Cila ishte pyetja e parë e Ilirit pas 120 ditësh izolim? Flet gruaja e tij

Koha leximit:1 Minute, 29 Second

Iliri ishte fituesi i “Big Brother VIP”, megjithatë një ndër personazhet që tërhoqi më shumë vëmendje ishte bashkëshortja e tij, Emanuela.

Ajo ka dhënë një intervistë për emisionin “Breaking”, ku tregoi se si e përjetoi rrugëtimin e bashkëshortit të saj, por edhe ditët e para me të pas daljes nga shtëpia. Ndër të tjera ajo ka zbuluar se si e ka përjetuar finalen dhe se çfarë i tha Iliri pas takimit të parë.

“Në realitet ende mallëngjehem, ende nuk e kam kuptuar mirë që përfundoi, ka qenë një rrugëtim i mrekullueshëm. Momenti kur unë e takova brenda shtëpisë ishte një suprizë e rëndësishmë sepse unë i theksova, i thashë që do e ndjek kudo, qoftë dhe në kthimin në Shqipëri.

Ishte një rrugëtim i vështire për mungesën e familjes, por ajo që më bëri përshtypje më shumë, ishte momenti kur doli dhe po përpiqej të gjente vajzën. Pasi nuk e gjeti ishte i shqetësuar për të më pyeti ku është.”- tha Emanuela.

Ajo tregoi po ashtu si si e përjetoi dhe vajza e Ilirit, Emili nga Italia, finalen e madhe, pasi nuk mundi të ishte pranë të atit, për shkak se u infektua me Covid-19.

“Ajo u ndje shumë e lumtur sigurisht, por dhe e mërzitur që nuk ishte këtu për ta përjetuar nga afër. Megjithatë, po bëjmë gjithçka gati që ajo të vijë këtu dhe ta takojë ilirin dhe të përjetojë nga afër të gjitha emocionet.”- tregoi Emanuela.

Emanuela foli dhe për planet e të ardhmes, ndërsa tregoi se do i pëlqente shumë të jetonte në Shqipëri. “Unë e dua Tiranën, Shqipërinë, vendet, detin, natyrën, njerëzit janë fantastikë, kuzhinën, nuk e kam problem të jetoj në Tiranë. Por nuk kemi ende një projekt të sigurt sepse gjithçka ndodhi shumë shpejt.’ – tregoi bashkëshortja e Ilirit.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %