Çfarë do të bënte e shkruante Tolstoi po të ishte gjallë?

Koha leximit:4 Minute, 9 Second

Nga Robert Zaretsky – Rrallëherë në historinë e kohëve fundit, është folur kaq shumë për një njeri. Ndiqni raportimet e medieve, dhe do të bindeni marshimi aktual drejt luf tës ose jo në kufijtë e Ukrainës, varet nga vullneti i një njeriu të vetëm: presidenti rus Vladimir Putin.

Është një lloj përshkrimi i ngjarjeve aktuale, të cilin shkrimtari rus Leon Tolstoi do ta njihte menjëherë nëse do të ishte sot gjallë. Një përshkrim, të cilin ai do ta refuzonte. “Luf.ta dhe Paqja” e Tolstoit është e paarritshme në përshkrimin e saj që ne tani e quajmë “mjegullnaja e luf.tës”, ose sipas fjalëve të tij, natyra “e çuditshme, e paqartë dhe e zymtë” e betejës.

Por romani në fjalë, është gjithashtu i pakrahasueshëm sa i përket përpjekjes së tij për t’i dhënë përgjigje pyetjes themelore që shtronte:“Çfarë e prodhoi këtë ngjarje të jashtëzakonshme?”. Përgjigja, argumenton Tolstoi, nuk ka të bëjë me “njerëzit e mëdhenj” të historisë”, të cilëve i atribuohen zakonisht ngjarjet e mëdha botërore.

Putini mund të kënaqet duke cituar Tolstoin, por sigurisht që ai nuk i ka mësuar leksionet që jep shkrimtari i madh rus. Udhëheqësi aktual rus, beson qartazi se si kundërshtarët ashtu edhe admiruesit e tij, besojnë se ai është një “njeri i madh”, i bindur se nëse Evropa do të bëhet një skenë për luftën e parë që nga viti 1944, kjo gjë varet nga ai dhe vetëm ai.

Sikurse shprehet edhe analistja ruse Tatiana Stanovaja “ndjenja e superioritetit, e përzier me arrogancën, i jep Putinit një ndjenjë fuqie”. Jo vetëm që ka lindur një Car në shekullin XXI-të, por ky Car beson se mund të ndryshojë rrjedhën e historisë.

Në romanin e tij, Tolstoi përshkruan në detaje Betejën e Borodinos, më saktë masakrën që ndodhi në vitin 1812 midis Ushtrisë së Madhe të Napoleon Bonapartit dhe forcave ruse: “Duke hequr dorë nga ndjenjat e tyre njerëzore dhe logjika, miliona njerëz u detyruan të shkonin nga Perëndimi në Lindje dhe të vrisnin lloji i vet, ashtu si disa shekuj më parë, kur një luzmë njerëzish kishin shkuar nga Lindja në Perëndim, duke vrarë llojin e tyre!”.

Ai konflikt, shkruan shkrimtari, u pa gjithashtu si vepër e një njeriu, duke përfshirë edhe vetë atë. Në përshkrimin që i bën mendimeve të brendshme të perandorit francez, Tolstoishkruan:“Napoleonit iu duk më shumë se kurrë më parë se varej prej tij të derdhte apo jo gjakun e njerëzve të tij”.

Por vetë Tolstoi, e hodhi poshtë teorinë e historisë së njeriut të madh, e cila supozon – siç ndodh me shumica e analizave aktuale mbi Ukrainën – se shtytësi kryesor i ngjarjeve botërore është sipas fjalëve të romancierit “forca e natyrshme e heronjve dhe sundimtarëve”.

Kjo qasje, argumenton ai, është iluzore:”Të ashtuquajturit njerëz të mëdhenj, janë etiketa që i japin ngjarjes një emër, dhe që ashtu si me etiketat, ka më pak lidhje nga të gjithë me vetë ngjarjen”. Në përshkrimin e Tolstoit mbi pikëpamjen e Napoleonit për Betejën e Borodinos, perandori pretendon se fusha e betejës është një tabelë shahu, por ai nuk mund t’i shohë dot gurët e tij.

E vërteta, këmbëngul Tolstoi, është se ngjarjet historike përcaktohen nga një mori shkaqesh të mëparshme, tepër të gjera dhe të ndryshme, sa që nuk mund të kontrollohen nga çfarëdolloj individ i caktuar. Të ashtuquajturit burra të mëdhenj janë “instrumente të pavullnetshme të historisë, dhe kryejnë punë të fshehta për ta, por të kuptueshme për ne”.

Në pamje të parë, kjo filozofi e historisë mund të duket e papërshtatshme për ngjarjet në Evropën Lindore. A do të kishte shkruar Tolstoi romanin “Lu.fta dhe Paqja”, po të mos ishte për karakterin specifik të Napoleonit? (Apo do ta shkruaja unë këtë artikull, nëse dikush tjetër përveç Putinit do të ishte sot në krye të Rusisë?).

Por ndërsa karakteri ka rëndësinë e tij, ai është gjithashtu produkt i kontekstit. Dikush mundtë tregojë një sërë faktorësh, nga shembja poshtëruese e Bashkimit Sovjetik dhe deri tek zgjerimi i shpejtë i NATO-s drejt Lindjes, apo lëvizja e Maidanit në Ukrainë, dhe ekonomia ruse e dështuar, që kanë formësuar karakterin Putinit dhe botëkuptimin e tij.

Nëse Putini do të lexonte fjalët e Tolstoit, ai mund të gjente një përshkrim më të saktë të vendit të tij të mundshëm në histori, në momentin kur shkrimtari e përshkruan Napoleoninduke inspektuar vikt.imat pas Betejës së Austerlicit.

Perandori francez sheh befas të shtrirë përtokë dhe gati të palëvizshëm, Princin Andrei, një nga personazhet kryesore të romanit.“Voilà une belle mort” (Ja një vde kje e bukur!), deklaron Napoleoni, i bindur se ajo që po shihte ishte rezultat i vullnetit të tij.

Princi ishte për momentin vetëm i pla gosur. Ai mezi e njohu perandorin, teksa kali i tij vrapon i vetëm nëpër fushë. Por në vend të trokëllimave të tij, ai dëgjon zërin e Napoleonitthjesht si një zhurmë e largët, si një mizë që fluturon mbi kuf oma. Shënim: Robert Zaretsky, është profesor i historisë franceze në Universitetin e Hjustonit, SHBA. /politiko.eu

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %