“Desha t’ju kallzoj që ka shqiptarë këtu”, Mozzik shfaqet në Suedi kundër Putinit

Koha leximit:46 Second

Ukraina po merr mbështetjen e pothuajse të gjithë shteteve për konfliktin që po has me Rusinë që nga mëngjesi i 24 shkurtit.

Krahas kësaj mbështetjeje, nuk kanë munguar as reagimet nga fytyrat e shumta publike ndërkombëtare, por edhe shqiptare, shkruan portali “Lajmi”.

Së fundmi këngëtari i njohur i muzikës ‘rap’, Mozzik, ka treguar se po merr pjesë në protestën kundër Putinit në Suedi. Ai e ka postuar edhe një foto për këtë.

“Veq thash t’ju kallzoj që ka shqiptar ksajde”, ka shkruar reperi sipër imazhit ku shfaqet live nga protesta në shtetin nordik.

Ai mori shumë pëlqime në foton e tij, ku po i jep mbështetje shtetit ukrainas. Kjo nuk është hera e parë që ai tregon shpirtin e kundërshtimit.

Mozzik shpesh ka reaguar për tema të ndryshme sociale apo politike. Së fundmi ai ishte në qendër të vëmendjes për një dalje në Big Brother VIP, aty ku mbështeti shokun e tij, Donaldin.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %