Çfarë po përgatit Flori Mumajesi me ministren Belinda Balluku?

Koha leximit:56 Second

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është shumë aktive në rrjetet sociale. Krahas fotove që lidhen me karrierën politike, ajo nuk nguron të bëjë edhe ndonjë përjashtim nga jeta personale.

Pasditen e sotme, Balluku ka postuar në Facebook një foto me këngëtarin shumë të dashur nga publiku, Flori Mumajesi. Ata duken të dy shumë të qeshur, ndërsa ministrja e ka cilësuar si më të mirin.

“Me më të mirin e çunave Flori Mumajesi”, ka shkruar Balluku krahas fotos. Nuk dihet se çfarë e lidh këngëtarin me ministren, por të gjithë janë kurioz nëse bëhet fjalë për ndonjë projekt apo thjesht kanë miqësi mes tyre.

Flori Mumajesi ka kohë që nuk është shumë aktiv me këngë të reja për publikun, kënga e fundit është bashkëpunimi me Anxhelina Hadërgjonajn.

Ky projekt u prit mjaft mirë nga publiku. Flori dhe vajza e Albërie Hadërgjonaj erdhën me dy këngë “Anash” dhe “Doja” dhe deri tani kanë shkuar te rreth 9 milionë klikime në Youtube.

Edhe pse ka munguar kohët e fundit në tregun muzikor, Flori Mumajesi qëndron pas shumë hiteve të këngëtarëve të tjerë në vendin tonë dhe është kantautor brilant.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %