Dalin fotot e xhirimeve të reja: Donaldi refuzon ftesën e Arbana Osmanit?

Koha leximit:54 Second

Pas finales së madhe të 18 shkurtit, banorët e Big Brother VIP do mblidhen edhe një herë të gjithë së bashku për një natë fantastike.

Iliri Shaqiri është fituesi i formatit BBV, duke lënë pas me vota Donald Veshajn, rivali i tij më i fortë. Balerini fitoi 100 mijë euro, kurse aktori vlonjat 10 mijë, ashtu si Einxhel dhe Beniada.

Në media kanë qarkulluar lajme se Donaldi dhe Romeo kanë prishur marrëveshjen me motrat Hoxha, ndërkohë që ish-banorët tjerë janë ftuar në mbrëmjen “After party” që do mbahet të martën.

Disa nga banorët kan publikuar imazhe e video të ndryshme duke treguar përgatitjet për ditën e martë. Ndërkohë, pas problemit të vëllezërve Veshaj me produksionin, nuk dihet nëse Beatrix do jetë prezente në post BB VIP.

Arbana Osmani, Sarah Berisha dhe personazhet e tjerë sot kanë nisur të shpërndajnë foto në faqet e tyre zyrtare në rrjetet sociale, duke njoftuar për mbrëmjen e radhës.

Tema më delikate nuk diskutohet: a e meritoi Donaldi të dilte i dyti? Rëndësi ka që ai të paraqitet në këtë ‘prime’, sepse shikueshmëria është e garantuar.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %