Chelsea nuk i lejohet të blejë yje, Armando Broja automatikisht titullar në 2023?

Koha leximit:1 Minute, 12 Second

Skuadra e Chelseat për sezonin 2022/23 pritet të ketë shumë ndryshime, me ardhje dhe largime të reja shkaku i sanksioneve të vendosura nga Mbretëria e Bashkuar për klubin shkaku i pronarit rus, Roman Abramovich.

Çfarë do të ndodhë me klubin e futbollit Chelsea? Kjo është pyetja që të gjithë po bëjnë të enjten pasi u zbulua se pronari Roman Abramovich është sanksionuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

Askush nuk e di vërtet, edhe pse Chelsea ende mund të luajë futboll dhe mund të ekzistojë si klub. Nk dihet se sa do të jetë Chelsea në këtë gjendje të paralizuar, por formacioni i sezonit të ardhshëm pritet të jetë shumë ndryshe nga ky i sezonit aktual.

Me pamundësinë për të nënshkruar ndonjë lojtar ose për t’i ofruar kontrata të reja emrave si Antonio Rudiger, Andreas Christensen dhe Cesar Azpilicueta, të cilët do të largohen gjatë verës me skadimin e marrëveshjeve të tyre aktuale, Blutë do të fokusohen të lojtarët që i kanë në huazim.

Talentë të mëdhenj si shqiptari Armando Broja, Connor Gallagher, Billy Gilmour dhe lojtari i njohur belg, Michy Batshuayi, pritet të kthehen në klub nga huazimet e tyre.

Në formacion, portieri dhe mbrojtja do të jenë nga sezoni aktual, në mesfushë pritet t’i shtohet Callagher dyshes Jorginho dhe N’Golo Kante, ndërsa në sulm Broja do të luajë me Kai Havertz dhe Mason Mount. Formacioni i mundshëm i Chelseat për sezonin e ri:

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %