuar ëndrrën përjetshme

Kjo nuk është një histori sporti, por një histori jete. Në Australi, prej kohësh ekziston si fjali “Të bësh një Bradbury”, ose ndryshe, të kesh sukses të papritur. Një sukses për të cilin ne ishim përgatitur dhe kishim punuar shumë, por që në një moment të caktuar dukej i paarritshëm.

Kjo është ajo që ndodhi me Steven Bradbury, një patinator shpejtësie, në Lojërat Olimpike të Salt Lake City 2002. Bradbury nuk ishte “një mister askushi” siç e kujtojnë shumë sot… Në vitin 1994 në Norvegji ai fitoi medaljen e bronztë dhe në moshën 21 vjeç ai konsiderohej një talent në zhvillim. Disa muaj më vonë, megjithatë, në një garë të kupës botërore në Montreal, arteria femorale e tij u nda në mes pas një rënieje të tmerr-shme, të shkaktuar nga tehu i patinës së një kundërshtari, italianit Mirko Vuillermin.

Plaga mbyllet me mbi 100 qepje dhe ai gati sa nuk vdiq nga hemorragjia e gjakut. Të gjithë menduan se karriera e tij e patinazhit kishte përfunduar. Por, pas viteve të rehabilitimit, në 2002 ai rikthehet. Kalon baterinë (garën e parë), por në çerekfinale mbërrin treti pas Apolo Ohno dhe Gagnon. Sipas rregullores duhet të eliminohet, por kundërshtari Gagnon skualifikohet dhe Bradbury rikthehet në kompeticion.

Në gjysmëfinale e nis në vend të pestë. Bradbury patinon shpejt, por jo si kundërshtarët e tij të cilët, megjithatë, rrëzohen në pistë njëri pas tjetrit: Kim Dong-Sung, Mathieu Turcotte, Lì Jaijun … të gjithë për tokë. Bradbury qëndron në këmbë. Kundërshtari i fundit, Satoru Terao, skualifikohet. Kështu Steven e gjen veten të parin dhe çuditërisht merr pjesë në finalen për medaljen e Artë. Kundërshtarët janë përsëri Turcotte, Ohno, Jaijun dhe super favoriti Ahn Hyun-Soo.

Në fillim, parashikimet respektohen plotësisht. Bradbury është shumë i shkëputur prej tyre në pistë. Përveç që, në xhiron e fundit, pikërisht në kthesën e fundit, Jaijun përpiqet të kapërcejë Ohno-n, por rrëshqet dhe godet kundërshtarin e tij, i cili nga ana e tij gjithashtu tërheq Ahn dhe Turcotte me vete, duke krijuar një rrëzim me efekt domino. Vetëm një patinator qëndron ende në këmbë, Steven Bradbury, i cili përfundon xhiron dhe fiton arin mes habisë së përgjithshme.

Kjo është historia e pabesueshme e Steven Bradbury: duke u ngritur pas një aksidenti të tmerrshëm për të vazhduar ndjekjen e ëndrrës së tij të përjetshme, edhe duke e ditur se ai kurrë nuk mund ta arrinte atë.
Ose mbase po! Sepse ia doli, sepse jetës nuk i dihet kurrë…