Çfarë do të bëjë me 100 mijë euro? Ilir Shaqiri thotë se 50% do ia japë Vjollca Hoxhës

Koha leximit:54 Second

Balerini Ilir Shaqiri zbuloi se 50% të çmimit të madh do ta japë për bamirësi, për fondacionin Dritan Hoxha.Teksa u pyet nga Eni Vasili nëse po kërkon një shtëpi në Tiranë, Iliri tha se jo, pasi ai e ka shtëpinë e tij, pranë prindërve.

“E kam deklaruar në formularin më 2 tetor që 50% do e coja në bamirësi por pa e përcaktuar se ku. Ky ishte mendimi im që më vlonte në kokë gjatë 4 muajve.

Kur mësova për fondacionin e Dritan Hoxhës dhe nismën e Einxhel për të ndihmuar vajzat që do të jenë yjet e të nesërmes,

mendova se nuk do të kishte gjë më të bukur se të çoja për bursa studimi gratis. Ëndrra ime qështë që të jetoj në Shqipërinë time, jam shumë pranë Shqipërisë time”, tha Iliri.

Balerini u shpreh më tej se do të qëndrojë edhe pak kohë në Shqipëri, ndërsa paralajmëroi surpriza sa i takon akteve të radhës së bamirësisë.

I ngacmuar nga moderatorja, ai nuk dha më shumë detaje, duke thënë se do të donte të fliste kur ato të realizoheshin. /noa.al

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %