Costacurta: “Kessie? Është i zëvendësueshëm. I shkrova Maldinit për t’i thënë se … “

Koha leximit:3 Minute, 56 Second

Alessandro Costacurta është një nga ata që ka bërë histori me Milanin. Ai ka ngritur 24 trofe me kuqezinjtë, dhe në të gjitha nivelet. Ish-mbrojtësi është ngjitur në çatinë e Italisë, Europës dhe botës i veshur me fanellën e Djallit dhe sot si një komentues mundet të vëzhgojë dhe të thotë fjalën e tij mbi rrugën e skuadrës së Stefano Piolit.

I intervistuar nga La Gazzetta dello Sport, Costacurta bëri një analizë gjithëpërfshirëse se çfarë është Milani sot, lojtarët e tij dhe objektivat e mundshëm të skuadrës. Më poshtë janë temat dhe deklaratat e Alessandros për gazeten. Ai shpesh ka qene edhe kritik pastaj ka pranuar gabimin por gjithmone eshte perpjekur te flase ate qe mendon dhe ta thote hapur.

Për rënien e performancës me ekipet e vogla nga ana e skuadres kuqezi: “Duke nisur nga Napoli mund të them se kam parë një demonstrim të rëndësishëm fuqie. Ata kanë aftësinë për të drejtuar dhe menaxhuar lojërat kundër ekipeve të nivelit të lartë. Tani kalendari është më i thjeshtë dhe në prill do të thonë shumë rikthimi i Kupës së Italisë dhe më pas Lazio e Fiorentina.

Mendova se disa ngadalësime ishin mëkatet e rinisë. Por nëse skuadrat e tjera, në Itali dhe në Evropë, më të pjekura se Milani kanë të njëjtin trend, atëherë ka më shumë: Covid dhe më pas mizoria e konfliktit mes Rusise dhe Ukraines i privojnë të gjithëve nga përqendrimi, përfshirë lojtarët. Këto janë situata që na prekin si kurrë më parë. Ndaj edhe ata e vuajne gjithashtu”.

Për të rinjtë e talentuar të Milanit: “Kështu funksionon me talentin dhe Milan vuan nga ulje-ngritjet e Leaos, më vendimtari i skuadrës. Krahu i majtë shpesh lartësohet, me të drejtë, por rreziqet vijnë thuajse gjithmonë prej andej. Në Napoli Di Lorenzo dukej si Cafu, edhe falë mungesës së kapacitetit mbrojtës së Rafa dhe Hernandez, të cilët në vend të kësaj merren vesh shumë shpesh mes tyre.

Fortësia e lojtarëve të tjerë kyç sjell ekuilibër. E kam fjalën për qendërmbrojtësit, për Tonalin dhe Bennacerin, të cilët janë rritur shumë, për Giroud: gjithmonë në vend, ai prek pak topa, por është vendimtar. Ai më befasoi, nuk e mendoja se ishte kampion dhe përkundrazi po e shtyn Milanin drejt titullit. Me duhet ta pranoj kur gabohem”.

Për mosrritjen e Romagnolit: “Pritjet e mia ishin vërtet të larta për të, mendova se mund të bëhej më i forti, Chiellini i ri. Nuk dua të them se është i varfër, thjesht e pashë atë që bëri në moshën 19-vjeçare dhe mendova se kishte potencial të pakufishëm. Kalulu, nga ana tjetër, është rritur shumë në një vit, ai duhet të përmirësohet me topin ne kembe, por ai është i shpejtë dhe i vëmendshëm.

Ajo çfarë i duhet një qendërmbrojtësi. Botman në verë? Ai ka cilësi për të punuar, por nuk e njoh nga temperamenti dhe për angazhimin që bën në stërvitje. Sot mund te vlejë lehtësisht si nje Romagnoli. Megjithate, nese drejtuesit jane duke menduar ta marrin, atehere do t’i jap te drejte atyre per ate qe kane bere, por dua ta shoh ne fushe qe te jap nje mendim timin”.

Nëse humbja e Kessie mund të jetë një dëm: “Unë shoh gjithnjë e më pak lojtarë themelorë përreth, përveç Mbappé. Franck si shumë të tjerë është i rëndësishëm, por jo vendimtar, absolutisht i zëvendësueshëm. Tonali është më i rëndësishëm se ai, në të vërtetë ai është më i rëndësishmi i Milanit të sotëm, madje edhe se Maignan apo Giroud.

I shkrova Maldinit pas blerjes nga Brescia duke e quajtur atë lojtarin me perspektivë më të mirë të futbollit evropian. Do te kem marrë shumë herë fjalen “idiot”, por sot po bëhem mendjemadh dhe po e them: kisha të drejtë…. Sandro Tonali eshte nje tjeter nivel dhe ende jemi te 50% e asaj qe ai mund te jape ne fushen e lojes, do te rritet edhe me shume akoma”

Nëse Ibrahimovic duhet të mbahet pavarësisht moshës: “Po. Ai ishte themelor në ringritjen e Milanit, me Maldinin, Massara dhe Pioli. Ky është ekipi i tyre, fryti i punës së tyre. Zlatan mund të mos jetë më vendimtar si më parë, por ai gjithmonë ka peshën e tij. Dhe pesha duhet ne momentet delikate gjate nje sezoni”.

Përveç Scudettos, Milani a do të rikthehet për të luftuar edhe në Evropë: “Edhe Juventusi u kthye në garën për titull, por vetëm pjesërisht. Tre të parët mbeten përpara, Interi nuk duhet të ndihet superior pas Liverpool-it. Në nivel ndërkombëtar gjërat kanë ndryshuar: sot Milani bazohet në një logjikë të qëndrueshme, e cila megjithatë ka prodhuar ide fituese. Më parë, pronarët qe ishin shfletuan regjistrin dhe morën Topat e Artë: të dominosh në Evropë, kjo është ajo që bën diferencën…”.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %