Corriere della Sera: “Vija e gjelbër paguan, ky Milan tani vlen shumëfish falë edhe Piolit”

Koha leximit:1 Minute, 9 Second

Milani rritet, piqet, përmirësohet. Shumë talente kanë lulëzuar vitet e fundit në fanellën e kuqezinjve, talente që sot përfaqësojnë shtyllat e skuadrës së Piolit.

Edicioni i sotëm i Corriere della Sera fokusohet në rritjen – nga pikëpamja ekonomike – të grupit te Milanit, duke filluar me xhevahirin më të ndritshëm të skuadrës aktuale: Rafael Leao.

Në moshën 22-vjeçare – shkruan e përditshmja – portugezi është një nga të rinjtë më të mirë të futbollit evropian. Vlerësimi i tij është rreth 60 milionë euro, por mund të rritet më tej dhe të arrijë në 70 nëse Rafael fillon të shënojë me vazhdimesi!

Me pak fjalë, Maldini ka një thesar në duart e tij dhe këtë herë nuk ka ndërmend të rrezikojë: rinovimi i kontratës është gati (afati i ri qershor 2026 me angazhim të trefishuar) dhe do të zyrtarizohet në javët në vijim.

Por Leao nuk është sigurisht i vetmi lojtar i Milanit që ka dyfishuar (nëse jo më shumë) vlerën e kartonit. Nga Theo Hernandez te Tomori dhe Tonali, sot të gjithë kapin vlerën e rreth 50 milionë.

Në përgjithësi, Milani i ri, sipas një vlerësimi të bërë nga faqja e specializuar Transfermarkt, vlen pothuajse 500 milionë euro. Falë Piolit, sigurisht, por edhe punës së drejtuesve, të cilët vënë në praktikë indikacionet e pronësise duke u fokusuar te vija e gjelbër.

Goditjet e radhës (Botman dhe Sanches) gjithashtu do të shkojnë në këtë drejtim….

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %