Cili është produkti që ju jep më shumë energji se kafeja në mëngjes?

Koha leximit:1 Minute, 33 Second

Kafeina që gjendet te kafeja ofron një opsion më të mirë zgjimi se fruktoza që gjendet te molla. Megjithatë, secila prej këtyre alternativave ofron përfitime disi të komplikuara. Për shembull, nëse ju kryeni aktivitet fizik që në mëngjes, molla do të ishte alterantiva e duhur sepse i jep organizmit energjinë e nevojshme.

Nëse hani mollë çdo ditë, frymëmarrja juaj do të përmirësohet. Nga ana tjetër, pirja e kafesë përpara aktivitetit fizik do të nxisë djegien e yndyrnave.

Kafeina – Kur trupi juaj është në gjumë, temperatura i bie bashkë me tensionin e gja.kut dhe kjo është arsyeja përse njeriu është i plogësht kur zgjohet. Kafeina ndihmon në eliminimin e plogështisë së mëngjesit, rrit rrahjet e zemrës, tensionin e gjakut dhe përshpejton frymëmarrjen. Ajo të bën më të vëmendshëm dhe zmadhon ndjesinë e mirëqenies.

Karbohidratet – Molla nga ana tjetër nuk përmban kafeinë, por është e pasur me karbohidrate, të cilat japin energji për një zgjim dhe gjallërim të nevojshëm. Një mollë ofron 116 kalori dhe gjysma e 10 gramëve sheqerna përbëhet nga glukoza dhe sukroza.

Fruktoza nga ana tjetër kërkon më shumë kohë për tu tretur dhe ky aspekt e bën mollën një burim energjie për një periudhë më të gjatë se kafeinaa. Fibra e tretshme te molla ju mban të ngopur për më gjatë.

Ndikimet Afatgjatë – Si kafeja ashtu edhe molla përmbajnë antioksidantë të cilët kur konsumohen në mënyrë afatgjatë ofrojnë shumë përfitime. Nëse pini deri në 6 filxhanë kafe në ditë, rreziku i diabetit dhe sëmundjeve kardiovaskulare ulet ndërsa ai i kancerit të mëlçisë përgjysmohet. Molla përmban gjithashtu shumë antioksidantë.

Nëse konsumoni më shumë se 2 mollë në javë, probabiliteti i astmës do të ulet. Konsumi i mollës përmirëson funksionin e mushkërive dhe rrjedhimisht ju mbron nga shqetësimet e tjera. Nëse hani pesë ose më shumë mollë çdo javë, kapaciteti i mbajtjes së ajrit të mushkërive do të rritet ndjeshëm.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %