Categories
Lajme

Shqiptari fejohet me një kardiolog tregon amanetin e të ëmës: Donte të bëhem…

Pjesë e studios së Rudina Magjistarit u bë Tony Selimi përmes një lidhje me Skype dhe partneri i tij kardiolog Todorche Stamenov. Tony Selimi është një shqiptar nga Gostivari i Maqedonisë së Veriut, i cili po korr sukses në Europë dhe SHBA dhe sot është bërë një ndër folësit më të rëndësishëm, motivues, trajner biznesi me famë ndërkombëtare.

Ai ka prezantuar për herë të parë partnerin e tij me të cilin ka zyrtarizuar dashurinë në fejesë. Ata kanë realizuar një videoklip mjaft interesant në Karaibe ku duken më të lumtur dhe të dashuruar se kurrë.

Tony i cili jeton në Londër, ka rrëfyer se ai me partnerin kanë shumë dëshirë që të bëhën prindër të një fëmije dhe në ditët e sotme ekzistojnë shumë mënyra. Tony ka treguar se amaneti i fundit i nënës së tij ka qenë që të bëhej me fëmijë.

Rudina Magjistari: Si e shihni familjen tuaj në të ardhmen? Ka plot çifte gay që kemi dëgjuar dhe kanë bërë zgjedhjen e të pasurit fëmijë. Juve çfarë mendimi keni për këtë zgjedhje?

Tony Selimi: Ne të dy dëshirojmë fëmijë, jemi njerëz që kënaqemi me fëmijë dhe mesazhi i fundit i nënës sime ishte që unë të kisha fëmijë. Por është edhe dëshira ime dhe dëshira e Todorche dhe ka shumë mënyra në të cilën njerëzit sot mund të kenë fëmijë, posaçërisht çiftet që vijnë nga i njëjti seks. /tvklan.al

Categories
Lajme

Një lajm i bukur në këtë kohë të vështirë. Në këtë qytet shqiptar për 24 orë kanë lindur 10 foshnje, 2 janë binjakë

Spitali i Pejës ka regjistruar numrin më të madh të kohëve të fundit për lindje. Në 24 orët e fundit, në Spitalin e Pejës kanë qenë nëntë lindje, por kanë lindur 10 foshnje ngase një lindje ka qenë me binjakë.

Nga 10 foshnjet, 5 janë të gjinisë mashkullore dhe 5 të gjinisë femërore.

Sa i përket gjendjes me Covid, aktualisht po trajtohen 47 pacientë me Covid-19.

Categories
Lajme

Shqiptari nga Dukagjini por që jeton në Londër i bën dhuratën e madhe Shkodrës

10 mijë fidanë pyjorë të llojit pishë do ti shtohen fondit pyjor në Qarkun e Shkodrës, kontribut vetjak i biznesmenit nga Dukagjini me pune e banim në Londer por me mëndje e zemër në Shqipëri, z.Kujtim Dode Hasani.

Sot, me datë 3 mars, në kuader të “Ditës Botërore të Jetës së Egër” Administrata e Zonave të Mbrojtura Shkodër, ka organizuar një aksion për mbjelljen e fidaneve ne Tarabosh.

Aksionit ju bashkuan dhe kolektivi mësues-nxënës i Shkollës së Mesme Pyjore “Kolë Margjini” Shkodër duke arritur mbjelljen e rreth 500 fidaneve te rinj.

 

Categories
Lajme

Ka pirë cigare, alkool, ka ngrënë mish dhe ëmbëlsira dhe ka jetuar 122 vite. Si ka mundësi? Ja si

Jeanne Calment nga Franca, ka pasur 122 vjet e 5 muaj kur ka vd. ekur në gusht të vitit 1997. Atëherë zyrtarisht e kanë quajt “Njeriu i cili ka jetuar më gjatë”.

Sekreti që ajo ka jetuar kaq gjatë, qëndron në atë se ajo ka bërë gjithçka kundër asaj qe ia ka dhënë mjeku. Jeanne ka pirë cigare, alkool, më së shumti verë të kuqe, a ngrënë ëmbëlsira dhe mish të kuq. Ndërsa për mëngjes i ak piri nga dy kafe

Kur ka mbushur 111 vjet, u bë francezja më e vjetër, ndërsa me 113 vjet më e vjet më e vjetra ën botë, ndërsa kur i ka mbushur 114 vjet u bë personazhi më i vjetër që është paraqitur në film ndonjëherë.

Në moshën 116 vjeçe u bë më e vjetra që ka arritur të jetoj aq gjatë, me 120 vjet ka publikuar albumin muzikorë të quajtur”Dashnorja e kohës”. Por me 122 vjet e mori titullin”Personi më i vjetër që ka jetuar ndonjëherë”.

Shpesh ka ngrënë mish gjethi, nuk ka mbajtur dieta, ndërsa pas darkës ka ditur të ndez cigaren dhe të pij alkool.

Kur i ka mbushur 85 vite, është zgjuar çdo mëngjes në ora 06:45 dhe ka bërë lutje. Përderisa ka qëndruar ulur në ulësen e vetë ak bërë ushtrime, pastaj ka bërë dush dhe i ka bërë masazh trupit me vaj ulliri.

Ishte martuar në vitin 1896 dhe ka qenë e kurorëzuar deri në vitin 1942 dhe ka pasur vetëm një fëmijë. Deri në moshën 109 vjeçe ka jetuar vet në shtëpi, ndërsa pastaj është shpërngulur në shtëpi të pleqve.Ka vd. ekur në gusht të vitit 1997, prapë se prapë nuk ka pasur probleme shëndetësore përveç që vitin e fundit të jetën i ka humbur gati krejt shikimi.

Categories
Lajme

Më në fund! Rikthehet aktori shumë i dashur për shqiptarët, ja ku do e shohim tani

Të gjithë e mbani mend filmin e famshëm “Ezel” me aktorin Kenan Imirzalioglu në rolin kryesorë.

“Ezel” çmendi të gjithë teleshikuesit dhe na fíksoi të gjithëve për muaj me radhë para ekranit, teksa përjetonim si të ishte e jona historinë e dashurisë me Ejshanin, tràdhtinë e shokëve e dëgjonim këshillat e urta të dajës, Ramiz Karaeski.

Ju kishte munguar aktori? Epo, tashmë lajmi i mirë është se ai do të rikthehet sërish në televizion pas një mungese shumë të gjatë.

Aktorin do ta shohim me një projekt të ri, ku do të jetë përsëri në rol kryesor. Ky projekt do të nis së shpejti në platformën “Netflix”, mirëpo s’ka ende informacione të tjera.

Në muajin tetor të vitit 2020 “Ezel” u bë baba për herë të parë. Bashkëshortja e aktorit të njohur lindi një vajzë.

Mediat turke raportuan se çifti kishte personalizuar një kat të spítalit për vete, ku 5 dhoma ishin vetëm për mysafirët.

Dyshja e njohur i vendosën vajzës së tyre emrin Lalin, që është me prejardhje nga Turqia, Arabia dhe Persia. Kuptimi i emrit Lalin do të thotë ‘e kuqe rubini’.

“Zoti i bekoftë me fëmijë të gjithë ata që duan të bëhen prindër. Është një ndjenjë kaq e bukur”, u shpreh aktori.

Ndërkohë për të falenderuar bashkëshorten që e bëri baba, Kenani i bleu asaj një vilë super luksoze në Bodrum që kushton 3 milion lira turke apo më shumë se 300 mijë euro.

Categories
Lajme

‘Shqipëria, vendi me njerëzit më të sjellshëm’/ Njihuni me çiftin e turistëve që synojnë rekord për…

TIRANË- Jana dhe Mathias janë çifti që po zbulon vendet e pashkelura prej tyre më parë, por me një fokus të caktuar, të njohin e vizitojnë vendet e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Pak kohë më parë në kuadër të këtij projekti që kanë ndërmarr ata vizituan dhe Shqipërinë. Në një intervistë në “ Rreze Dielli” çifti tregoi përshtypjet e tyre për Shqipërinë, ushqimin, çmimet dhe mikëpritjen e vendasve:

“Kështu u ndjemë dhe ne,u ndjem te mirëpritur gjatë gjithë kohë, nuk u ndjemë si turistë por si miq. Ne kemi parë shumë vende të botës, kemi njohur kultura të ndryshme, kemi shkelur 4 kontinente, kemi vizituar 35 shtete, jemi prezantuar me kultura besime kemi parë edhe shërbime të ndryshme, por mund te themi me siguri se në Europë, Shqipëria është vendi me njerëzit më të sjellshëm” u shprehën ata.

Me një profil në Instagram, GuideVenturous, me çantë shpine dhe shumë fotografi, Jana nga Çekia dhe suedezi Matthias që ka lindur në Gjermani nëpërmjet fotove dhe përshkrimeve treguan më tepër për ditët që kaluan në Shqipëri. Ata qëndruan më tepër në Berat si qyteti që i la më shumë mbresa:

“Berati dhe Gjirokastra janë të dyja pjesë e trashëgimisë botërore të Unescos, ato janë paksa të ngjashme , por mua më pëlqen shumë mënyra se si ishte Berati, mënyra se si ishte vendodhja pranë lumit, me një pamje magjepsëse, dhe ti shikon shtëpitë, domethënë është quajtur qyteti i dritareve dhe në të vërtetë është, është shumë i bukur. Njerëzit ishin shumë të kujdesshëm për ne, dhe ne patëm një ekperiencë shumë të mirë me ushqimin. Cdo gjë ishte shumë e mirë dhe kaluam një kohë të mrekullueshme atje, dhe është i preferuari im” u shpreh Mathias.

Ata rrëfyen edhe për mikëpritjen shqiptare me të cilën identifikohemi gjithmonë:

“Po na tregonin se nga të shkonim ose pyesnin ku po shkonim dhe na jepnin portokalle.Edhe kur shkonim për të bërë blerje në dyqan, përpiqeshin shitësit të gjenin njerëz që dinin anglisht që të mund të na ndihmonin. Ngaqë ne bënim shumë pyetje për të mësuar për vende të reja ose të provonim ushqime lokale, ndaj shpesh përfundonim duke folur me shenja sepse nuk dinin anglisht, por qeshnim shumë dhe ja kemi kaluar shumë bukur dhe na ndihmonin pafund. Po madje u kërkonin klientëve të tjerë në dyqan të flisnin anglisht me ne ose te ndihmonin me përkthimin” thanë ata.

Ndërsa u shprehën se ushqimi ishte perfekt dhe kanë menduar të kthehen sërish për të vizituar veriun. Vendet që vizituan në Shqipëri mbetën në kujtimet e dëshmitë e tyre fotografike, si momente për t’ia rrëfyer ndjekësve nga e gjithë bota. /Shqiptarja.com

 

Categories
Lajme

U hodh nga kati i 3-të i Sanatoriumit/Nëna festë ndryshe për ditëlindjen e tij: 30 pëllumba dhe tollumbace drejt qiellit

Nuk ka dhimbje më të madhe se ajo e një nënë që humbet të birin.

Stilistja e njohur Lira Koça e cila humbi djalin e saj të vogël, pasi vendosi ti jap fund jetës duke u hedhur nga kati i tretë i Sanatoriumit, teksa ishte i infektuar me COVID-19 një mëngjes të hidhur gushti, përmes një “Instatory” lajmëroi një festë ndryshe për 30 vjetorin e Xhinos.

Ajo shkruan se çdo prag 5 marsi e gjithë familja bëhej gati për ditëlindjen e Xhinos.

“Këtë vit është ditëlindja e 30 e djalit tonë…30 pëllumba dhe 30 tollumbace të bardha do të lëshohen drejt qiellit duke u kthyer në simbol të përqafimit tonë për Xhinon”, shkruan stilistja.

Ajo ka vendosur që këtë vit, në 30-vjetorin e Xhinos, pa Xhinon të festojë ndryshe duke ftuar këdo që dëshiron të bëhet pjesë ditën e nesërme në orën 17:00 te sheshi përpara Sfinksit, në Durrës.

“Familjarë, të afërm, miq e të njohur, të gjithë bashkë në këtë ditëlindje ndryshe. Për të zvogëluar sado pak distancën që mungesa fizike e Xhinos na bën të jetojmë. Përgjithmonë me ne Xhino”.

Xhino Koça në moshën 29-vjeçare vendosi ti jap fund jetës duke u hedhur nga kati i tretë i Sanatoriumit, më 13 gusht teksa ishte infektuar me COVID-19.

Categories
Lajme

Prindërit nuk kanë para t’i blejnë karrige me rrota, 9-vjeçari lëviz me karrocën që dikur ushqenin kuajt

Një 9-vjeçar me paralizë cerebrale është detyruar të lëvizë me një karrocë dore, pasi karrigia e tij me rrota nuk është e sigurt. Angus Hopkins, nga Queensland, është një pritje të një karrigeje elektrike prej gati një viti tashmë pasi ajo që kishte mund t’i rrezikojë jetën.

Së fundmi nëna e tij mori lajmin e keq se vogëlushit mund t’i duhet të presë edhe 2 vite të tjera përpara se të marrë karrigen me rrota. Karroca e dorës me të cilën ai lëviz aktualisht përdorej dikur nga prindërit e tij për të ushqyer kuajt në fermë.

Nëna e tij u shpreh:

Është shumë i dhimbshëm fakti që më duhet t’i shpjegoj që duke i parë zhgënjimin në sy, se nuk mund të shkojë të shohë shfaqje, nuk mund të lëvizë i vetëm në shtëpi. Ai nuk shkon dot as që të marrë postën…”

Categories
Lajme

Ndryshe nga ajo që ndodh në Shqipëri, ja çfarë mjekët në Spanjë për pacientët e prekur nga koronavirusi

Pasi gjendja ne Spanje ka ardhur duke u qetesuar dhe ka nje renie te medha te te infektuarve nga maujt kur ishte ne gjendje te veshtir tashme shikoni sa bukur sillen mjeket me Francisco Espana, 60 vjeç është lejuar nga mjekët e tij të kalojë 10 minuta në bregdet për të mbushur mushkëritë e tij me ajër të pastër dhe kjo e ben te infektuarin ta kaloj kete periudhe te veshtire me me lehtesi.

I shtrirë në një shtrat spitali dhe i rrethuar nga ekipi mjekësor 60 vjeçari shikon Detin Mesdhe nga një shëtitore ngjitur me Spitalin del Mar në Barcelonë a duhet te jete kjo sjella e mjekut me pacientin?

Po ne vendin tone mund te ndodhi dicka e tille le te enderrojme dhe per 100 vite se mbase dhe mjeket Shqiptar mund te sillen ne kete menyre me pacientin.

Një ekip mjekësor në Spitalin del Mar, shprehen se udhëtimet e shkurtra në plazh të distancuar nga pjesa tjetër e popullsisë mund të ndihmojnë pacientët me koronavirus të qetësohen dhe të përmirësojnë shëndetin e tyre mendor.

Qëndrimi i gjatë në spital ndonjëherë është traumatik dhe shkakton probleme mendore te ata.

Si mendoni a do te ndodh dicka e tille dhe ne Shqiperi??Cili eshte mendimi juaj?

Categories
Lajme

Shqiptari nuk pranon të zbresë nga treni dhe i shan policët gjerman shqip, me idenë që nuk do ta kuptonin por e gjeti belaja

Për shkak se nuk donte të linte trenin në terminal, u desh ndërhyrja e policisë për të nxjerrë një 30 vjeçar shqiptar.

I riu kishte marrë trenin nga Lohne në Osnabrück të Gjermanisë dhe mbërriti atje rreth orës 13:32.

Megjithëse treni përfundon atje dhe më pas shkon në grupin e parkimit, udhëtari nuk pranoi të zbriste. Edhe një patrullë nga policia federale e thirrur për ndihmë nuk mund ta bindte të riut që të linte trenin vullnetarisht, kështu që ai duhej të nxirrej kundër vullnetit të tij.

I arritur në platformë, shtetasi kosovar 30-vjeçar me sa duket donte të parandalonte zyrtarët të sqaronin identitetin e tij. Për shkak se ai po bëhej gjithnjë e më agresiv, shkoi në stacionin federal të policisë me pranga në duar për identifikim.

Nëse 30-vjeçari do të kishte dyshuar se një nga oficerët e policisë federale të vendosur kupton shqip, ai mund të kishte kursyer disa ofendime të forta në gjuhën e tij ndaj oficerëve. Tani, përveç një hetimi paraprak për shkeljen dhe rezistencë ndaj oficerëve të zbatimit të ligjit, ai gjithashtu po përballet me akuza për fyerje.