Gratë thithin deri në 2 kg kimikate në vit për shkak të produkteve të bukurisë që përdoren

Koha leximit:57 Second

Ka mijëra kimikate në produktet e bukurisë që përthithen nga trupi i një gruaje. Është e pamundur të shmangësh çdo kimikat të vetëm sintetik, por mund të mundoheni për të kufizuar ekspozimin e trupit tuaj toksinave.

Në të njëjtën mënyrë që shikojmë etiketat e ushqimeve, duhet të bëjmë edhe për produktet e kozmetike. Shumë kompani kanë “carte blanche” dhe përdorin përbërës ose lëndë të para që nuk janë vërtet të shëndetshme për trupin tonë.

Në fakt, industria kozmetike shumë shpesh nuk është plotësisht në rregull: shumë kimikate sintetike janë irrituese për lëkurën, ose mund të jenë edhe kancerogjene.

Sigurisht që nuk mund t’i shmangim fare të gjitha këto substanca të dëmshme, por këtu është një listë që duhet t’i kushtojmë vëmendje të veçantë.

Parabenet, ngjyrosësit artificialë, parfumet, ftalatet, triclisan, sodium lauril sulfat (SLS) dhe sodium laureth sulfat (SLES), formaldeide dhe të tjera substanca aspak të shëndetshme.

Gjithashtu edhe produktet kimike për mbrojtje nga dielli. Këto kimikate veprojnë si agjentë mbrojtës ndaj diellit për të thithur dritën ultravjollcë. Janë përçarës endokrine dhe besohet se absorbohen lehtësisht në trup. Ato gjithashtu mund të shkaktojnë dëmtim të qelizave dhe kancer në trup.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %