Categories
Këshilla

Sugjerimet për gratë shtatzëna: Si të hiqni kilogramët pas lindjes së bebit

Të rikthesh linjat trupore të mëparshme pas lindjes është mjaft e vështirë, por jo e paarritshme. Barku është zona më problematike që mundon shumicën e femrave. Nëse nuk jeni të angazhuara shpejt me një punë, atëherë është vërtet e vështirë.

Dy javë pas lindjes mund të përballeni me bark të fryrë, të patonifikuar dhe të varur, por e rëndësishme është të gjeni vullnet dhe kohë për t’u kthyer në formën e duhur trupore.

Mund të filloni duke mbajtur regjimin e duhur ushqimor. Konsumoni ushqime të pasura me proteina, pa shumë kripë dhe të thjeshta për t’u tretur. Kështu nis procesi për të mundësuar synimin tuaj pas lindjes së bebit.

Konsumoni perimet jeshile si spinaqi, sallatë jeshile, peshk dhe mishin e bardhë të pulës. Dietat nuk janë të rekomandueshme nga doktorët. Gjatë ditës mund të hani fruta dhe arra.

Gjumi është gjithashtu element i rëndësishëm, pasi trupi është dyfish më i lodhur pas lindjes dhe ka nevojë për rikuperim. Gjatë kohës së lirë mund të bëni aktivitete fizike (vrap, palestër).

Ushtrimet për muskujt e barkut është e këshillueshme t’i zhvilloni pas muajit të tretë të lindjes. Nuk është nevoja të konsultoheni me një mjeshtër palestrash. Sot ka video pafund në Youtube, që japin sugjerime për stërvitjen. Duhet të jeni më të pavarura.

Categories
Këshilla

Shëndeti i veshkave, këto janë ushqimet që duhet t’i keni parasysh

Ushqyerja e shëndetshme dhe e ekuilibruar është thelbësore për shëndetin e veshkave ndërkohë që ata që vuajnë prej tyre duhet të tregojnë kujdes të dyfishtë. Duke qenë se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm, përzgjedhja e ushqimeve të duhura për veshkat është e një rëndësie të madhe.

Nëse vuani nga veshkat, atëherë duhet të tregoni kujdes me nivelet e kaliumit në trup. Pjeshkët, dardhat, frutat e pyllit, mollët, qershitë, ananasi, shalqini, specat, qepët, brokoli janë ushqime të mira për veshkat që mund t’i hani në mëngjes. Në mëngjes nuk duhet të hani domate, patate, banane dhe lëng portokalli.

Kujdes me proteinën – Nivelet e larta të proteinës shkaktojnë një barrë të rëndë për veshkat dhe mund të nxisin akumulimin e dëmshëm të tyre në gjak. Nëpërmjet mjekut ju mund të përcaktoni një menu të shëndetshme e të kujdesshme me përmbajtje të ulët proteine. Mëngjeset me nivele të ulëta të proteinës përfshijnë: fruta, perime, drithëra, tërshërë dhe petulla me drith të plotë.

Hiqni dorë nga kripa – Ushqimet me kripë kontribuojnë në sëmundjet e veshkave dhe këto të fundit e kanë të vështirë të përpunojnë dhe filtrojnë sasitë e mëdha të kripës.

Duhet që mëngjesin ta nisni me një vakt pa kripë ku mund të hani fruta, perime, vezë të ziera fort dhe drithëra. Në mëngjes nuk duhet të hani salçice ose sallamëra sepse përmbajnë shumë kripë.

Rekomandime: Duhet që njerëzit që vuajnë nga veshkat të konsumojnë në mëngjes një nga alternativat e mëposhtme: një tas me tërshërë të pasur me hekur, fruta të freskëta si mollë, dardha dhe pjeshkë, një panine me bukë gruri dhe një vezë të zier fort, të shoqëruar me një filxhan me fruta pylli. Nëse bëni krepa në shtëpi, bëjini me miellin e drithit të plotë dhe shoqërojini ato me fruta të freskëta e jo shurup.

