Categories
Lajme

E DHIM BSHME: Djali 5 muajsh i aktorit te njohur ndahet nga jeta

Aktori i njohur amerikan, Nick Cannon ka ndarë një lajm të hidhur me ndjekësit e tij. Djali i vogël i ka vde kur pasi u diagnos tikua me tu mor në tru.

Aktori gjatë pjesëmarrjes në ‘The Nick Cannon Show’ tregoj se djali i tij 5 muajsh, Zen, ka vde kur. Ai tha se gjërat morën kthesë të keqe dhe tum ori filloj të ndikoj aq shumë saqë i mori jetën.

Zen ishte fëmija i 7-të i Nick. Para njoftimit të dhimbshëm, Nick dhe gruaja e tij e kishin mbajtur private çështjet e shëndetit të djalit.

Nje lajm qe ka shokuar fansat e tij qe nuk kane ngurruar qe ti shprehin ngushellime aktorit te njohur. Nje moment mjaft i veshtire per jeten dhe karrieren e Nick.

Ky i fundit eshte nje nder aktoret me te dashur. Ai i ka dhene jete roleve te rendesishme dhe ka bere shume persona te flasin per talentin e tij te padiskutueshem.

Situata nuk ka qene aspak e qete per familjen e aktorit te njohur. Ai eshte munduar qe te vazhdoje te jetoje, pavaresisht se dhimb ja eshte e madhe.

Categories
Lajme

Sot do kemi një rikthim të bujshëm të BBV! Çfarë pritet të ndodhë sot në spektakël

Opinionistja e ‘Big Brother VIP’, Balina Bodinaku mungoi dy herë radhazi gjatë spektaklit të së martës edhe të së premtes. Ajo u zëvendësua nga gazetarja e njohur e aktualitetit Sonila Meço. Këto dy spektakle rrjeti ka qenë ‘i nxehtë’ nga formimi i trekëndëshit Bora-Donald-Beatrix dhe Balina e ka komentuar atë nëpërmjet Instagram Live apo Story.

Po ku ishte ajo? Nga postimi i fundit duket se Balina ka pasur Covid-19. “Gjate Covidit, per te gjithe ju qe me pyesni, nuk mora asgje. Ose te pakten asgje qe nuk marr cdo dite tjeter te vitit, si pjese te kujdesit te perditshem per veten ( nje nga hobet e mia 🤣),- shkroi ajo.

Nuk ka munguar dhe komenti epik i një ndjekëse, e cila dyshon se Balina gjatë kësaj kohe ka bërë një ndërhyrje estetike. Ajo i tha se duket sikur ka bërë hundën operacion, ndërsa Balina iu përgjigj me humor se e ka pasur fiksim gjithë jetën.

Kujtojmë se menjëherë pas mbrëmjes, Balina u shfaq në një video live në Instagram me ish-banoren, Sheila Haxhiraj. Balina u shpreh se nuk i pëlqeu aspak nata e djeshme dhe se produksioni dhe opinionistët e trajtuan çështjen e Donaldit si një gjyq moralist. Balina u shpreh se nuk iu duk aspak e drejtë që Arbri dhe Sonila i kërkuan llogari Donaldit, për një histori që tek e fundit ai e kishte mbyllur jashtë shtëpisë së Big Brother.

Përsa i përket Balinës, kujtojmë se ajo u vu në qendër të vëmendjes pas asaj që ndodhi me Fifin, te ciles ra të fikët pas një debati me opinionisten, ku kjo e fundit i tha se do vëmendje. Te emisioni “Goca dhe Gra” Balina Bodinaku foli për situatën. Ajo tha se nuk e kishte menduar kurrë se do ndodhte një gjë e tillë, pavarësisht se kishte marrë përsipër të përballonte çdo kosto që në momentin që mori përsipër këtë pozicion.

“Po mundohesha të kuptoja ca kisha thënë, a isha unë shkaktarja. Kjo është një gjë që e kam marrë përsipër, por nuk mendoja që do ndodhte një gjë e tillë. Por kisha marrë parasysh që do përballesha me fansat e personave që janë brenda. Ka shumë tifozllik dhe me këta nuk racionalizon dot dhe është e kotë të mërzitesh e të gjykosh”, tha Balina. Më pas Bodinaku tha se ka marrë mallkime nga të gjitha llojet, nga fansat e këngëtares së njohur.

Categories
Lajme

“Ajo ka lënë një testament”, Arjan Konomi mes lotësh zbulon çfarë po ndodh me djalin e Hueyda El Saied

Ndarja e parakohshme nga jeta e artistes Hueyda El Saied i ka prekur të gjithë. Mirëpo pavarësisht kësaj ikjeje të parakohshme, ajo do të jetojmë gjithmonë jo vetëm në kujtimet e miqve e të njerëzve të dashur për të, por edhe me veprën e fundit që ka lënë pas.  Miku i saj, Arjan Konomi, analisti i njohur, zbuloi mes lotëve në emisionin “Rudina” se vajza e njohur e ekranit, ka lënë pas një tjetër copëz nga vetja.

“Unë nuk kisha mundësi prej punës të qëndroja më tepër në Luksemburg, por do të shkoj së shpejti përsëri. Dua të them diçka që po e them këtu për herë të parë dhe e preka në fillim të emisionit. Hueyda ka shkruar shumë gjatë kësaj kohe. Thierry i ka ato dhe do shkoj t’i shohim bashkë, mbase do të arrijmë t’i publikojmë. Ka mbajtur shumë shënime, ka treguar, ka rrëfyer”.

“Nuk ka treguar gjatë kohës që ishte sëmurë sepse nuk donte dhembshurinë e njerëzve, ama ka lënë një testament që më tepër do të jetë një mesazh për femrat, për gratë, për jetën, për kujdesin që duhet të kemi ndaj shëndetit dhe sidomos ndaj tumorit të gjirit. Folëm pak me Thierry, por nuk ishte momenti”, tha Arjani.

Rudina Magjistari: Gabrieli është me Thierry tani? Arjan Konomi: Gabrieli është me Thierry. E ka dërguar në Disnleyland ku do të kalonin disa ditë për t’i dhënë një sens tjetër për të vazhduar jetën me normalitetin pavarësisht se mungesën nuk ka për ta përmbushur asgjë.

Pak javë pas ndarjes tragjike nga jeta të Hueyda El Saied, ka ardhur një reagim nga partneri i saj, Thierry. Nëpërmjet një postimi në profilin e balerinës, ai ka falenderuar në emër të tij dhe djalit Gabriel, të gjithë ata që kanë shprehur ngushëllimet për të. Ai shkruan se Hueyda tregoi forcë dhe guxim përballë kësaj beteje të ashpër që i mori jetën.

Thierry thotë se ai dhe i biri i tyre janë krenar për atë që Hueyda ishte ndërsa shprehet se falë saj është një person më i mirë. Mes të tjerash, Thierry shprehet falenderues ndaj balerinës pasi i ka dhënë dhuratën më të bukur, Gabrielin, të cilin e birësoi disa muaj më parë. Në fund, ai i bën dhe një premtim se do ta mbajë djalin e tyre pranë vetes gjithmonë.

Categories
Lajme

Qumështi apo kosi, e dini cili është më i mirë për mëngjes?

Produktet e bulmetit janë një pjesë e rëndësishme e çdo regjimi të shëndetshëm ushqimor. Megjithatë, në disa aspekte, përzgjedhja e llojit të duhur të produkteve të bulmetit bën një ndryshim të ndjeshëm. Si të bëni përzgjedhjen e duhur mes qumështit dhe kosit për shëndetin e organizmit?

Pasuria e ushqyesve tek kosi dhe qumështi – Si qumështi, ashtu edhe kosi janë të shkëlqyer sa i përket pasurisë së kalçiumit, kaliumit dhe vitaminës D.

Qumështi – Qumështi përmban edhe tryptophan, vitaminat B2, B12, K dhe A. Ai është gjithashtu i pasur me proteinë por edhe fosfor. Shumica e këtyre ushqyesve gjenden më shumë tek qumështi i lopës. Qumështi në përgjithësi ndihmon në uljen e tensionit të gjakut por ai rekomandohet edhe në uljen e rrezikut të sëmundjeve kancerogjene, mbipeshës, diabetit dhe sëmundjeve të zemrës.

Kosi – Kosi i përmban me bujari të gjithë ushqyesit e lartpërmendur por edhe proteinë, zink, vitaminë B5 dhe probiotikë. Këta të fundit janë një prej ndryshimeve më madhore mes qumështit dhe kosit. Probiotikët janë të domosdoshëm për shëndetin e stomakut dhe tretjen. Kosi i shtëpisë i fermentuar me farë natyrale është i pasur me probiotikë por përmban edhe sasi më të larta të kalçiumit dhe kaliumit. Probiotikët në fjalë kurojnë problemet me aciditetin në stomak, ulçerën dhe zorrët.

Nga ana tjetër, kalçiumi tek kosi përthithet më mirë nga organizmi në krahasim me kalciumin që gjendet tek qumështi. Kjo ndodh falë prezencës së acidit laktik që shërben si ndërmjetës për përthithjen e kalçiumit. Një ndryshim tjetër mes qumështit dhe kosit është se ky i fundit tretet dhe pranohet më lehtë nga organizmi. Ka shumë njerëz në botë që kanë intolerancë ndaj laktozës, ndaj kosi është më i përshtatshëm për ta. Për më tepër, kosi është më i butë për organizmin e njerëzve që vuajnë nga fryrjet, aciditeti e të tjerë.

Cili rekomandohet për mëngjes? – Për shkak se tretet më lehtë dhe ka më shumë probiotikë, kosi është më i rekomandueshëm për mëngjes. Mund ta kombinoni me fara të ndryshme apo drithëra për më shumë energji gjatë ditës. Edhe qumështi mund të konsumohet pa problem, por duhet të keni parasysh se stomaku do më shumë kohë për ta asimiluar.

Categories
Lajme

Hurmat kanë veti të rralla për shëndetin, ju shpjegoj në detaje pse duhet t’i konsumoni

Jemi ende në sezonin e hurmave, ose ‘mollëve të Orientit’ sipas përkufizimit letrat për shkak të origjinës së tyre së pari në Kinë dhe më pas në Japoni ku njihet si Lotus (fruti) dhe Pema e Paqes (bima). Ia vlen ta përmendim se sa i dobishëm mund të jetë ky frut tipik i vjeshtës për shëndetin tonë, n jë frut që ndër të tjera mund ta përdorim shumë edhe me variacione të ndryshme, në kuzhinë.

Përfitimet e këtij fruti të mrekullueshëm – Një hektogram i këtij fruti me lëkurë të verdhë në portokalli, siguron 65 kalori dhe përbëhet nga 80% ujë dhe 18% sheqer me gjurmë të proteinave dhe yndyrnave, ndërsa ka rreth 2,5 fibra.

Hurma përmban gjithashtu një sasi të lartë kripërash minerale, veçanërisht kalium, kalcium, fosfor dhe vitamina A, C dhe B. Duke qenë e pasur me vitamina dhe betakaroten, hurma gjithashtu siguron në organizmin tonë një sasi të mirë të antioksidantëve të cilët kryejnë një veprim parandalues kundër tumoreve.

Një frut shumë energjik, rekomandohet veçanërisht në rastet e mungesës së oreksit dhe për ata që praktikojnë sport rregullisht. Megjithatë, hurma është një frut që nuk rekomandohet në rast diabeti për shkak të indeksit të lartë glicemik që shkakton një rritje të papritur të sheqerit në gjak.

Gjithashtu rekomandohet të konsumohet në mënyrë të moderuar edhe në rastin e mbipeshës dhe obezitetit për shkak të përmbajtes së lartë të kalorive. Le të shohim me detaje cilat janë vetitë terapeutike të hurmave:

Forcojnë sistemin imunitar. Siç është përmendur tashmë, hurmat përmbajn vitaminë C e cila forcon sistemin tonë imunitar, prandaj ky frut është mirë të serviret në tryezë në periudhën e ndryshimit të stinëve për të na mbrojtur nga virozat tipike të vjeshtës. Parandalojnë sëmundjet kardiovaskulare. Dhe jo vetëm. Hurmat favorizojnë edhe absorbimin e hekurit.

Një laksativ i shkëlqyer. Duke vepruar drejtpërdrejt në mëlçi dhe në zorrë, hurmat janë një lakstiv natyral falë taninave dhe fibrave të pranishme në tulin e tyre. Që të përfitoni maksimumin e këtyre benefiteve ato duhet të jenë të pjekura mirë.

Diuretike. Për këtë funksion, këto fruta duhet të hahen në mëngjes dhe të papjekura mirë. Në këto kushte, bëhen një diuretik i shkëlqyer falë përmbajtjes së kaliumit.

Për energji. Hurma konsiderohet si një frut ideal për fëmijët, ata që merren me sport dhe personat astenike pasi kanë veti të shkëlqyera energjike, falë sheqernave që përmbajnë.

Maskë fytyre me hurma – Falë përmbajtjes së lartë të vitaminave dhe kripërave minerale, hurmat janë një ilaç i vërtetë jo vetëm për shëndetin, por edhe për bukurinë tonë. Ato kanë efekte të shumta të dobishme për lëkurën dhe flokët. Për shembull, tuli i hurmës mund të përdoret si një maskë bukurie për rigjenerimin e lëkurës së fytyrës: mjafton ta lini të veprojë për 5-10 minuta për ta lejuar lëkurën të thithë të gjitha benefitet e saj. Për një efekt kundër rrudhave, shtoni gjithashtu disa pika vaj ulliri

Categories
Lajme

Kur aktorja shqiptare ngrinte alarmin: Jam harruar!

E larguar në Gjermani në ditët që i paraprinë ndërrimit të sistemit në Shqipëri, ajo i ka pasur të rralla kontaktet me publikun në Shqipëri.

Në intervistën e parë 25 vjet pas largimit nga atdheu, dhënë përmes Skype-it për Tema TV, Eva shprehet mes lotësh se pakkush e ka kujtuar dhe kjo ishte arsyeja e moskthimit të saj.

“Nuk jam kthyer asnjëherë sepse jam shumë e mërzitur”, thotë ajo në intervistën e zhvilluar në vitin 2015. Në intervistë, ajo rrëfen se pavarësisht talentit, nuk është vlerësuar në Shqipëri dhe kjo për shkak të divorcit.

“Unë jam vlerësuar, jam propozuar por nuk e kam marrë çmimin “Artiste e Merituar” sepse isha e ndarë”, thotë ajo në intervistë.

Për publikun shqiptar, Pëllumbi është e njohur për rolet në filmat “Vajza me kordele të kuqe”, “Ëndërr për karrige” apo edhe “Kapedani”.

Përveç filmave, aktorja ka punuar për 17 vite në Teatrin e Kukullave ku ka luajtur rolin e “Çufos” nga vepra e Gaqo Bushakës si dhe Pinokun. Eva Pëllumbi është ndarë nga jeta.

Categories
Lajme

Po testoj pak amvisat shqiptare: Sa lloje patatesh të ëmbla njihni?

Patatet e ëmbla janë plot me lëndë ushqyese si fibra dhe vitaminë A. Ato variojnë në formë, ngjyrë, strukturë dhe secila ka shijen e saj unike. Edhe pse shumica e varieteteve janë të gjithanshme në kuzhinë, njohja e llojit me të cilin keni të bëni mund t’ju ndihmojë të zgjidhni një metodë gatimi që mund të jetë më e përshtatshme për recetën që keni zgjedhur.

