Ç’punë ka Beniada me politikën? Eh, në Shqipëri të kap me zor partia

Koha leximit:50 Second

Kandidati i koalicionit opozitar “Shtëpia e Lirisë”, Ardian Muka, ka ndarë në faqen e tij zyrtare në Facebook disa foto nga sheshi “Liria”, aty ku dje pati mundësinë të takojë e bisedojë me qytetarët.

Në foton e parë të postuar, shihet kandidati për bashkinë e Durrësit me modelen dh ish-banoren e “Big Brother Vip”, Beniada Nishanin, gjoja rastësisht.

Prej ditësh tashmë në qytetin bregdetar Beniada nuk mund t’i shpëtonte politikës dhe fushatës elektorale, që është bërë kryefjalë këto kohë, me qytetin që po përgatitet për zgjedhjet e parakohshme lokale.

“Shpresë dhe besim për në 6 mars”, ka shkruar kandidati për kryetar bashkie në Durrës, Ardian Muka, në statusin që shoqëron fotot.

Përsa i përket Beniadës, pas daljes nga BBV, ajo po qëndron në Durrës te të afërmit e saj. Shumë shpejt do ta shohim në televizion.

Beniada do jetë në krah të Manushit në “Procesi Sportiv”, por jo vetëm kaq, pasi do të ketë edhe një rubrikë të saj në “E Diell”, gjithmonë në Top Channel.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %