CIA zbardh planin rus: Putini do e merrte Kievin për dy ditë, por një gjë s’funksionoi

Koha leximit:1 Minute, 6 Second

Plani i presidentit rus, Vladimir Putin, ishte marrja e kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, brenda vetëm dy ditësh. Kjo, sepse nuk pritej rezistencë nga vendasit.

Tani që gjërat nuk shkuan aspak siç i mendonte ai, duhet të jetë shumë i zemëruar, tha shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës, William Burns, në një seancë para Kongresit amerikan.

Në këto kushte, shefi i Kremlinit mund të shtojë përpjekjet për të gjunjëzuar ush.trinë ukrainase, pavarësisht se sa jetë civilësh vihen në diskutim. “Putin e ka përfshirë veten në një kombinim aankesash dhe ambicjesh”, tha Burns.

Ndërkohë, Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare Avril Haines pohoi në një seancë dëgjimore të Kongresit, se inteligjenca amerikane vlerëson që presidenti rus me shumë gjasë nuk ka ndërmend të frenohet nga pengesat që po has ushtria e tij në Ukraine, por mund të dyfishojë përpjekjet dhe fushatën e vet për ta mbajtur vendin fqinj larg anëtarësimit në NATO.

CIA, ndërkohë, del më shifra të tjera nga ato që japin zyrtarët ukrainas për humbjet në radhët e ushtrisë ruse. Sipas saj, në Ukrainë janë eli.minuar 2000-4000 trupa ruse dhe jo 12 mijë (varianti ukrainas).

Mbetet për t’u parë se si do të përfundojë kjo histori. Kush do të heqë dorë i pari, cili do të dorëzohet dhe cili do të synojë paqen para se të jetë vonë?

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %