Categories
Lajme

Unë jam më e pasur se ju, kam një kromozom më tepër

Thonë që si foshnje kam pasur të qarat e shkurtëra dhe shumë të mprehta. Nganjëherë edhe çjerrëse. Kjo gjë shpesh i kishte brengosur prindërit e mi. Në fakt brenga e tyre për mua ka filluar qysh para se unë të vija në jetë. Pas testit të skriningut dyshimet që unë të isha me sindromën Down ishin të mëdha, por prindërit e mi nuk vazhduan më me teste tjera diagnostike.

Ndoshta i frikësoheshin mundësisë së abortit ose thjeshtë donin të prisnin atë çfarë Zoti kishte përgaditur për ta. Dhe për dallim prej çifteve tjera, ardhja ime në këtë jetë nuk i ndau prindërit e mi, as nuk i zbehu raportet e tyre. Përkundrazi marrëdhënia e tyre u forcua.
I bashkuan forcat dhe u zotuan të kujdeseshin për mua në mënyrën më të mirë të mundshme. Madje me mua cilësia e jetës së tyre nuk u ul aspak, përkundrazi!

Ah, sikur të ishin të gjithë prindërit e botës të tillë. Fundja të kesh një fëmijë si unë nuk ka asgjë për t’u turpëruar. Thjeshtë kam kopje shtesë kromozomesh apo mutacion gjenetik në kromozomin e 21. Shpesh them me vete që ndoshta janë dashur shumë ato tri kromozome saqë nuk arriti asgjë që t’i ndante . Ndoshta them kështu meqë jam diagnostikuar me “Trizomi 21 e pashkëputur”.

Mendime pra..!
Edhe ne dijmë të mendojmë dhe kemi të drejtë për një gjë të tillë.
Madje unë jam më e pasur se ju sepse kam një kromozom më tepër.
Bile ka filluar të më tërheq numri 47 dhe i dua shumë kromozomet e mia. Duart e shkurtëra e të gjera nuk më bëjnë më pak punëtorë se ju.
Dhe ura e sheshtë e hundës e goja e vogël më bëjnë kaq të këndshme.
Aman se nuk po lavdërohem tani por kështu më thonë vazhdimisht motra dhe vëllai. Ta dini që ata më duan shumë dhe me krenari më prezantojnë para shokëve e shoqeve dhe asnjëherë nuk na zë zënka.

Zmadhimi i gjuhës si organ shpesh më shkakton pengesa në të folur ama kjo asesi nuk më zbeh dëshirën për të komunikuar me botën.
Nganjëherë kam edhe ulje të dëgjimit si pasojë e grumbullimit të lëngut në veshin e mesëm, por kjo nuk më zbrapsë nga dëshira për të dëgjuar dhe mësuar sa më shumë gjëra. Si pasojë e harmonizimit të dobët të muskujve shpesh kam aftësi të çuditshme të ekstremiteteve ama çdo gjë bëhet e lehtë kur ke pranë njerëz që të mbështesin në çdo hap.
Po pra, ne ndjekim mjaftë mirë udhëzimet. Mjafton që familja të na kushtojë kohë më tepër dhe të zhvillojnë punë të asistuar së bashku me profesionistët e shërbimeve terapeutike dhe ne gjithsesi që do arrijmë zhvillim.

Ndonëse mund të kemi vonesa kognitive, ne shquhemi me intelegjencë dhe mund të bëjmë shumë gjëra në jetë. Ne përjetojmë çdo emocion, jemi kaq të këndshëm dhe të dashur. Unë për vete them që do jetoj gjatë. Kam shumë gjëra për të arritur në jetë, shumë plane e dëshira dhe jam e bindur që Zoti përderisa më bëri më të veçantë ndër njerëz, Ai nuk do të më marr nga kjo botë pa i përmbushur ato synime dhe pa lënë gjurmë në këtë botë. Unë nuk do të mbetem tërë jetën një fëmijë, por një e rritur me këtë sindromë. Unë jam më e pasur se ju, kam një kromozom më tepër!

Categories
Lajme

Ku jetojnë njerëzit më të pasur në botë?

Bill Gates, me një vlerë neto prej 81 miliardë dollarësh, renditet në vendin e parë për vitin e 23-të. Ndërkohë, miku i tij ëarren Buffett ra në vendin e tretë për herë të parë në 15 vite, me një vlerë neto prej 65.5 miliardë dollarësh. Falë rritjes së çmimeve të aksioneve të firmave të nxehta të teknologjisë, CEO-të në krye të këtyre kompanive duket se kanë akumuluar pasuri me një ritëm shumë më të shpejtë se të tjerët. CEO i Amazon, Jeff Bezos fitoi 20 miliardë dollarë duke e rritur pasurinë e tij në 67 miliardë dollarë, gjë që e bën atë personin e dytë më të pasur në SHBA.

CEO i Facebook, Mark Zuckerberg u ngrit në vendin e katërt, niveli i tij më i lartë ndonjëherë, me një vlerë neto prej 55.5 miliardë dollarësh. Sidoqoftë, themeluesi i Oracle, Larry Ellison zbriti në vendin e pestë për herë të parë që nga viti 2007. Pasuria e tij neto është 49.3 miliardë dollarë.

Në vendin e 6-të qëndron ish-kryetari i Bashkisë së New York-ut, Michael Bloomberg, CEO i firmës Bloomberg L.P., i cili ka një vlerë neto prej 45 miliardë dollarësh.

Këta gjashtë miliarderë kanë një total prej 363.3 miliardë dollarësh, shumica e të cilave ende mbahen si aksione në kompanitë që ata themeluan. Sidoqoftë, një pjesë e pasurisë së tyre është e investuar në pasuri të patundshme. Z. Gates, zotëron një rezidencë në Uashington me vlerë rreth 170 milionë dollarë, disa ferma në gjithë SHBA-në dhe aksione në disa zinxhirë hoteli luksoz përmes firmës së tij private të investimeve, Cascade.

Më poshtë gjenden rezidencat që gjashtë personat më të pasur i quajnë shtëpi:

Vlera Neto e Bill Gates: 81 miliardë dollarë | Shtëpia: Medina, Uashington
Gates, 60 vjeç, pjesën më të madhe të kohës e kalon në rezidencën e tij 66,000 metra katrorë në Medina, Uashington, e ashtëquajtur Xanadu 2.0 sipas pasurisë së personazhit në Citizen Kane. Rezidenca ka pamje nga liqeni Uashington. Z. Gates iu deshën shtatë vjet dhe 63.2 milion dollarë për të ndërtuar këtë shtëpi, e cila është e mbushur me shumë pajisje të teknologjisë së lartë. Ai e bleu tokën për 2 milion dollarë në 1988, por tani vlen rreth 170 milion dollarë, sipas të dhënave publike.

Vlera Neto e Jeff Bezos: 67 miliardë dollarë | Shtëpia: Medina, Uashington
Bezos, 52 vjeç, në procesin e ndërtimit të perandorisë së tij të tregtisë elektronike, përvetësoi një sasi të madhe të pronave të patundshme gjatë viteve, duke i dhënë atij vendin e 26-të në listën e pronarëve më të mëdhenj të tokave të Amerikës vitin e kaluar në The Land Report. Për sa u përket rezidencave, ai ka një fermë 165,000 hektarë në Teksasin Perëndimor, një shtëpi buzë detit në shtetin e Uashington, tre apartamente të lidhura në Manhattan’s Century Toëer dhe një pasuri 12,000 metra katrorë në Beverly Hills me Tom Cruise si një fqinj, sipas Forbes.

Shtëpia e tij në Medina, Uashington, pranë selisë qëndrore të Amazon, mbulon 5.35 hektarë dhe rreth 29,000 metër katrorë hapësirë â??â??për të jetuar. Përveç shtëpisë kryesore, ka edhe një vilë kujdestarie dhe një varkë prej 4500 metra katrorë në liqenin Uashington.

Vlera Neto e Warren Buffett: 65.5 miliardë dollarë | Shtëpia: Omaha, Nebraska
Megjithëse investitori më mendjemprehtë në tokë zotëron investime të shumta në pasuri të paluajtshme, Z. Buffett, 86 vjeç, është i njohur për stilin e të jetuarit me përulësi.

Shtëpia e tij gjendet në Omaha, Nebraska, të cilën ai e bleu në 1958 për 31,500 dollarë. Z. Buffett ka jetuar atje që nga ajo kohë. Shtëpia, e ndërtuar fillimisht në vitin 1921, i’u nënshtrua disa zgjerimeve për ta bërë atë një shtëpi komode dhe të rehatshme 6,500 metra katrorë për njeriun që ka një vlerë neto prej mbi 65,5 miliardë dollarë.

Vlera neto e Mark Zuckerberg: 55.5 miliardë dollarë | Shtëpia: Palo Alto, California
Sipërmarrësi i ri më i pasur ankoron pjesën më të madhe të pasurisë së tij në shkolla, shëndetësi dhe filantropi të tjera. Portofoli i tij i pasurive të patundshme përfshin shtëpinë e tij në Palo Alto dhe një sipërfaqe prej 9.9 milionë metër katrorë pranë Dolores Park në San Francisco.

Z. Zuckerberg, 32 vjeç, bleu shtëpinë e tij të parë në stilin Craftsman 5,000 metra katrorë në Palo Alto në 2011 për 7 milionë dollarë. Ai përvetësoi katër nga shtëpitë që rrethonin shtëpinë e tij në vitet në vijim për rreth 43.8 milionë dollarë për të ruajtur më mirë privatësinë e tij. Por, plani i tij për të shkatërruar dhe rindërtuar ato katër shtëpi është pezulluar.

Vlera Neto e Larry Ellison: 49.3 miliardë dollarë | Shtëpia: ëoodside, California
Kryetari ekzekutiv i Oracle, Larry Ellison, 72 vjeç, ka një portofol të gjerë të pasurive të patundshme. Ai ka blerë pjesë të mëdha të lagjeve të tëra në Malibu dhe rreth Liqenit Tahoe. Ai zotëron një rezidencë me vlerë prej 70 milion dollarësh Beechëood në Neëport, Rhode Island një vilë me kopësht në Kioto, Japoni dhe 98% të tokës së Lanai, ishulli i gjashtë më i madh në Haëaii, të cilin ai e bleu në 2012 për 500 milion dollarë, sipas raporteve të botuara.

Pasuria e tij në ëoodside, California, me një vlerë prej 110 milion dollarë, është modeluar sipas arkitekturës japoneze të shekullit të 16-të, e kompletuar me një liqen artificial prej 2.3 hektarësh.

Vlera Neto e Michael Bloomberg: 45 miliardë dollarë | Shtëpia: Manhattan, New York
Ish Kryetari i Qytetit të New York-ut Michael Bloomberg, 74 vjeç, ka më shumë se një duzinë pronash në të gjithë botën. Ai e kalon shumicën e kohës në shtëpinë e tij në Upper Estate Side, por ai gjithashtu zotëron prona në Hamptons në Neë York, si dhe në Londër, Bermuda, Colorado dhe Florida.

Shtëpia e Z. Bloomberg, e vendosur në 17 East 79th St., përfshin pesë kate me një pamje të jashtme të gurit gëlqeror. Gjatë tre mandateve të tij si kryebashkiak, Z. Bloomberg jetoi në shtëpinë e tij në qytet në vend të Gracie Mansion. Sidoqoftë, ai me sa duket ka në plan ta kthejë në një mega-rezidencë. Që nga viti 1989, ai ka qenë duke blerë gradualisht pjesë toke në 19 East 79th St., lagjia pranë shtëpisë së tij aktuale. Nga gjashtë njësitë në ndërtesën e bardhë të stilit grek të vitit 1880, Bloomberg tani zotëron pesë prej tyre, sipas The Neë York Observer.

businessmag.al

Categories
Lajme

420 milionë euro shpenzime, Shqipëria rekord për numrin e kafeneve në Europë

Të hapësh një biznes në Shqipëri nuk kërkon ndonjë model të veçantë. Të gjithë rendin ose drejt dyqaneve të tregtisë apo shërbimeve dhe mbi të gjitha pas bareve apo restoranteve. Sipas të dhënave të INSTAT, në fund të vitit 2019, në Shqipëri kishte rreth 16 mijë barë e restoranteve (4 mijë restorante dhe 12 mijë bare), të cilat përbëjnë rreth 15.4% të subjekteve private në Shqipëri.

Pesha që zënë baret e restorantet ndaj totalit të bizneseve, në Shqipëri është më e larta në Europë, sipas të dhënave të tjera nga Eurostat dhe institutet statistikore të rajonit, të përpunuara nga Monitor.

Në Bashkimin Europian (me 27 shtete), vetëm 7% e bizneseve janë në sektorin e shërbimit ushqimor dhe të pijeve (bare e restorante). Rekordin në BE e mban Kroacia, me 11.7%.

Shqiptarët rezultojnë që e pëlqejnë të shpenzojnë kohë në kafe më shumë se pjesa më e madhe e vendeve europiane, teksa në vend të tretë renditet Kosova, me 11.2% të subjekteve që e ofrojnë shërbimin ushqimor dhe të pijeve.

Më pak renditen shtete që e kanë të lidhur ekonominë me aktivitetin e turizmit, si Mali i Zi (11%), Qipro (10.8%), Spanja (10.6%), Greqia (10%).

Në rajon, më pak të dhënë pas kafeve janë serbët, ku vetëm 4% e subjekteve i përkasin aktivitetit të shërbimit ushqimor dhe pije. Të dhënat e Institutit statistikor të Serbisë bëjnë të ditur se në Serbi ka më pak se 4 mijë bare e restorante, ose 4 herë më pak se në Shqipëri, ndonëse popullsia e saj është 2.5 herë më e lartë se e Shqipërisë.

Në fund të listës renditen shtete si Polonia, Norvegjia, Letonia, Lituania, me më pak se 3% të bizneseve të tyre që e ushtrojnë aktivitetin në bare e restorante. (shih grafikun Bizneset e bareve e restoranteve/totalit subjekteve).

150 euro/frymë, shpenzimet për bare e restorante arritën rekord në 2019-n

Në vitin 2019, të dhënat e INSTAT tregojnë se numri i restoranteve u rrit me 26%, duke arritur në rreth 4 mijë, ndërsa ai i bareve u tkurr me 18.7%. (shih grafikun: Numri i bareve e restoranteve, Shqipëri).

Ndonëse në total, numri i bareve e restoranteve në vend ra me 10.7%, të ardhurat e tyre, apo shpenzimet e shqiptarëve, arritën një nivel rekord në 2019-n prej 51.8 miliardë lekësh, ose rreth 420 milionë euro, ose 150 euro/frymë. Sipas INSTAT, në krahasim me 5 apo 6 vjet më parë, shpenzimet për kafene e restorante janë dyfishuar (shih grafikun Më shumë kafe e dreka/Shpenzimet e shqiptarëve për bare e restorante).

Në total, në bare dhe restorante janë të punësuar rreth 45 mijë persona në 2019-n, sipas INSTAT, me rënie prej 4% me bazë vjetore. Norma mesatare e fitimit për këtë aktivitet është rreth 11.2%. megjithatë vlerësohet që sektori ka informalitet të lartë.

Në 2020-n sektori i bareve e restoranteve ka pësuar goditje të madhe, fillimisht për shkak të karantinës disa mujore në pjesën e parë të vitit dhe më pas nga kufizimet në oraret e mbrëmjes. Statistikat afatshkurtra të INSTAT tregojnë se Indeksi i volumit, i Bar-Restorante, shënoi një rënie të fortë prej 55% në tremujorin e dytë, në periudhën e karantinës, ndërsa në të tretin dhe të katërtin, tkurrja ishte përkatësisht 25% dhe 19%./Monitor

Categories
Lajme

“Ku e ke maskën?”/ Epike, roja e sigurisë ua punon keq qytetarëve që nuk respektojnë masat e Covidit (video)

Që prej fillimit të pandemisë s COVID-19, autoritetet kanë njoftuar si masë parandaluese të virusit përdorimin e masave mbrojtëse, si në ambientet e brendshme dhe në ato të jashtme.

Edhe pse pjesa më e madhe e qytetarëve në të gjithë botën e kanë respektuar një masë të tillë, një pjesë tjetër vijon të injorojë përdorimin e masave.

Për këto të fundit, ka menduar një roje sigurie në një qendër tregtare, i cili pasi i pyet qytetarët se ku e kanë maskën, i godet me shop gome.

Pamjet janë bërë virale në rrjet dhe kanë marrë miliona reagime. Nuk dihet ende se ku është xhiruar video, por duke iu referuar gjuhës së përdorur, besohet se mund të ketë ndodhur në Rusi.

Në më pak se 24 orë kjo video është klikuar plot 2 milionë herë.

Categories
Lajme

Pse 22 marsi është Ditë e Shenjtë? Ja gjërat që duhet të bëni dhe të gatuani sot

Edhe pse shumica e vendeve në botë e festojnë në 21 mars, Sulltan Nevruzi, ose siç njihet ndryshe Viti i Ri Persian në Shqipëri festohet më 22 mars.

Po çfarë është Dita e Nevruzit?

Novruz që ndryshe njihet si ( Noërouz, Nooruz, Navruz, Nauroz ose Nevruz), në gjuhën perse do të thotë “ditë e re” dhe është festuar për më shumë se 3000 vite. Tradicionalisht ajo nis sapo ndodh ekuinoksi pranveror. Në kalendarin iranian sot është dita e parë e vitit që daton gjithashtu me ikjen e dimrit dhe ardhjen e pranverës. Novruzi festohet në Lindjen e Mesme, Azinë Qëndrore, Indi, Gjeorgji, Shqipëri etj.

Zakonisht kjo festë zgjat tre ditë. Besimtarët bektashinj shkëmbejnë vizita tek njëri-tjeri dhe më pas kryejnë ritet fetare, të cilat edhe këtë vit duhet të shmangen, për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Përsa i përket tryezës, nuk duhet kurrsesi të mungojë uji, veza, qirinjtë dhe jeshillëqet. Njerëzit ndihmojë ata që janë në nevojë dhe sipas traditës besimtarët shpërndajnë qumësht dhe sherbet, që simbolizojnë pastrimin e trupit dhe shpirtit.

Në ditët e festës, bektashinjtë mbjellin lule në shtëpitë e tyre ose vendosin në hyrje të portave degë ulliri.

Edhe pse në vendin tonë dita e Sulltan Nevruzit nuk festohet me të njëjtin intensitet si në vendet më lart, kjo ditë shënon pushim zyrtar në kalendarin tonë. Përveç kësaj, pjesa më e madhe e shqiptarëve nuk harrojnë ta festojnë duke shtruar tryezën me ushqimet simbol të 22 Marsit.

Pjatat tradicionale të Nevruzit janë byreku me monedhën brenda, që sipas traditës, kush e gjen nga pjesëtarët e familjes e pret një vit i mbarë. Në tryezë nuk duhet të mungojë mishi i pjekur dhe sigurisht sultjash dhe ashure. /Anabel

Categories
Lajme

“Nënë, po të nis 500 euro”, emigrantët shqiptarë kurrë nuk e harrojnë familjen

Nëse ka pasur një të mirë kjo pandemi, ajo ka qenë prova e lidhjes së fortë mes familjeve shqiptare. Emigrantët që jetojnë në Gjermani me gjithë kufizimet e tyre, nuk i ndërprenë ndihmat për familjet në krizë.

“Ne themi një fjalë, pa lënë veten keq, nuk i bën dot mirë kujt. Rroga ime në Gjermani nuk është kushedi sa e lartë, po ata atje janë më keq, sidomos tani në kohën e Coronës, prandaj sigurisht që i ndihmoj familjarët në Kosovë, thotë Ardiani, një punëtor ndërtimi që jeton prej vitesh në afërsi të Bonnit në Gjermani.

Remitancat, dërgimi i të ardhurave të shqiptarëve që punojnë e jetojnë jashtë në formë parash apo investimesh të tjera prej dekadash janë një ndihmë domethënëse për familjet në Shqipëri e Kosovë, me efekt pozitiv edhe në ekonomi. Madje sipas të dhënave të Bankës Botërore nga një studim i vitit 2016 për Ballkanin Perëndimor këto të ardhura përbëjnë rreth një të tretën e buxhetit vjetor të familjeve shqiptare dhe rreth 23% të buxhetit vjetor të familjeve në Kosovë. Një numër i madh familjesh marrin rregullisht të ardhura nga familjarët jashtë vendit. Edlira Dashi, eksperte e Bankës Botërore në Shqipëri shprehet për Deutsche ëellen, se “remitancat në Shqipëri tejkalojnë madje investimet e huaja direkte dhe asistencën zyrtare të zhvillimit duke qenë një burim i sigurtë, i stabilizuar dhe masiv financimi për familjet shqiptare.”

Pandemia nuk ndryshoi gati asgjë

Ky burim nuk u shter as në kohën e pandemisë. Sipas Edlira Dashit u vu re një rënie e lehtë në Shqipëri gjatë vitit 2020, por kjo rënie ishte shumë më e vogël krahasuar me nivelin botëror. “Pikërisht, kjo krizë na tregoi, se remitancat janë një komerdare shpetimi për shumë familje që mund të kenë humbur punën ose xhiron e biznesit të tyre… remitancat kanë qëndruar në nivele shumë të larta duke i bërë ato akoma më të rëndësishme edhe për ekonominë e vendit”. Kurse Banka Qendrore e Kosovës konfirmon se në vitin 2019 vlera e përgjithshme e remitancave arriti në shifrën e 980 milionë eurove. Zëdhënësi i Bankës Qendrore në Prishtinë, Kushtrim Ahmeti thotë për Deutsche ëellen, se “Gjermania vazhdon të prij për nga shuma e dërguar. Në periudhën janar-dhjetor të vitit 2020 mërgimtarët nga ky vend dërguan 414,6 milionë euro. Kjo shumë është për 67,7 milionë euro më shumë se periudha e e njëjtë e vitit 2019, ku u dërguan 346,9 milionë euro.”

Si ndikon pandemia në dërgesat tek familjet këtë mund ta vësh re mirë tek agjencitë e dërgimit të parave. Por Niels-Peter Voß, menaxher në agjencinë e dërgimit të parave, RIA Money Transfer në Berlin shprehet, se pandemia nuk ndryshoi asgjë, përkundrazi klientët tanë bënë gjithçka për t’u kujdesur për të dashurit e tyre në shtëpi. “Nëse kjo pandemi tregoi diçka, atëherë atë, se klientët tanë më shumë se kurrë u kthyen në ndihmësit e parë për miliona vetë, që vareshin prej transfertave të tyre si të ardhura kryesore dhe po ashtu janë edhe mbështetje e fuqishme e ekonomisë nga jashtë në disa vende”, shprehet Niels-Peter Voß për Deutsche ëellen. As tek dërgesat në Shqipëri e Kosovë, RIA nuk ka konstatuar efekte negative të pandemisë. “Në të vërtetë tregu shqiptar është rritur me 69% dhe ai në Kosovë me 56%. Dhe kjo nuk lidhet vetëm me shifrat e transfertave. Frekuenca e dërgesave është rritur, 4% në Shqipëri, 5% në Kosovë”, thotë Voß.

Emigrantët jetojnë me shqetësimet e familjeve të lëna pas

Shumë familje në Shqipëri e Kosovë i goditi papritur pandemia, jo pak vetë humbën punën. Që nevoja për ndihmë pikërisht këto kohë është shumë më e madhe, për këtë janë të vetëdijshëm edhe shqiptarët që jetojnë në Gjermani. Sapo e prek këtë temë me të ardhurit qoftë nga Shqipëria apo nga Kosova, kupton, se për ta të afërmit vetëm gjeografikisht janë larg. Familjarët në vendlindje janë pjesë e përditshme e jetës së tyre. Një telefonatë e shpejtë me ëhatsapp me nënën në mëngjes para punës, apo biseda të gjata me video darkave pas kthimit nga puna. Pas mbylljes së telefonit, shqetësimet e të afërmve mbushin pastaj orë bisedash në familjet e vendosura në Gjermani. Si t’i dërgohet shuma që i duhet nënës për t’u operuar? Sa para i duhen motrës për të paguar qiranë për këtë muaj? Edhe për të satën herë do t’i dërgohen 100 euro vëllait të pa punë? Sa para do mblidhen deri në verë për të bërë rinovimet e shtëpisë në vendlindje? A do i mjaftojnë 250 euro kunatit që do të bëjë banjon e re?

Këto janë disa copëza bisedash me emigrantët që jetojnë në Gjermani, kur flasin për ndihmën që u japin familjarëve. Ardiani rrëfen, se ai i dërgon rregullisht para familjes në Kosovë, sidomos vëllait të voël të papunë, por tani që ka krijuar familjen e tij në Gjermani e i ka lindur një djalë, duhet të jetë më i kujdesshëm. “Po di rastin e një kolegut tim në ndërtim, djalë i ri pa familje, ai llogarit një shumë parash që i duhet këtu në Gjermani për të jetuar, dhe jeton vërtet me shumë kursime, sepse të gjitha të tjerat i heq mënjanë dhe i dërgon tek familja në Kosovë.” Silvana nga Durrësi, që punon si sanitare në Telekomin gjerman në Bonn thotë, se e ka më të vështirë. “Aq sa më mbeten mua 1.300 euro nuk ia dal dot të dërgoj para çdo muaj. Po për raste sëmundjeje kam dërguar menjëherë para”, rrëfen Silvana për Deutsche ëellen.

Kostoja e dërgesave e lartë

Problem mbetet ende kostoja e lartë e dërgesave përmes agjencive. Sipas ekspertes së Bankës Botërore, Edlira Dashi madje për Shqipërinë kjo kosto është shumë mbi mesataren globale. Prandaj thotë ajo, “hamendësohet se më shumë se një e treta e (37%) flukseve hyrëse të remitancave bazohen në transportimin fizik të parave të gatshme përtej kufijve.” Edhe Ardiani përpiqet sa herë ta ketë të mundur të shpëtojë nga kostoja e dërgimit të parave, duke ua dhënë miqve paratë në dorë për t’i dërguar në shtëpi. “Sa herë e kam të mundur e bëj, po ashtu edhe kur kam shkuar vetë në Kosovë, kam marrë para për familjet e miqve. Kushtet që kanë ata atje poshtë janë më të vështira. Unë njoh shumë vetë në Kosovë, shokë të mi që e kanë humbur punën këto kohë.”

Tani Banka Botërore synon që përmes projektit Greenback, pjesë e Programit të Remitancave dhe Pagesave, të nxisë edukimin financiar të familjeve që dërgojnë dhe marrin remitanca si edhe eficiencën e tyre. Banka Botërore po organizon edhe Serine e Diskutimeve me Diasporën, për të rritur kontributet e saj në mënyra më të qëndrueshme në Shqipëri e Kosovë. /Marrë nga DW

Categories
Lajme

“Shokët më tallnin se lahesha me ujë shiu sepse nuk kisha dush, më binin në fytyrë gurë nga tavani”

Ersiada nga Durrësi 20 vjeç ka ardhur tek rubrika “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare për t’i bërë një surprizë të bukur prindërve të saj. Ajo ka rrëfyer historinë e saj të dhimbshme, ku gjithë fëmijërinë i është deshur ta kalonte mes varfërisë ekstreme.

“Unë nuk kam kaluar një fëmijëri si të gjithë të tjerët. Fëmijëria ime ka qenë e mbushur me shumë gëzim e dashuri, por njëkohësisht edhe me shumë vuajtje. Shkaku kryesor i vuajtjeve tona ka qenë varfëria. Të lindësh i varfër, nuk është e thjeshtë, kur je fëmijë dhe i pafajshëm dhe njëkohësisht duhet të mbash mbi shpatulla shumë vuajtje që në moshë shumë të vogël. Ne jetonim në një shtëpi të vjetër, ku tjegullat ishin shumë të shkatërruara.

Gjatë dimrit uji hynte në shtëpinë tonë dhe shpesh herë edhe librat kur i harronim duke fjetur, lageshin dhe kjo u bë një arsye që ne ndoshta të mos ndiqnim dhe mësimin. Ishte shumë e dhimbshme që shpesh herë duhet ta largonim ujin me lecka. Shpesh herë ndodhte që të shkëputeshin dhe dritat dhe ne duhet të studionim me qiri. Shpesh herë kam vuajtur bullizimin dhe nga bashkëmoshatarët e mi. Më thoshin shpesh herë se lahesha me ujë shiu sepse unë nuk kisha dush në shtëpinë time. Më thoshin që t’i nuk ke ushqim të ushqehesh, ti nuk i ndërron rrobat çdo ditë si bashkëmoshatarët.

Unë shpesh herë prekesha por personat që kam ftuar, kanë qenë ata që më jepnin forcën, mamin dhe babin. Tavani ishte i shkatërruar dhe ndodhte që të binin dhe copa gurësh në fytyrë gjatë natës kur flija. Duket si një histori e pabesueshme dhe unë në një moshë tjetër ndoshta nuk do e tregoja, do më vinte turp, por unë sot e shoh atë si pikën time më të fortë edhe jam shumë krenare ta tregoj që historia ime t’i japë forcë dikujt që është sot në gjendjen time. Do jepja një mesazh bashkëmoshatarëve të mi që mos bullizoni sepse nuk e dini se çfarë po kalon dikush tjetër”, ka rrëfyer Ersiada. /tvklan.al

Categories
Lajme

5-vjeçari që Iindi pa njërën dorë, më në fund ka rastin të luajë dhe ta përkëdhelë vëllain e tij

Jacob Scrimshaw, nga Calderdale, West Yorkshire, Iindi pa pje*sën më të madhe të krahut të tij të majtë.

Prindërit e të riut u zotuan ta marrin një gjym*tyrë prote*tike pasi ai u kthye në shtëpi nga shkolla duke qa*rë në fillim të këtij viti, duke thënë se ai ishte i ngopur nga të qe*nit ndryshe.

Ata mblodhën 16,000 funta përmes “ GoFundMe” dhe kishin gjy mtyrë të projektuar si superheroi i preferuar i Jakobit, The Hulk.

Tani Jakobi është në gjendje të Iuajë me vëIIanë e tij të vogël Sebastianin, shkruan Daily Mail.

Nëna dhe babai i tij, Gemma dhe Chris, të dy 36 vjeç, lu*ftuan për të gjetur një zgjidhje sepse prot*etika për fëmijë krijohet normalisht nën bërryl.

Nëna e tre fëmijëve tha që i “shkrihet zemra” teksa sheh Jakobin duke mbajtur duartë me vëllanë dhe babanë në të njëjtën kohë, gjë që ai kurrë nuk ka qenë në gjendje ta bëjë.

Categories
Lajme

Rekordi i ri/ Ky është burri me 13 gra, të gjitha mbetën shtat.zënë të njëjtën kohë

Ky njeri është i martuar me 13 bashkëshorte dhe të gjitha mbetën shtatzënë në të njëjtën kohë dhe të njëjtin muaj!

Por, sikur kjo të mos ishte e mjaftueshme, të gjitha gratë janë të lumtura që janë bashkëshortet e tij dhe jetojnë së bashku si një familje e lumtur!

Të gjitha gratë ishin jashtëzakonisht të lumtura për shtatzëninë e tyre dhe ato përshtaten me njëra-tjetrën mjaft mirë.

Secila prej tyre flet mirë për njëra-tjetrën dhe gjithashtu kujdesen për mirëqenien e njëra-tjetrës.

Kjo është krejtësisht li gjore në vendin e tyre, por ky është padyshim njeriu i parë që i kishte lënë të gjitha bashkëshortet e tij shtatzënë menjëherë.

Ai me siguri ka thyer rekord të ri botëror!

Kjo u bë hit vitin e kaluar në të gjitha mediat ndërkombëtare, lidhur me këtë sot nuk ka diçka të re.

 

Categories
Lajme

Sa mirë që e hoqëm qafe/ E mbani mend Arthur Melo? Braziliani fundos Juven me gafën e tij të pafalshme (video)

E pabesueshme por e vërtetë ajo që po ndodh në Torino ku Juventusi po humbet 0-1 ndaj Beneventos së Inzaghit…

Sikur të mos mjaftonin rastet e humbura në pjesën e parë, një gafë e pafalshme e Arthur duke pasur topin për Gaich gabimisht ka sjellë golin.

Braziliani në vend që ta largonte e nisi për te mbrojtësi i Juventusit që e priste por në mes të rrugës ndodhej sulmuesi i Benevento që e kontrolloi dhe mposhti portierin bardhezi…