Categories
Këshilla

“Mbani rezerva ushqimore”, qeveria shqiptare na paralajmëron për ditët e vështira

Vala e të ftohtit në vendin tonë ka ardhur dhe pritet që në ditët në vijim të bëhet akoma edhe më e fortë. Temperaturat do pësojnë ulje drastike deri në – 17 gradë.

Lidhur me këtë situatë ka reaguar edhe Ministria e Shëndetësisë, me një thirrje për kujdes të veçantë. Ekspozimi ndaj temperaturave të ulëta mund të shkaktojë problem të rënda shëndetësore.

Kategoritë më të rrezikuara nga i ftohti janë: foshnjet, të moshuarit dhe të sëmurët kronikë. Kujdesuni në mënyrë të veçantë për këto kategori, të cilët janë më të rrezikuar nga temperaturat e ulëta të dimrit.

Si të kujdeseni për veten gjatë ditëve të ftohta: Siguroni ambient të ngrohtë e me temperaturë konstante në shtëpi dhe punë. Vishuni me veshje sa më të rehatshme të ngrohta, rezistente ndaj erës dhe shiut, kapele dhe doreza si dhe këpucë kundër ujit.

Konsumoni produktet e stinës në sasi të mjaftueshme. Ushqimi i siguron trupit energji dhe ngrohtësi në ditë të ftohta. Merrni masa paraprake për rastet e emergjencave. Është e rëndësishme.

Mbani në shtëpi si rezervë për rastet e ekstreme të motit ujë të pijshëm dhe ushqime të cilat nuk kanë nevojë për frigorifer. Mbroni familjen tuaj nga monoksidi I karbonit.

Mbani bombolat e gazit jashtë shtëpisë, bodrumit apo garazhit. Lini menjëherë shtëpinë dhe njoftoni autoritetet në rast se nuhasni praninë e gazit. Këto janë këshillat që ministria jep për qytetarët.

Categories
Këshilla

Vajza dhe gra shqiptare, kjo bimë do ju ndihmojë të mbani mjekun larg

Bima Virak ka fituar famën si një ilaç kundër sëmundjeve të grave. Ky çaj është zgjidhja më e mirë për trajtimin e infertilitetit. Vepron si një rregullator i shkëlqyer i hormoneve, stimulon rritjen e progesteronit dhe çon në menstruacione më të rregullta, gjë që është e rëndësishme kur doni të mbeteni shtatzënë.

Gjithashtu në mënyrë efektive humb peshë dhe ndihmon me vezoret policistike. Çdo grua që ka lindur së fundmi duhet të pijë çaj virak 8 deri në 10 ditë pas lindjes. Rekomandohet gjithashtu për lëndimet pas lindjes, për rikuperimin nga një lindje e vështirë dhe për një stomak të relaksuar.

Ndihmon me PMS dhe menopauzën – Përveç efekteve të përmendura në shëndetin e gruas, viraku vepron edhe kundër fibromave, kisteve dhe endometriozës, lehtëson problemet menstruale, rregullon ciklin menstrual dhe zbut simptomat e menopauzës. Përdoret edhe për menstruacione të dhimbshme dhe të rënda, sepse përmban tanine dhe astringent që normalizojnë gjakderdhjen.

Shkatërron bakteret dhe viruset – Hulumtimet më të fundit shkencore tregojnë se viraku parandalon rritjen e shumë llojeve të baktereve, duke përfshirë stafilokokun – një bakter që është bërë rezistent ndaj shumë antibiotikëve. Viraku gjithashtu mendohet të ketë veti antivirale.

Duke pasur parasysh se rigjeneron dhe tonifikon fuqishëm mitrën, si dhe ndihmon në shërimin e plagëve, arrihet në përfundimin se është një ilaç i shkëlqyer kundër sëmundjeve të shkaktuara nga virusi papilloma humane (HPV).

Ndihmon edhe me: gjakderdhjen, pickimin e insekteve, të përzierat dhe të vjellat, ekzemën dhe dermatitin, dhimbjen e fytit, diarrenë, sidomos te fëmijët e vegjël, hemorroidet dhe ulcerat e stomakut.

Si të përgatisni çajin? – Hidhni një lugë çaji virak në një filxhan me ujë të vluar dhe lëreni të qëndrojë për pesë deri në dhjetë minuta. Pini gjithmonë në gllënjka nga dy filxhanë në ditë.

Categories
Këshilla Shëndeti

Të hënën në Shqipëri nis acari: Si të përshtatim trupin me temperaturat ekstreme

Vendi ynë pritet që të përballet me temperatura të pazakonta për këtë rajon. Të paktën ky është parashikimi i bërë nga sinoptikanët që ka çuar dhe në mbylljen e shkollave për tre ditë, javën që vjen. Por a ka një mënyrë se si mund të ambientohemi në një dimër të ftohtë dhe në një mot të acartë?

Fatkeqësisht, kurrë nuk do të mund ta mposhtim plotësisht të ftohtin, por ka mënyra se si të mos i ndjejmë kaq shumë temperaturat e ulëta. Kjo është dhe arsyeja pse disa njerëz e ndiejnë më shumë të ftohtin se disa të tjerë.

Më poshtë do ju tregoj disa truke të thjeshta që do t’ju ndihmojnë ta përballoni të ftohtin në një kohë më të shkurtër. Ndoshta që të përshtateni do t’ju duhen disa ditë, por mendoni që pas kësaj nuk do e ndjeni aq shumë acarin.

1, Të ftohtin duhet ta perballoni me të ftohtë. Dilni jashtë më shpesh. Ju duhet të kaloni të paktën dy orë në ditë jashtë. Filloni me pak minuta dhe shtoni gradualisht 15 minuta në ditë. Shmangni veshjen e tepërt. Vishni rroba të mjaftueshme për t’ju mbajtur ngrohtë. Provoni një shall dhe më pak shtresa në trupin tuaj. Një shall ju bën që gjaku në qafë të ngrohet dhe receptorët e trurit marrin idenë se është ngrohtë.

Mos e mbani shumë të lartë temperaturën e kondicionerit. Përveçse do të kurseni para, filloni që dalëngadalë të ulni temperaturën brenda në shtëpi, në një nivel që mund ta duroni.

Mund të bëni dush të ftohtë. E di që tingëllon e vështirë, por filloni duke alternuar ujin nga i ngrohtë në të ftohtë. Pini pije të ftohta rregullisht. Shmangni pijet e nxehta si kafeja, çaji apo çokollata e nxehtë nëse nuk jeni ftohur ose s’keni grip.

2 Rritni aktivitetin tuaj – Ushtrimet e përditshme do ta mbajnë metabolizmin tuaj në një nivel të shëndetshëm dhe do të gjenerojnë nxehtësi për trupin tuaj. Bëni shëtitje, vraponi, kërceni por mos rrini në një vend.

3.Hani siç duhet – Marrja e kalorive shtesë nga yndyrnat e mira është një mënyrë e shkëlqyer për të ushqyer trupin tuaj gjatë muajve të dimrit. Mbani një dietë të ekuilibruar mirë. Ju keni nevojë për proteina dhe karbohidrate.

Categories
Këshilla Shëndeti

Qumësht apo lëng portokalli: Ju sugjeroj cilin duhet të përdorni në mëngjes

Nëse ju pëlqen ta nisni ditën me lëngje se sa me ushqim, gjasat janë që të jeni të dyzuar mes lëngut të portokallit dhe qumështit. Në përgjumje e sipër ndoshta nuk mund të përcaktoni cila është alternative më e shëndetshme, ndaj sot kemi këshillat që ju nevojiten.

Lëngu i portokallit, avantazhet – Një gotë me lëng portokalli të freskët përmban 110 kalori dhe plotëson dozën e plotë të nevojshme të vitaminës C. Kjo e fundit është një antioksidant i fuqishëm që mbron lëkurën nga dëmet që i shkaktohen nga dielli dhe ndotja mjedisore.

Disavantazhet – Nëse e teproni me lëngun e portokallit do të dëmtoni enamelin e dhëmbëve. Ekspertët kanë zbuluar se njerëzit që pijnë lëng portokalli çdo ditë për pesë ditë me rradhë humbasin fortësinë e enamelit të dhëmbëve me 84 përqind. Ndikim më të keq kanë pijet energjike dhe ato të gazuara, që kanë nivel aciditeti më të lartë dhe më të dëmshëm.

Qumështi – Një gotë me qumësht plotëson 20 përqind të nevojave ditore për proteinë dhe gjysmën e nevojës ditore për kalçium. Studimet kanë zbuluar se njerëzit që pijnë qumësht në mëngjes kanë më pak gjasa ta teprojnë me ushqimin në vaktin e rradhës. Kjo vjen falë natyrës plotësuese të proteinës dhe faktit se kalçiumi rregullon hormonet që kontrollojnë peshën trupore.

Disavantazhet – Yndyra tek qumështi i plotë është e ngopur dhe rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare si edhe gjasat e mbipeshës. Në aspektin mjedisor, qumështi jo-organik vjen nga kafshë të ushqyera me antibiotikë dhe hormone.

Sugjerim: zgjidhni qumështin! Ai është shumë miqësor me dhëmbët sepse përmban kalçium. Megjithatë, sigurohuni që të jetë organik dhe pa pesticide, fertilizues, antibiotikë dhe hormone. Një qumësht i tillë ju pajis me të njëjtët antioksidantë si lëngu i portokallit.

Qumështi organik përmban 75 përqind më shumë beta karoten dhe 50 përqind më shumë vitamin E që lufton tumoret dhe sëmundjet e zemrës. Qumështi përmban 70 përqind më shumë acide yndyrore omega-3. Kjo nuk do të thotë se duhet të hiqni dorë nga lëngu i portokallit, por mbase jo në mëngjes. Megjithatë, përpiquni ta hani portokallin si frut, në mënyrë që të merrni vlerat më të mira. Një tjetër këshillë e rëndësishme është që të shpëlani gojën pasi të keni pirë lëng portokalli.

Categories
Këshilla

Nga salmoni te kumbullat e thata: Disa super ushqime për kockat

Sot do të trajtojmë një temë të rëndësishme për shëndetin, ushqimet për shëndetin e mirë të kockave. Më kryesoret janë perimet, frutat, fiqtë, salmoni dhe kumbullat e thata. Më poshtë i gjeni të detajuara:

Perimet: Sigurisht, që bulmeti është shumë i rëndësishëm, por as perimet nuk mbeten mbrapa. Pse të mos i konsumojmë të dyja? Një zgjedhje e shkëlqyer: perime me gjethe si, lakra jeshile, sallata, rrepa etj. Për më tepër, perimet kanë gjithashtu vitaminë K, e cila mund të zvogëlojë rrezikun e osteoporozës.

Frutat: Shtoni një frut në mëngjesin tuaj. Frutat kanë vitaminë C, e cila është treguar se ndikon në shëndetin e kockave. Një frut i plotë ka rreth 88 miligramë vitaminë C, duke ju dhënë sasinë që ju nevojitet për gjithë ditën.

Fiqtë: Nëse jeni duke kërkuar për fruta që forcojnë kockat, fiqtë duhet të jenë në krye të listës suaj të blerjeve. Pesë fiq të freskët mesatarisht kanë rreth 90 miligramë kalcium dhe lëndë ushqyese të tjera si kaliumi dhe magnezi.

Salmoni: Ai dhe llojet e tjera të peshkut ofrojnë një sërë lëndësh ushqyese që forcojnë kockat. Ato përmbajnë vitaminë D, e cila ndihmon trupin të përdorë kalciumin, dhe acide yndyrore omega-3, të cilat gjithashtu mund të ndihmojnë kockat.

Kumbulla të thata: Duhet të hani kumbulla të thata. Hulumtimet kanë zbuluar se ngrënia e tyre çdo ditë, së bashku me kalciumin dhe vitaminën D, mund të ndihmojë në përmirësimin e densitetit të kockave.

Categories
Këshilla

Njihuni me përbërësin që mbron shëndetin e zemrës, ja ushqimet ku gjendet

Sipas një studimi të kryer nga Universiteti Loma Linda në Shtetet e Bashkuara dhe Instituti Kombëtar i Kërkimeve Agronomike në Francë, proteinat e arrorëve dhe farave janë mirëbërëse për zemrën.

Studimi ku morën pjesë plot 81.000 vetë, nxori në pah rrezikun në rritje nga sëmundjet e zemrës si pasojë e konsumit të proteinës me bazë shtazore. Shkencëtarët thanë se njerëzit që konsumojnë sasi të mëdha të proteinës me bazë shtazore ishin 60% më shumë të rrezikuar nga sëmundjet kardiovaskulare.

Arrorët Dhe Farat Kundër Sëmundjeve Të Zemrës
Sipas tyre, njerëzit që konsumojnë proteinë nga arrorët dhe farat ishin 40% më pak të rrezikuar nga këto sëmundje. Në mesin e shkencëtarëve ka lindur prej kohësh idea se arrorët dhe farat janë të mrekullueshëm për shëndetin e zemrës. Ata kanë qenë dhe mbeten të mendimit se proteina e mishit të kuq e dëmton dhe e dobëson atë. Mishi i kuq, thanë ata, rrit rrezikun e prekjes nga sëmundjet kardiovaskulare ndaj duhet konsumuar rrallë ose aspak.

Cilët janë arrorët me më shumë proteina? – Në një racion të vetëm (një grusht ose rreth 100 gramë), shumica e arrorëve ofrojnë 8-18 përqind të proteinës. Farat dhe arrorët me më shumë proteinë janë: farat e kungullit, kikirikët, bajamet, fistikët, farat e lulediellit, farat e linit, farat e susamit, farat chia, shqemet.

Për më tepër, arrorët dhe farat ofrojnë ushqyes të tjerë të dobishëm jo vetëm për zemrën por edhe për imunitetin. Shkencëtarët shprehen se arrorët dhe farat janë të pasur me fibër, minerale, vitaminë E dhe acide yndyrore omega-3.

Sipas tyre, farat dhe arrorët duhen konsumuar në gjendjen e tyre natyrale, pra pa kripë dhe vaj të shtuar. Këto ushqime të shëndetshme mund të përfshihen në receta të ndryshme dhe janë lehtësisht të kombinueshme me barishte dhe në sallata. Arrorët dhe farat janë një zëvendësues i shëndetshëm i patatinave të kriposura dhe me yndyrë që dëmtojnë organizmin dhe në veçanti zemrën.

Categories
Këshilla

Të dobësohesh duke ngrënë është e mundur! Ju tregoj si të ndryshoni lehtë ushqimin

Si të dobësoheni? Është një pyetje që mund t’ja bëni shpesh vetes, madje edhe të merrni masa për ta arritur këtë. Këtu flasim për dietat strikte, ushtrimet, medikamentet apo mënyra të tjera që stimulojnë të ngrënin e pakët dhe rënien nga pesha.

E megjithatë të gjithë këto mënyra mund të ndodhë që të mos funksionojnë. Sipas të dhënave thuhet se ajo që ju duhet është të ndryshoni raportin tuaj me ushqimin.

Ku duhet të filloni? – Si fillim duhet të kërkoni rezultate reale të cilat mund t’i arrini fizikisht dhe mendërisht. Qëllimi juaj nuk duhet të jetë ai i dobësimit të menjëhershëm, por i një jetese më të shendetshme se ajo që keni patur deri tani. Së dyti nuk duhet të vuani nga uria dhe të detyroni veten të rrini për kohë të gjata pa ngrënë. Ushiqmi është një proces shumë i kënaqshëm për organizmin, ju ndihmon të qetësoheni, të merrni energji dhe të jeni më të shëndetshëm.

Si të ushqeheni? – Zgjidhni ushqime të cilat janë të pasura me fibra, ujë dhe me pak yndyrna. Eleminimi i brumit, sheqerit dhe yndyrnave të tepërta është pika e parë ku duhet të filloni. Masni kaloritë për ushqimet që konsumoni, ato me më pak kalori zakonisht kanë më shumë vlera ushqyese dhe janë më të shëndetshme për trupin. Ekspertët se fundëmi po e ndajnë ndjenjën e urisë dhe ngopjes në 5 faza.

1. Shikojeni ushqimin para se ta konsumoni në mënyrë që fillimisht të kënaqni syrin. 2.Më pas nuhasni të gjithë aromat e mrekullueshme me pjatës që do të konsumoni. 3.Provojeni ushqimin dhe shijoni mirë recetën. Gjuha ka mbi 10.000 shqisa shijimi të cilat vihen të gjithë në punë nëse e konsumoni ushqimin tuaj ngadalë.

4.Kalojeni ushqimin në stomak pasi e keni shijuar dhe mundohuni të ngopeni ngadalë. Në këtë mënyrë do të kuptoni nëse ajo që ndjeni është vërtetë uri apo ndonjë ndjenë ankth e emocionë të tjera të ngjashme.

5.Kujdesuni që ta dëgjoni organizmin dhe të ushqheni në mënyrën e duhur. Pra nëse papritur doni të konsumoni një ushqim të caktuar, shpesh kjo dëshirë vjen sepse trupit i mungon një ushqyes i caktuar.

E gjitha kjo është një mënyrë jetese ku ushqimi është më shumë se thjesht një vakt, por një process të cilin ju duhet ta shijoni në maksimum. Merrni kohën tuaj për të provuar e kuptuar të gjithë shijet e recetës që keni përpara, konsumojeni ngadalë dhe do të humbisni shpejt në peshë.

Categories
Këshilla

3 metoda natyrale: Si të ulnin tensionin e lartë të gjákut në pak minuta

Tensioni i lartë i gjakut është një problem shumë i përhapur shëndetësor. Nëse nuk trajtohet siç duhet, hipertensioni mund të transformohet në një problem mjaft shqetësues madje katastrofik duke shkaktuar diabet, sëmundje kardiovaskulare, probleme me aftësitë e trurit dhe dështim të veshkave.

Shumica e njerëzve që vuajnë nga tensioni i lartë përdorin medikamente të cilat shoqërohen me efekte anësore përfshirë: pagjumësinë, marramendjen apo kontraktime të muskujve. Por ju mund të përdorni shumë thjeshtë edhe disa ushqime ose produkte që i gjeni lehtë në shtëpi siç janë hudhra, limoni apo uthulla e mollës. Nëpërmjet këtij artikulli do të mësoni për 3 kura natyrale të cilat janë jashtëzakonisht efikase kundër tensionit të lartë.

Kura e parë me lëng limoni. Përbërësit, ujë, një limon. Udhëzimet – Shtrydheni lëngun e një limoni në një gotë me ujë dhe pijeni atë çdo mëngjes përpara se të konsumoni ushqim. Limonët kanë aftësinë të ruajnë fleksibilitetin dhe funksionet e enëve të gjakut duke ulur kështu tensionin.

Kura e dytë me hudhër – Hudhra përmban substanca sulfuri që kanë aftësinë të ulin tensionin e gjakut dhe largojnë toksinat dhe kolesterolin nga organizmi. Këto substanca stimulojnë prodhimin e oksidit nitrik dhe të rregullojnë tensionin e gjakut, duke i zgjeruar enët e tij. Ju duhet të konsumoni 2-4 thelpinj hudhër të freskët në mëngjes përpara se të hani ushqim ose përpara se të flini. Hudhra duhet ngrënë e gjallë sepse gatimi humbet shumicën e ushqyesve të nevojshëm.

Përbërësit e kësaj kure: ujë, një majë luge çaji me sodë buke, një lugë gjelle me uthull molle.

Udhëzimet – Uthulla e mollës përmban shumë minerale të dobishme si kaliumi, magnezi dhe kalçiumi. Këto minerale janë thelbësore për qarkullimin e gjakut dhe uljen e tensionit. Përzieni një lugë gjelle me uthull molle, një majë luge çaji me sodë buke dhe një gotë me ujë. Konsumojeni dy herë në ditë për rezultate më të mira.