Garnet – Patatet e ëmbla Garnet nuk janë domosdoshmërisht të ëmbla, por janë plot me lëndë ushqyese. Ato përmbajnë shumë lagështi dhe kanë lëkurë të kuqërremtë në vjollcë dhe pjesa e brendëshme është e portokalltë. Ky varietet përdoret më së miri për receta pjekjeje, për byrek me patate të ëmbëla ose për të përgatitur një tavë.

Patatet e ëmbëla japoneze – Janë me përmasa mesatare deri në të mëdha, me formë cilindrike të zgjatur dhe skaje të rrumbullakosura e të ngushta. Lëkura e tyre është shpesh ngjyrë vjollcë ose e kuqe dhe me një teksturë pak të ashpër. Ndërsa në brendësi ato janë të bardha. Patatja e ëmbël japoneze është e përkryer për zierje ose skuqje. Zierja ose gatimi në zjarr të ulët dhe të ngadalë, u jep atyre një strukturë të butë.

Patatet e ëmbla ngjyrë vjollcë – Janë të pasura me lëndë ushqyese, prandaj lidhen me parandalimin e një sërë sëmundjeve. Këto patate kanë një strukturë të fortë, lëkurë ngjyrë vjollcë dhe një shije delikate të ëmbël, që intensifikohet kur gatuhet. Ato janë të pasura me antocianinë, një antioksidant që gjendet tek boronica që u jep ngjyrën vjollcë. Nëse dëshironi të ruani atë nuancë të bukur vjollce, AgroWeb.org ju sugjeron t’i zieni në avull dhe t’i bëni pure. Në të kundërt ju thjesht mund edhe t’i piqni.

Patatet e ëmbla Hana – Kanë lëkurë të errët e pak të lëmuar. Në brendësi janë ngjyrë kremi, ndërsa froma e tyre është cilindrike dhe me skaje të rrumbullakosura e të ngushta. Shija e tyre është e ngjashme me atë të një patateje të bardhë tradicionale, por është më kremoze dhe merr një nuancë të verdhë kur gatuhet.

Ju mund ta përdorni këtë varietet për përgatitur pure patatesh të ëmbla dhe gjithçka që ju nevojitet është pak gjalpë. Për shkak se ato janë mjaft të forta, ju gjithashtu mund t’i piqni ose t’i skuqni.

Categories
Lajme

“Due li i heshtur”, Reshat Arbana tregon prapaskenen e madhe në film

Kur ulesh në një tavolinë me Reshat Arbanën, të duket sikur ke përballë një personazh filmi. Portret i hijshëm, zë i fuqishëm, figurë frymëzuese… E pamundur të zhvillosh një bisedë, pa u ndërprerë nga dhjetëra përshëndetje njerëzish që i urojnë një ditë të mbarë apo që duan t’i shtrëngojnë dorën.

Është ende herët, se me gjasë do kishte edhe nga ata që do e donin edhe një fotografi me aktorin, një nga më të mirët e skenës dhe ekranit shqiptar.“Emrin nuk e blen dot me para.

Emrin ta jep ai njeriu i thjeshtë që të përshëndet në rrugë”, thotë aktori, i cili ua kthen të gjithëve përshëndetjen me dorë në zemër.

Ka realizuar 45 role. Jo të gjithë i ka të zemrës, por për të gjithë ka punuar fort dhe kur dëgjon debate për ndalime filmash apo “zbardhje të vërtetash”, e pamundur ta fshehë indinjatën.

“Kemi dhënë kaq shumë nga vetja, jemi emocionuar për t’u dhënë njerëzve emocion, saqë nuk e kuptoj se si mund të dalë dikush e të thotë, të ndalohet!”, thotë aktori. Sipas tij, të mendosh sot se filmat e para ’90-s nxisin ideologjinë komuniste ndër të rinj, është tërë- sisht absurde.

Edhe pse nuk i ndjek fort mediat, se jo rrallëherë, sipas tij thonë të pavërteta e të shtrembërojnë fjalët, i përgjigjet ftesës për të rrëfyer diçka nga eksperienca e tij, në kastin e aktorëve të filmit “Duel i heshtur”.

Ai kishte rolin e Islamit, një prej marinarëve që kërkonte të arratisej. Disa ditë më parë, ish-drejtori i Arkivave të Ministrisë së Brendshme publikoi disa dokumente dhe hodhi dyshimin mbi vërtetësinë e ngjarjeve të trajtuara, çka e kishte bërë më parë edhe gazetari Fatos Baxhaku.

Reshat Arbana, “Nderi i kombit”, tregon për “Panoramën” si u realizuan xhirimet e filmit në det të hapur mes dallgësh, si e njohu Spiro Koten dhe takimi me Vlashin nga Rrogozhina, që pretendonte se ishte pikërisht ai personazhi që Arbana luante në film. Veç të tjerash, ai kujton si u bë aktor dhe sa i ka dhënë ky profesion… Jo para, por dashurinë e njerëzve.

Categories
Lajme

“Asnjë natë si e mbrëmshmja”, Cfarë ka ndodhur në dhomën e gjumit që ka inatosur Ilirin

Nata e kaluar ka qenë e mbushur me diskutime mes banorëve gjatë natës, të cilët kanë bërë llogaritë e nominimeve. Einxhel, Beniada, Sara, Pajtimi dhe Dagz kanë komentuar banorët e tjerë dhe kjo gjë duket se e ka bezdisur jo pak Ilirin. Mëngjesin e sotëm ai ka folur me Sabianin dhe Big Mamën duke i thënë se nata e kaluar ka qenë si kongres.

“Ke dhënë shumë dashuri dhe ke marrë llafe”, i ka thënë Iliri Sabianit, i cili ka insistuar se ata i bëjnë gjërat natën, ndërsa vetë ai dhe Sabiani i flasin gjërat ditën. Iliri konsiderohet si një ndër banorët më të fortë të “Big Brother VIP” dhe shumë e quajnë si të vetmin lojtar që e ka luajtur lojën me inteligjencë. Duket se balerini e ka llogaritur mirë se kë të marrë pranë, kë të “sulmojë” dhe kur, kë të nominojë etj. Por, përveç kësaj loje që duket kaq mirë e organizuar nga ana e tij, Iliri ka falur padyshim edhe emocione.

Ai ka rrëfyer shumë të pathëna nga jeta personale dhe ka përlotur me takimin me bashkëshorten apo telefonatën me të bijën. Të gjitha këto e kanë portretizuar atë si një funalist të padiskutueshëm. E sigurisht edhe Iliri e di mirë potencialin që ka në shtëpinë e “Big Brother”.

Së fundmi, ai ka qenë duke biseduar me Big Maman e cila e ka cilësuar si “piper djegës”, referuar lojës së tij. Dhe, deklarata e Ilirit ishte me të vërtetë djegëse: “Unë i rrotulloj këta këtu!”- ia ktheu ai. Nuk e dimë se si do reagojnë banorët po të shohim çfarë ka thënë Iliri por me siguri kjo deklaratë do trazojë ujërat.

Kujtojmë së gjatë javës, Iliri ka pasur një debat të fortë me Monikën, me të cilën deri tani ka qenë një personat që ishte lidhur më shumë brenda shtëpisë, por gjërat kanë ndryshuar ditët e fundit. Edhe pse janë konsideruar si pjesë e një grupi duket se Iliri ka patur një hatërmbetje me Monikën pasi kjo e fundit është shfaqur e afërt ne Donaldin kohët e fundit.

“Këtej më fërkon mua krahët, këtej i buzëqesh Donaldit. Ka disa gjëra që nuk më pëlqejnë!”- tha Iliri. Sot ata kanë debatuar me njëri-tjetrit rreth kësaj deklarate. “Ti ke gjë me mua, apo jo?”- pyeti Iliri, aktoren e cila iu përgjigj: “Sigurisht që më ka ngelur hatri sepse nuk e konceptoj dot kurrë që ty të rrah krahët dhe këtej bëj gjë tjetër. Sidomos me ty. Ti e ke parë kemi dy muaj këtu. Unë nuk e them dot kurrë atë për ty. Çfarë nuk më pëlqen ta kam thënë.”, tha Iliri.

Categories
Lajme

Dëllinja e zezë, si të përgatisni kurën për pastrimin rrënjësor të mushkërive

Dëllinja është një nga pemët me shtat mesatar më të rritura në Evropë dhe veçanërisht në Shqipëri. Varieteti më i përhapur i pemës së dëllinjës është Juniperus communis. Kokrrat e dëllinjës janë ndër më të përdorurat në mjekësinë popullore, kryesisht për të trajtuar problemet me stomakun, urthin, fryrjet, mungesën e oreksit, infeksionet e aparatit tretës, veshkave dhe gurët në tëmth. Ajo përdoret kundër diabetit dhe radikaleve të lira.

Studimet e kohëve moderne për dëllinjën tregojnë se kjo bimë rrit aftësitë filtruese të veshkave dhe pastron traktin urinar. Dëllinja është përdorur në mjekësinë popullore edhe kundër bronshitit, kollës dhe infeksioneve në rrugët e frymëmarrjes. Zieni 10-15 kokrra të dëllinjës dhe merrni frymë mbi avullin e lëshuar prej tyre për të zgjidhur këto probleme. Sipas të dhënave, autoritetet gjermane e kanë renditur dëllinjën në listën e produkteve bimore më të përdorura për problemet me stomakun dhe problemet me tretjen.

Dëllinja përdoret edhe në trajtimet e plagëve, dhimbjeve muskulare dhe tërheqjeve muskulare si edhe kundër akneve dhe llojeve të tjera të problemeve me lëkurën. Në të shkuarën, ajo është përdorur për stimulimin e muskujve të uterusit. Përbërësit e dëllinjës luftojnë virozat dhe parandalojnë rritjen e viruseve të rrezikshme siç janë herpesi dhe gripi. Përbërësit e dëllinjës, siç është podofillotoksina, parandalojnë edhe rritjen e qelizave të dëmshme.

Përdorimet mjekësore – Me kokrrat e dëllinjës ju mund të përgatisni çaj të shijshëm dhe mirëbërës. Vajrat esencialë të dëllinjës janë të rekomanduar nëse vuani nga mushkëritë, sepse kjo bimë shumëfishon furnizimin me gjak të mushkërive dhe më pas shkatërron bakteret dhe viruset që kanë zënë vend në këtë organ të rëndësishëm. Me pak fjalë, dëllinja lufton kollën, por edhe ndihmon veshkat dhe tëmthin të nxjerrin jashtë bakteret dhe viruset.

Si të përgatisni lëngun e dëllinjës – Kokrrat e dëllinjës, të plota, të shtypura apo të grira përdoren në çaj, ekstrakte alkolike dhe verë. Nëse dëshironi të përgatisni çaj, zieni një filxhan me ujë dhe merrni një lugë çaji me kokrra dëllinje të thërmuara. Lërini së bashku për 5 minuta përpara se ta pini. Këtë lëng mund ta pini tre herë në ditë për një muaj. Dëllinja është e rekomandueshme edhe në banjat me kripë në trajtimet kundër reumatizmës. Shtoni 30-40 kokrra dëllinje në vaskë, ose ziejini për 10 minuta dhe lëngun e tyre hidheni në vaskë. Me këtë lëng mund të përgatisni edhe kompresa.

Përdorimi afatgjatë i kokrrave të dëllinjës mund të shkaktojë irritime dhe dëmtime në veshka, sepse dëllinja praktikisht sforcon veshkën. Kjo është arsyeja përse dëllinja rekomandohet për 30 ditë çdo 4-5 muaj. Nëse jeni shtatzënë ose po përpiqeni të krijoni familje, atëherë mos e përdorni dëllinjën. Shmangeni atë edhe nëse ushqeni fëmijën me gji. Dëllinja arrin të ulë sheqernat në gjak, dhe shkakton shqetësime serioze tek njerëzit me diabet.

Përdorimet në kuzhinë – Shtoni disa kokrra dëllinje ose një tufë bashkë me gjethet, kur gatuani mish ose peshk të pjekur në furrë.