“Dëgjova nënën që po i kërkonte kripë komshijes. Pas shumë vitesh kuptova pse e bënte, edhe pse kishte plot”

Koha leximit:59 Second

Dëgjova nënën time që po i kërkonte pak kripë komshijes sonë. U habita dhe e qortova: “A për kripë kemi ngel ne?! Mos kërko më gjëra nëpër njerëz, po zbres tani, më thuaj sa të blej?”

Ajo më tha: “Dale more bir, mos nxito. Unë kam kripë në shtëpi dhe të gjitha të tjerat. Ata janë shumë të varfër dhe hera-herës më kërkojnë ndonjë gjë”.

“Kështu që edhe unë u kërkoj gjithmonë pak kripë që të mos i rëndoj. Unë dua që ata të ndihen sikur edhe ne ua kemi nevojën, sikur na duhen edhe ne ca gjëra prej tyre”.

“Në këtë mënyrë, ata do ta kenë më të lehtë që të na kërkojnë çdo gjë që kanë nevojë. Dhe unë dua që ata të vijnë tek unë kur kanë nevojë, sepse jemi njerëz”.

Mesazhi dhe morali i kësaj historie është brilant. Nëse duam të tregojmë se jemi njerëz, duhet sado pak empati për tjetrin. Mjafton një herë në pak kohë.

Nëse dikush të kërkon pak kripë, ti kërkoji pak sheqer pas një muaji. Ai ndoshta do e kuptojë arsyen pse e bën ti këtë, por ti gjithsesi bëje. Ai do të ndihet edhe më mirë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %