Arbana një mrekulli me kostumin ngjyrë pudër: chic dhe klas (më në fund)

Koha leximit:51 Second

Një kostum over size që e tregon shumë bukur. Sonte Arbana shkëlqen, edhe falë ngjyrës pink që është në kontrast me studion ngjyrë blu.

Edhe banorët janë veshur shumë elegantë, me një stil që tek tuk nuk i kemi parë. Donaldi për shembull ka filluar të veshë xhaketa.

Einxhel me një stil princeshe që nuk do e kishim imagjinuar kurrë. Por përfundimisht kostumi rozë (pudër) i Arbanës i mund të gjithë.

Duhen edhe pak javë për të shkuar në finale dhe dyshja e fundit deri-diku dihet. Ilir Shaqiri dhe Donald Veshaj pritet të jenë finalistët absolutë të këtij edicioni.

Por asgjë nuk është e thënë duke parë të papriturat e lojës. Ata kanë nisur aventurën e tyre në Big Brother VIP që më datë 5 tetor. Se si kanë duruar deri tani, vetëm ata e dinë. Iu lumtë! Fitoftë më i miri.

Ndërkohë dy finilistët e parë janë zgjedhur dhe sonte pritet të zgjidhen edhe dy të tjerët. Mund të jenë Donaldi me Monikën ose Donaldi me Einxhel.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %