Cila është Bora Zemani e cila Xhensila? Dy vajzat duken identike!

Koha leximit:1 Minute, 8 Second

Bora Zemani dhe Xhensila Myrteaj janë dy nga vajzat më simpatike të show biz-it shqiptar. Ato duken gjithnjë në formë e të kuruara, si në tipare ashtu dhe në veshje.

Meqë përmendëm veshjen, të dyja bukuroshet kanë dalë në publik me të njëjtin kombinim. Ne na u dukën fantastike si Xhensila ashtu dhe Bora.

Këngëtarja kishte postuar një foto në Instagram-in e saj me kostumin në ngjyrë blu me dizenjo lulesh, ndërsa një ditë më parë moderatorja u shfaq me të njëjtën veshje në një restorant ku po konsumonte sushi.

Xhensila është prej disa ditësh me pushime bashkë me Besin dhe Ajkën, ndërsa Bora vijon moderimin e Përputhen në Tiranë. Prej disa ditësh, këngëtarja, Xhensila Myrtezaj dhe aktori, Besart Kallaku, kanë shkuar me pushime në Bahamas. Sigurisht, që nuk kishte se si të mungonte edhe vajza e tyre, Ajka.

Familja duket se janë kënaqur pafund, madje kanë përfituar edhe nga rrezet e diellit për të shijuar edhe detin. Por në disa imazhe që Xhensila ka publikuar së fundi në Instagram, janë ngjallur dyshime për një shtatzëni të dytë.

Xhensila shihet të jetë e shtrirë në det bashkë me vajzën e saj, teksa Ajka është duke i shikuar barkun të ëmës. Nuk dihet nëse veprimi i vajzës së çiftit ishte e natyrshme, apo ajo po paralajmëron për diçka. Megjithatë, gjithçka mbetet për t’u konfirmuar.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %